Kolë Jakova

Kol Jakova Kolë
Kolë Jakova lindi në Shkodër, më 25 nëntor 1916, nga prindërit Mark e Luçie Jakova. Kola kishte dhe tre vëllezër; Tukun, Franon dhe Filipin. Në vendlindje, Kola mbaroi shkollën fillore dhe u angazhua në Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ishin pikërisht këto vite, kur Jakova nisi të shkruajë vjershat e para si "Kënga e tre heronjëve" (kushtuar dëshmorëve Jordan Misja, Branko Kadia dhe Perlat Rexhepi) dhe "Shqiponjat partizane" të cilat shumë shpejt nisën të këndoheshin si këngë.

Pas çlirimit, në vitin 1953, Kol Jakova shkroi veprën "Heronjtë e vigut". Fusha kryesore në të cilën Kolë Jakova ka dhënë kontribut të veçantë është dramaturgjia. Në vitin 1954 shkruan dramën "Toka jonë", në vitin 1965 "Përkolgjinajt", në vitin 1970 "Lulet e shegës", në vitin 1975 "Bashkë me agimin" dhe në vitin 1997 dramën "Lugajanet". Veprat e Kolë Jakovës i dhanë një ndihmesë të konsiderueshme zhvillimit të dramaturgjisë.

Njëkohësisht, Kolë Jakova është autor i disa romaneve si, "Kulla buzë liqenit", "Fshati midis ujërave" (roman satirik, 1986), "Përballë hekurave të kryqëzuara", etj.

Kolë Jakova vdiq më 16 nëntor 2002, në Tiranë.

Kënga e Tre Heronjëve të Shkodrës


Drita dale ka herë,
ç'po troket nje derë,
dilni ju te mjerë,
se nuk shpëtoni dot.

Ç'ka po thot Jordani,
punët i ndan mejdani,
ta marr vesh taljani,
si luftojmë na sot.

Ç'ka po thot Kadia,
flakë le t'kallet shpija,
ta marr vesh Shqipnija,
se na i dalim zot.

Ç'ka po thot Perlati,
burra, ban'ju gati,
se ka ardhë sahati,
t'huejit me i dhan barot.

Milic hor xhubleta,
shif ku t'çon kuleta,
parja e huej e shkreta,
me vra sot vllan tand.

COMMENTS