Gjergj Fishta - Shqypnisë

gjergj fishta poezi shqypnise
T' falem, Shqypnì, ti i shpirtit tem dishiri!
I lum njimend jam un n' gji t' and tue rrnue,
Tue gzue t' pàmt t' and, tue t' hjekë atë ajr t'kullue,
Si Leka i Madhi e Skanderbegu i biri.

Kje i Lumi vetë, qi mue m'dergoi ksi hiri
Per nen qiellë t' ande t' kthielltë un me u perftue,
Malet e hjedhta e t' blerta me shikjue,
Kû Shqypja e Burrit s'dron se i qaset niri.

Ktû trima lèjn gjithmonë, pse ti jè nâna
E armvet n' zâ, qi shndrisin duerët e t' lumit,
Kah des per tý i rrebtë e trim si Zâna.

Eden n' Balkan ti jè; ti prej t' Amshu'mit
N' Balkan jè shkrue Mbretneshë mbi fiset t' tâna:
Hyp fronin, prâ, e sundo, Shqypnì, m' t' liru'mit.

COMMENTS