Big Brother Shkodra

Big Brother Shkodra
Suksesi i fituar në komedinë Big Brother Shkodra të shfaqur vitin e kaluar, nxiti trupën e teatrit "Migjeni" të ndërmarrë një tjetër nisme për të rivënë në skenë shfaqjen tjetër të radhës, "Big Brother Shkodra 2". Kjo komedi e shkruar nga aktori i humorit Besnik Çinari, i cili ndërkohë është edhe vete pjesë aktive e interpretimit në skenë, me regji të Fatbardh Smaja ka nisur nga data 12 e këtij muaji. Humor pa fund, banorë të rinj dhe sekrete të pazakonta të gërshetuara me muzikë. Në këtë komedi interpretojnë aktorët e mrekullueshëm: Besnik Çinari, Zyliha Miloti, Zef Deda, Merita Smaja, Drande Xhaj, Anton Krosaj, Rita Gjeka, Agron Dizdari dhe Muhamed Çekini. Nuk mungon dhe orkestra e Teatrit "Migjeni" nën drejtimi e maestro Ilir Zogaj, dhe shumë këngëtarë të rinj.

Regjisori i kësaj komedie, Fatbardh Smaja, shprehet i kënaqur për përformacen që shfaqi trupa e dirigjuar prej tij në skenen e teatrit "Migjeni". Sipas tij, "Big Brother Shkodra 2", shfaqja e kësaj radhe është krejt ndryshe nga ajo e mëparshmja, ku përmes batutave pa fund, e mban publikun në mbi tre orë të mbërthyer në emocione dhe të qeshura. Krahas humorit, që zë edhe pjesën kryesore të komedisë, regjisori Smaja ka përfshirë edhe elementë të tjerë, duke nxjerrë në skenë këngëtarët më të mirë të qytetit, per t'i dhënë një larmi më shumë shfaqjes.

"Vete kërkesat shumë të mëdha për bileta nga ana e spektatorëve, të cilat për javën e parë janë shitur shumë ditë përpara premierës, nuk ka nevojë për koment në lidhje me suksesin e kësaj komedie", thotë drejtori i teatrit "Migjeni", Edmond Angoni, duke u shprehur njëkohësisht i kënaqur edhe për atmosferën entuziaste që ka përfshirë institucionin që ai drejton në këtë fillim sezoni.

Suksesi i kësaj komedie tregon dhe punën e madhe që kanë bërë organizatorët dhe aktorët pjesëmarrës në këtë komedi. "Në këtë komedi janë aktorë të mrekullueshëm, është një bashkëpunim shumë i mirë me të gjithë, dhe jam i kënaqur që është mirëpritur kaq shumë nga publiku", pohon aktori i madh i humorit Zef Deda. "Në fokus të kësaj komedia janë hallet tona, problemet në jetën tonë. Personazhi që unë interpretoj, Qyq Qyqmani, është një tip i cili në "Big Brother Shkodra 2" do gjithmonë të ndërhyjë, por se lënë, megjithëse ai përpiqet për këtë, ndihet paksa inferior", cilëson më tej Zef Deda.

COMMENTS