Dita e luleve në Shkodër

Dita e luleve në Shkodër
Dita e Luleve, më 6 Maj, po kthehet nga viti në vit në një traditë festive për qytetin e Shkodrës. Organizimet për këtë ditë mbahen në mjedise të ndryshme të qytetit si në pedonale "Kolë Idromeno", sheshi para Bashkisë, Parrucë, Sarreq, sheshi “Nënë Tereza”. Në këtë ditë organizohen aktivitete të ndryshme si: Panairi i Luleve, Ekspozita me punime në pikturë kushtuar pranverës dhe natyrës, Panairi i pijeve dhe prodhimeve ushqimore vendase, Panairi i punimeve të artizanatit në dru, serm, bakër, qëndistari, etj, si dhe kostumeve tradicionale të zonës. Pjesëmarrës janë grupe të ndryshme artistike, orkestra popullore, formacioni i harqeve dhe këngëtarë të qytetit.

Në performim, nuk mungojnë aktivitet për fëmijë si dhe manifestimi i tyre me temë "Shëtisin lulet në qytet".

COMMENTS