Loro Boriçi, ikona e futbollit shqiptar

loro borici lindi futbollist dhe trajner shqiptar
Loro Boriçi lindi më 22 gusht 1922 në Shkodër, futbollist dhe trajner i shquar. Ai rridhte nga një familje e vjetër shkodrane dhe shumë e njohur në qytetin e Shkodrës.

Loro Boriçi vdiq në vitin 1984 nga një sëmundje e rëndë, ndonëse ishte në një moshë jo shumë të vjetër, 62 vjeç. Për kurimin e tij jashtë vendit, gjë për të cilën në atë periudhë kërkohej leje speciale e rezervuar për shumë pak shqiptarë, ndërhyri vetë Ramiz Alia, i cili, si shkodran që ishte, dha urdhër që Loros t'i bëheshin të gjitha përkujdesjet e mundshme për përmirësimin e shëndetit. Por, megjithëse u dërgua jashtë për kurim, ai nuk mundi të shpëtonte dot.

Edhe pas vdekjes, Loro Boriçi mbeti dhe vazhdon të jetë një legjendë e futbollit shqiptar. Me talentin e tij si lojtar, por edhe si trajner, ka nderuar kudo qytetin e lindjes dhe atdheun.

"Stadiumi Loro Boriçi" në Shkodër është emëruar në nder të tij.

Ekipet ku ka luajtur:

"Vllaznia": 1937-1941.
"S.S. Lazio": 1941-1943.
"Vllaznia": 1945-1948.
"Partizani": 1949-1956.
"Spartaku" i Tiranës: 1957.

Ekipet që ka drejtuar:

"Partizani" i Tiranës
"Spartaku" i Tiranës
"Flamurtari" i Vlorës
"Lokomotiva" e Durrësit
"Kombëtarja e të Rinjve"
"Shpresa"
"Kombëtarja e Shqipërisë"
"Kombëtarja e Kinës"

Trofe të fituara si lojtar:

Fitues i Kampionatit Kombëtar - 1945 - Vllaznia e Shkodrës.
Fitues i Kampionatit Ballkanik - 1946 - Kombëtarja e Shqipërisë.
Fitues i Kampionatit Kombëtar - 1949 - Partizani i Tiranës.
Fitues i Kupës së Republikës - 1949 - Partizani i Tiranës.
Fitues i Kampionatit Kombëtar - 1954 - Partizani i Tiranës.


Trofe të fituara si trajner:

Fitues i Kampionatit Kombëtar - 1962/1963 - Partizani i Tiranës.
Fitues i Kampionatit Kombëtar - 1963/1964 - Partizani i Tiranës.
Fitues i Kupës së Republikës - 1964 - Partizani i Tiranës.
Fitues i Kupës së Republikës - 1966 - Partizani i Tiranës.
Fitues i Kupës së Republikës - 1968 - Partizani i Tiranës.
Fitues i Kupës së Republikës - 1970 - Partizani i Tiranës.
Fitues i Kampionatit Kombëtar - 1970/1971 - Partizani i Tiranës.

Tituj dhe vlerësime:

"Mjeshtër i Merituar", "Nderi i Sportit Shqiptar", Urdhri "Naim Frashëri" i Klasit të Parë, Urdhri i Artë "Naim Frashëri", Medalje e Argjendtë në Lojrat e Ushtrive të Lindjes (Hanoi, 1963), Fitues i anketës "Sporti Popullor".

Loro Borici futbollist dhe trajner i talentuar

"Mjeshtër i Madh i Punës" dhënë më 1997 nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Rexhep Mejdani.

Urdhri "Nderi i Kombit" dhënë më 30 dhjetor 2012 nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani, me motivacionin: "Me përkushtim të rrallë, duke e konsideruar sportin si një mision jetik për t'i shërbyer Shqipërisë me talentin e tij të rrallë, ai ishte dhe mbetet ikona e futbollit shqiptar."

COMMENTS