Roza Anagnosti

Roza Anagnosti Xhuxha
Roza Anagnosti (Roza Xhuxha) lindi nё Shkodër mё 27 tetor 1943. Aktorja e teatrit dhe kinematografisë, e cila karakterizohet me një repertor të ngjeshur dhe shumë të suksesshëm, rrugëtimin e saj artistik e nisi në skenën e Teatrit "Migjeni".

Fёmijёrinё e kalon nё qytetin e lindjes ku qё e vogёl hedh hapat e para nё fushёn e artit (kёnga, baleti, recitimi). Ishte akoma nё bankat e shkollës fillore kur fiton çmimin e parë me kёngёn "Qingji" tё Leonard Dedёs. Mё vonё merr pjesё nё takimin e parё tё pionierve me pёrrallёn "Mёsimi i pyllit" tё Tonin Harapit. Nёn drejtimin e pedagogёve tё shquar si Tonin Harapi nё Shtёpinё e Pionierit dhe Prenk Jakova nё shtёpinё e Kulturёs perfeksionoi dhuntitë e saj artistike dhe u cilёsua si njё vajzё me talent dhe me tё ardhme. Nё fёmijёrinё dhe nё adoleshencёn e saj rёnduan privime tё shumta shpirtёrore e materiale pёr arsye se i ati nё vitet '50 dёnohet nga regjimi komunist pёr arsye politike.

Talenti i saj u ndihmua nga jeta kultutore artistike qё karakterizonte qytetin e Shkodrёs nёn drejtimin e artistёve tё shquar. Nё vitin 1958 Roza angazhohet nё premierёn e parё tё Teatrit tё Estradёs, nё njё parodi së bashku me Hasan Smaja, dhe mё vonё nё teatrin dramatik "Migjeni" me rolin e saj tё parё Nuria nё pjesёn "Kunora e Nuries" tё dramaturgut Kolё Jakova. Roza ishte vetёm 15 vjeç dhe suksesi nё kёto pjesё pёrcaktoi pёrfundimisht jetёn e saj profesionale: u pranua dhe u emёrua aktore nё Teatrin "Migjeni" tё Shkodrёs. Nё Teatrin "Migjeni" luajti njё sёrё rolesh kryesore dhe tё suksesshme ndёr tё cilёt personazhin e Norёs nё spektaklin "Nora" tё Andrea Skanjetit. Me kёtё rol fiton çmimin si interpretuesja mё e mirë nё rolet e femrave nё Festivalin e Dytë Kombёtar tё Teatrove Profesionistё tё Shqipёrisё.

Talenti, aftësitё aktoreske dhe fizike tёrhoqën vёmendjen e kineastёve dhe Roza filloi karrierёn e saj filmike me rolet e para: murgesha nё filmin "Migjeni", mёsuesja nё filmin "Detyrё e posaçme", Filja tek filmi "Toka jonё" ku njihet me Dhimitёr Anagnosti, bashkёshortin e saj tё ardhshёm.

Nё tetor 1964 fillon punё si aktore pranё Teatrit Popullor (sot Teatri Kombёtar) nё Tiranё.

Me aftёsitё, punёn kёmbёngulёse dhe pjekurinё artistike e profesionale ka patur arritje tё shquara si nё teatёr dhe nё film. Roza Anagnosti nё karrierёn e saj numёron rreth 120 role nё teatёr, film e televizion.

Eshtё nderuar me çmime dhe medalje nё Festivalet e Filmit Artistik Shqiptar.

Nё Festivalin e 4-t tё Filmit Artistik Shqiptar fiton kupёn si aktorja mё e mirё me rolin e Dafinёs nё filmin "Mёsonjёtorja".

Nё vitin 1984 nderohet me titullin "Artiste e Merituar".

Ndёr rolet mё tё njohura filmike pёrmendim:
Rudinёn (Komisari i dritёs), Vera (Plagё tё vjetra), Arta (Ndёrgjegja), Besa (Fije qё priten), Dafina (Mёsonjёtorja), Vito (Gurёt e shtёpisё sime), Nica (Kthimi i ushtrisё sё vdekur), Maro nё filmin "Gjoleka djali i Abazit" me regj. Dhimitёr Anagnosti (2006), etj.

Ndёr rolet teatrale kujtojmё: Kordelja (Mbreti Lir), Cuca (Cuca e maleve), Filja (Toka jonё), Vita (Lumi i vdekur), Sheila (Vizita e inspektorit), Vjola (Nata e dymbёdhjetё), Elizabeta (Rikardi i tretё), Kristina (Nata e trokitjeve nё xhama), Mёndesha (Medea). Roli mё i fundit interpretuar nё Teatër ёshtё ai i Klitemestrёs nё dramёn "Elektra" tё Sofokliut nё Teatrin Kombёtar (2010).

Roza Anagnosti vazhdon të jetë pjesë e skenës shqiptare. Gjatë karrierës artistike i është përkushtuar poezisë dhe prozës poetike të autorëve më të shquar shqiptarë dhe të huaj me interpretime të shumta në emisione radiofoniche, televizive dhe koncerte si brenda dhe jashtë Shqipërisë ku ka marrё duartrokitje dhe vlerёsime tё shumta.

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka dekoruar znj. Roza Anagnosti me Urdhrin "Mjeshtër i Madh" me motivacionin: "Për kontribut të shquar në artin skenik shqiptar, duke krijuar me mjeshtëri të lartë një galeri të pasur figurash dhe, veçanërisht, në kinematografi, ku afirmoi vlerat më të arrira, nëpërmjet interpretimit të veçantë dhe krijimit të figurave të paharruara dhe të dashura për publikun".

Përditësim, 12 qershor 2017: Roza Anagnosti nderohet nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z. Bujar Nishani, me dekoratën e lartë "Nderi i Kombit" me këtë motivacion:

"Mjeshtres së përkryer dhe interpretueses së pakrahasueshme të artit skenik dhe atij kinematografik të vendit tonë, aktores që për dekada me radhë ka portretizuar karaktere realiste të panumërta dramatike e stoike të motrës, gruas e nënës së dhembshur e frymëzuese shqiptare, aq shumë të dashura e të vlerësuara nga artdashësit tanë".

COMMENTS