Kisha e Zojës në Shkodër

shkoder zoja e shkodres
Kisha e Zojës së Shkodrës apo e Zojës së Këshillit të Mirë është një kishë katolike e ndërtuar rrëzë kalasë së Rozafës në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Zoja e Shkodrës apo Zoja e Këshillit të Mirë, është një ikonë e Shën Marisë me Jezusin fëmijë. Kjo ikonë gjendej në kishën kushtuar Sh. Marisë në Shkodër. Sipas dëshmive të ndryshme të asaj kohe, thuhet se ikona braktisi kishën rrëzë kalasë së Rozafës me 25 prill 1467, pak para pushtimit të qytetit nga turqit, që kërcënonin çshenjtërimin e kishës, dhe mori rrugën fluturimthi duke kaluar detin drejt Italisë, e mbajtur nga dy engjëj. Kjo ngjarje u ndoq nga dy shtegëtarë shqiptarë, Gjorgji dhe De Sclavisi. Në Itali, ikona e Zojës së Shkodrës u vendos në kishën e Gjenacanos, një kishë ndërtuar që në shekullin e dhjetë. Këshilli i katërt i peshkopëve shqiptarë, i mbajtur në vitin 1895, e shpalli Zojën e Shkodrës "Pajtore të Shqipërisë". Shkodranët e shprehin në këngë mjerimin që pushtoi qytetin pas shtegtimit të Figurës së Zojës dhe pushtimit osman: "Qysh at ditë që na u largove, Te tana të zezat na kan ra".

Nga brezi në brez besimtarët katolikë e kanë mbajtur gjallë bindjen në "mrekullinë" e datës 25 prill 1467; këtë ditë figura e Zojës që gjendej në afresk në një mur të kishës në fjalë u shkoq prej vendit dhe, e ndjekur prej dy katolikëve shkodranë, të quajtur De Giorgio e De Sklavis, shkoi e zuri vend në Kishën e Genazzanos.

Një kuadër i kësaj figure, ku përfytyrohen edhe ata dy shkodranë, gjendet edhe sot në Kishën e Zojës në Shkodër. Me nismën e klerit katolik të vendit, në vitin 1932, u organizua një peligrinazh për të shkuar në Itali qe të vizitojë figurën e Zojës. Popullata katolike e Shkodrës duke pasur bindje të plotë në translacionin e Zojës, nuk ngruroi t'i përgjigjej nismës së klerit - për të shkuar në Romë të marrë bekimin e Atit të Shenjtë edhe t'ia bëjë homazhet e duhura. Shkodranët qenë të veshur e të mbathur me kostumet kombëtare të qytetit dhe rretheve me një larmi tërheqëse ngjyrash. Qindra e qindra persona, mbas nji udhëtimi në det, arritën në Itali dhe u drejtuan për të vizituar Kishën e Genazzanos, afër Romës. Atje u përmalluan me figurën e së Papërlyemes, e cila qindra vjet kishte mbetë larg trojeve shqiptare. Ajo kishë edhe sot quhet Kisha e Zojës së Këshillit të Mirë (Madre del Buon Consiglio) dhe është gjithnjë nën kujdestarinë e pasardhësve të De Sklavis që u përmend më sipër. Në Kishën e Zojës së Shkodrës është varrosur arqipeshkvi i Shkodrës, Monsinjor Jakë Serreqi, i cili vdiq në vitin 1922. Eshtë varrosur aty për meritën që ka në vënien e gurit të parë të ndërtimit të kësaj kishe me datën 25 mars 1917.

Papa Gjon Pali II, në prag të vizitës historike në Shqipëri, që posa kishte shpëtuar prej komunizmit, shkoi në Gjenacano për të nderuar Fugurën e Zojës së Këshillit të Mirë.

Kur erdhi në Shkodër bekoi gurin e parë për rindërtimin e dytë të Shenjtores. Kjo ndodhi me 25 prill 1993, ditë kur populli shqiptar në tërësinë e vet, pa dallime, myslimanë, ortodoksë e katolikë kishte vërshuar ndër rrugë e sheshe të qyteteve për të pritur, me mikpritjen e vet tradicionale e me zemër të pastër, Mikun e Madh të Shqipërisë e të shqipëtarëve.

At Gjergj Fishta i ka kushtuar vargjet e mëposhtme shënjtores së qytetit:

Të falemi, o Mri! virgjina e dlir',
O nana e bukur e K'shillit t'Mir'!
Ty ndim të kena në ket' shkreti:
Të falemi, o Mri, të falemi, o Mri.

Të falemi Virgjin' Nana e Tenzot,
Ndihma e kshtënimit me hire plot;
T'bin në mend se Zoja e Shkodrës je:
Lutu për ne, lutu për ne!

Lutu, po, e derdhi hiret e m'dhaja
Si n'kohët e moçme n'kishë te Kalaja,
Ku t'lutej Shkodra plot me dobi;
Të falemi, o Mri, të falemi, o Mri!

Lutu, se Shqiptarët, o Zoj, të tan'
Te Ti e çojnë zanin në Gjenacanë:
M'shir' për ne thona m'shir' për Shqypni!
Të falemi, o Mri, të falemi, o Mri!

Krêmtimi i 450 vjetores s' Zojës s' Kshillit t' Mirë n' Shkodër, 1917

Ner saa dit qi historia kishtare e jona, kaa për ti përmêndue kohve t' përtardhshme me shkrojla t' arta, për t' vertetë ner mâa t' pikatnat kaa për tu soditë t' krêmtuemt e 450 vjetores s' Zojës s' onë n' Shkodër; n' t' cillat dit jo vetun shndriti nji perkushtië e thjeshtë por madhndueshëm shkelxej edhe uji lulzim e haree e jashtzakonshme, qi njata qi s' paten fatin e bardhë m'e paa, fort vshtirë e kan me kuptue.

Mùngote endè do kohë për kta dit t' bardha e e Nder. Zyrja Famullitare çpalli m' katër anët programin e ksajë feste. Me 23 prill filloj triditshja shêjte tujë u gjetë shum e shum Shkodranë; e n' orën 6:30 i Nd. Z. P. Zef Geci O.F.M. Komisar i Provinces Françeskane n' Shqypnië predikoj fort bukur mîi mkat t' zie, e mrapa tha Meshën, n' t' cillën u thanë Rruzarja, Litaniët e saa kangë tjera t' përshpirtshme, tujë u mylle funcjoni me t' përmallshmen "Ner ezgjete e halle t' zeza...". Kahë ora 9 ndodhi nji funcjon tjetër saa i bukur aq i përmallshëm te Muret e dashtuna t' Kishës s' Zojës, ku i Nder. D. Pashko Krasniq tha Meshën Shejte. Edhe n' ket Sacrific t' papergjakun u tha me perkushtië t' madhe Rruzarja, Litaniët e kangë tjera t' përshpirtshme tujë u gjetë mâa se 300 shpirtna ner t' cillët u kunguene kahë 30 vetët. Mas meshet fort i dashtuni famullitari i jonë i sodhi popullit nji t' folun t' përflaktë mîi nji devocjon t' thjeshtë naj Nanën t' onë, e mîi t' rropatun t' xeet qi do t' keen t' gjith shqyptarët n' m' naltën t' Shenjtnores s' Zojës s' Shkoders mâa s' mirit; tujë e ndii t' gjith me t' knaqun t' madh e t' zemers. E si u kndue përmallshëm "Ner ezgjete e halle te zeza... "kush u vûu kahë shpia e kush ndej endè m' u knaqë me at Vend shejt. Masdite në oren 7 filloj funcjoni i mrames, t' n' cillin mas Rruzares shêjte predikoj per bukurië i Nder. Z. P. Pashko Gjadri i SH. S'J. mîi shkak t' luftes t' pergjakshme pse deshtme me bâa paa Zotin. Mrapa tha uraten e re t' Zojes s' Shkoders qitun per ket rase preje t' Nd. Z. D. Pjeter Gjures, miratue me 40 dit ndjese prejë t' Pernd. Argjipeshkvit t' onë, e mas Litaniëve e kangve tjera u dha bekimi me t' Sh. Sh. Sakrament. E ky hehuer funcjonesh i ksajë ditë u krye njinji n' t' gjith triditshen tujë i lulzue populli edhe me saa vepra tjera t' pershpirtshme t' veçanta.

kisha zojes shkoder
Me 24 Priill nade predikoj i Nd. Z.P. Zef Gici e rrahi mîi nji rrfim t'frytshem qi do t' bajmë për ket festë, tujë folë me die e zeell e Meshën e tha i Nd. Z. D. Pjeter Tusha. Te Rrënimet Shêjte bri Rozafatit tha Meshën i Nd. Z. D. Pashko Krasniq, mas s' cillës predikoj fort bukur si posë Zojës kërkush s' mundet me kenë krahi e ndima e vêndi t' onë. Masdite predku i t' Nd. Z. P. Pashko Gjadrit vrau mîi kupracie t' përlotueme, tujë folë hollë e perzemert.

Natën e Zojës, nade i Nd. Z. P. Zef Gici foli mîi perkushtië të temelueme qi do t' kena naj Zojën e Shkoders, e njikaq u prue përshpirtshëm e me die saa preku zêmrat e t' gjithve, e Meshën e tha i Nd. Z. D. Pjeter Tusha. Rranxë kshtjellit t' Shkoders tha Meshën i Nd. Z. D. Ndre Zadeja t' cillën e bane shum mâa t' lulzueshme t' Nd. Motra Stigmatine me t' vorfnat e Zojës s' Shkoders tujë e thanë uratë e tu'ë kndue kangë t' bukra e t' përmallshme. Si u krye Sakrifici i Shejt i Nd. Z. D. Ndre Zadeja predikoj mîi dyy shejtnoret e madhndueshme qi do t' rropatna me naltue n' ket 450 vjetore: Kishen e Zojës, e Fen Shêjte; e kaq foli bukur e me hollim diet saa përmalloj t' gjith. Masdite i Nd. Z. P. Pashko Gjadri u suell mîi murtajë t'mnershme t' padashtniës, tujë përdorue nji t' folun fort t' bukur; e me ket funcjon u krye triditshja, e ja mrrime ditës të dishrueme t' Festës.

Si zbardhi kjo ditë shêjte, e si patme nderën me pasë edhe at fare motit, t' gjith u pershkueme prejë nji gzimit shejt; e ç' kje i Krishtenë filloj me krye punet e shpirtit me mâa t' madhin devocjon sidomos tujë paa Meshë, tujë rrfye e kungue, ner t' cillët t' paanjehun kjenë edhe ata qi s' prituene me i krye kta pune t' shpirtit edhe te Kisha e bardhë e Zojës, ku prejë orës 5 u thanë 6 Meshë, u rrfye paa ja daa, e u daan kungime ma se 250. Për t' vertetë krejtë tu knqate zêmra tuje paa pale e pale t' birt e Zojës tujë ngaa brii kalajet, t' cillat tuba shêjte tujë u afrue koha e Meshës s' Madhe vishin tujë u shumue për bukurië. E ner saa tuba lulesh t' eerkandshme qi vishin tujë u shtue Regjineshës s' onë, piksparit ja mrriti e devoçmja Shirokë qi kaa dy kaa dy e me flamur t' Zojës para e me t' Nder. Z. Famullitaar D. Lek Sirdanin mrapa edhne tujë thanë urat e tujë kndue « Ner ezgjete... ». Mas Ktyne u paane me gzim t'zemers me t' Nd. Z. Famullitarët e vet edhe katundet e Rrencit, Gurit zië, Jubanit, Bërdices, Trushit e Beltojës. I lumtë per ket diftesë dashniet qi diftuene naj Zojës! Shkodra mandej kahë kjo kohë ishte plym rreth Kishës s'Madhe, e si u bâa ora 9 tujë raa kumontë e tujë jehue zanet e daulls për bukurië, filloj madhndueshem shtegtimi i shêjte. I prìite ksaj qete t' devotshme Krygja e Shenjte e flamuri i hatruem i Zojës s' Shkoders. Ngjet flamurit u paan veças dy shkodrane t' pershpirtshem ne shemull t' Gjergjit t' Sklavis. Mas flamurit pat mirsiën ma na nderue daulla p. e rr. e ushtries Austro Ungare, mas saj erdh kanturia e Kishës s' Madhe e mrapa popull nji kaq i panjehun qi s' u muejt n' asnji mndyrë m' u vûu n'rresht, e njashtu grumull saa i xete rruga; daulla gjytetse qi vite mas trimave me vshtirë mund t' ndiete daullen p. e rr. t' ushtriës. Mas daulls s' onë poltisne me i dhanë nji lulzim ma t' madh ksajë shtegtië tujë ardh kamë t' Përndrit, e t' Përnder Êmzot Luigj Bumçi Ipeshkv, i Lezhes, e Êmzot Gjergj Koletsi Ipeshkv i Zadrimes. Mas ktyne t' Përndrit. Zot. erdhne shumë kler shekullaar e rregulltaarë e mrapa t' panjehna graa. Rrugës ranë me red daullat, u tha rruzare litenië e kangt tjera t' përshpirtshme tujë vlue n' t' gjith nji entuziazem feetaar i paamase.

Si mrriime te Muret e dashtuna perte orën 10, Fort i Përndrit. e i Bindueshmi Barië i jonë Êmzot Jakë Serreqi mbujarië e devocion t' madh t' veen. Pat mirsien m' e bâa shum mâa të shkelxueshme ketë t' kremte tujë thanë ktu nji Meshe Pontifikale. Llteri ishte i goditun mâa s' mirit, prej ushtriës p. e rr. n' e djathtë t' Mureve t' dashtuna n' t' tretin patalok. Kanturia mandej, e drejtueme prejë t' Nd. Z. D. Zef Pukes, me kange t' veta mas t' rameve t' nji muzikes t' zgjedhun, e tingllimet klasike t' daulls oh saa i shtuenë lulzimin ksajë Meshe s' Shejtë! Na nderuene n' ket feste me pranië t' vet, Fort t' Përndrit e t' Përnder Êmzot Prend Bjanku kryeipeshkvi i Durcit, Êmzot Luigj Bumçi ipeshkvi i Lezhes, Êmzot Gjergj Koletsi ipeshkv i Zadrimes e shum kler t' tjerë; e prejë ushtriët Ekçelenca e Tii G. I. Kryekomandari i t' gjith Shqyipniës, edhe pse i lodhun prejë rruget tujë pas ardhë at natë prejë Vjenet; G. v. Bolbertiz, Gen. Kons. Kral, Kons. Halla e saa zyrtarë tjere. Gjithsejt n' ket festë u gjetne kahë 7.000 vetë.

Predkun patme gzimin e nderën m' e ndie prejë t' Përndrit. e t' Përnder. Êmzot Luigj Bumçit Ipeshkvit t' Lezhes qi me hodhim diet t' madhe e me fjale ma ate zgjedhuna permalloj t' gjith popullin tujë fole mîi Kshillë t' Zojës qi mâa s' mirit i kishte daa n' kta dit, tujë xee t' naltuemit e Shêjtnores Saje. E si diftoj me njyrë t' zjarrta madhniën e ksajë vepre, pushteden e naltë, e nderën e madhe t' Zojës n' katër antë, e mylli predkun me nji t' lutun t' perzemert per t' mirë t' Shqypniës e për pagje t' dishrueme. Mas predkut zakonisht u mlodhne lmoshte qi mrrintë në K. 1907:20, e mrapa Meshët u daan n' pomendim t' ksaje dite, kahë 5.000 copë fugure. Shum shkodranë mandej prejë devocjonit e gzimit t' kremtimit e t' ktië Vend Shejt, kaluenë gjith ditën ktu, tujë hangër edhe mjesditen te kta Mure, e ndejne derë n' orën 4 qi filloj funcjoni i mrames n' t' cillin mas Rruzares muer fjalen i Nd. Famullitar D. Pjeter Gjura tujë bâa nji predk t' perflaktë e t' kthelltë mîi t' zgjedhun te Zojës s' Kshillit t' Mirë për pajtore t' gjith Shqypniës n' III Konçil Shqyptar. E masi zhvilloj fort bukur si prejë ksajë dite Shqypnia u suell per ditë kahë e mara, e mbylli predkun me nji t' perlutun t' xeet mîi naltese t' Shêjtnores s' ree mâa s' mirit.

E me Litanië e bekim t' Zojes me Rrelikë Shêjte t' Saje u myll ky Kremtim Shejt e i madhnueshem, e ju falshin nderës Zojës s' Shkoders, Rrëgjineshës s' Shqypniës, qi na pruni n' ditë t' mirë m' e lutë me kaq lulzim 450 vjetoren n' Kishe t' Sajë brii kalajet!

Vjeta I / Maaj 1917 / Numri II
Zoja e Shkoders, Drita e Shqypniës

COMMENTS