Censusi: Shkodra me popullsinë më homogjene

Shkodra Qarku i Shkodrës

Qarku i Shkodrës është qarku me përqindjen më të lartë të popullsinë homogjene, pasi numëron 91.65% popullsi shqiptare. Pas saj vjen qarku i Dibrës, e cila ka 91.13% popullsi shqiptare. Kurse qyteti më heterogjen është Vlora, e cila ka vetëm 68.68% popullsi shqiptare.

Qarku me përqindjen më të lartë të popullsisë etnike e ka Gjirokastra, e cila sipas Censusit të vitit 2011 ka 7.43% të popullsisë me etni greke. Ky qytet numëron 0.95% arumunë dhe 0.13% romë. Etnitë e tjera kanë një përqinje të papërfillshme. 12% e qytetarëve nuk kanë dhënë një përgjigje mbi etninë e tyre ndërsa 1.43% kanë dhënë përgjigje të pavlefshme.

Pas Gjirokastrës, vjen Vlora me 6.88% të popullsisë me etni greke. Qyteti bregdetar ka gjithashtu 0.5% arumunë dhe 0.16 romë. Vlora numëron përqindjen më të lartë të qytetarëve pa përgjigje lidhur me etninë, kurse rreth 2% kanë dhënë përgjigje të pavlefshme.

COMMENTS