Riza Lahi

Riza Lahi
Riza Lahi ka lindur më 16 tetor 1950, në Shkodër. Për tridhjetë vite ka shërbyer si pilot në Forcat Ajrore të vëndit, dy vite si gazetar në shtypin ushtarak, si edhe, disa kohë në OSBE. Ka kryer disa kurse kualifikimi brënda dhe jashtë vëndit gjatë kohës që ka qënë pilot. Është autor i 31 librave dhe publiçist. Është ftuar disa herë jashtë atdheut si shkrimtar dhe gazetar. Pjesë nga krijimtaria e Riza Lahit janë botuar edhe në Zvicër, Greqi, SHBA, Iran, Rumani, Indi, Sllovaki, Çeki, Korea e Jugut, etj.

Në Konkursin Kombëtar, 1994, ka fituar vëndin e parë në Republikë me pjesën teatrale për fëmijë, botuar më pas nën titullin "Të shtunën në mesnatë në një yll". Ka fituar edhe çmime të tjera të niveleve të ndryshme, si edhe ka botuar pandërprerë në shtypin letrar apo faqet letrare të gazetave duke ruajtur me kujdes pozicionin e shkrimtarit të pavarur. Ka marrë pjesë në shumë aktivitete ndërkombëtare në lidhje me folklorin, letërsinë dhe në përkrahje të romëve, megjithëse nuk ka asnjë lidhje gjaku me romët. Ishte prej shumë vitesh bashkëpunëtor i rregullt i shtypit të pavaruar dhe kryeredaktor i revistës së romëve "Amaro Dives". Gjithashtu:
Ishte zv President i Ansamblit Folklorik "Shqiponjat" dhe në stafin drejtues të rëvistës kulturore "Obelisk".
Antar i "Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë".
Antar i Kongresit të "IWAA" (Shoqatës Botërore të Shkrimtarëve dhe Artistëve).
Antar i "Albanian - American Academy of Arts and Sciences".
Antar i Shoqatës Botërore të Poetëve (World Poet Society - WPC).
Antar i "Akademisë shqiptaro - amerikane të shkencave dhe arteve" me qëndër në New Jork.

Në vitin 2012 është çertifikuar me diplomë nga IWAA - Shoqata Botërore e Shkrimtarëve dhe Artistëve me këtë motivacion: "This Diploma is to certify that in 2012, Riza Lahi, who has demonstrated distinguished achievement within the principles and purposes of the International Writers and Artists Association, is recognized as THE BEST TRANSLATER INTO ALBANIAN OF ALBANIA".

Riza Lahi vdiq më 31 dhjetor 2013.

Vepra të botuara:


Tregime, përralla për fëmijë

"Legjenda e Zerdelisë".
"Ledia në një natë me hënë".
"Aventurat e rosës Monda" (Shqipërim nga E. Bosse).

Vëllime me poezi gërshetuar me tregime

"Kosova, e fejuara ime".
"Drenica, qeleshja kosovare".
"Trëndafilë".
"Trëndafila nga Tirana".
"Hannibal Antes Portas" - poems and stories in English and 8 other languages.

Tregime

"Ëngjëjt me krahë duralumini".
"Fluturime mbi qilimin persian".
"Nën hënën e Ulqinit".
"Ylli që sheh mbi sheshin "Skënderbej".

Romane

"Të shtunën në mesnatë në një yll", roman për fëmijë.
"Vorri I Ashikut", në katër volume.
"Serenatë korçare në New Jork".

Biografi artistike

"Një violinë në Panteoinin e Orfeut".
"Dinosaurët e fundit".
"Maratonomaku nga Shkodra".
"Piloti i katër presidentëve".

Shqipërime

"Poezi për fëmijë nga vëndet anglishtfolëse" (dy vëllime) - 2006.
"Në shiun e argjentë" (vëllimet e mësipërme, botuar në një të vetëm, në Rep e Maqedonisë).
"Mbrëmë i pëshpërita një ylli" - Poezi të zgjedhura nga Xhelaludin Rumi.
"Fluturoi qielli nga cepi i velit tim" - poezi të zgjedhura nga F Forughazd.
"Golgota shqiptare" nga Leo Freundilch.
"Ikja masive" nga Hans Peter Rulmann.
"Ëngjëlli i Mostarit" nga Sally Becker.
"Nuk ka ëngjëj në këtë botë" nga Sally Becker.

Riza Lahi, pilot
Riza Lahi, pilot

COMMENTS