Lekë Vojvoda (Vuksani)

Kjo është historia e dhimbshme e Lekë Vojvodës, malësori fisnik 85-vjeçar me origjinë nga Shoshaj i Dukagjinit, i cili u diplomua në Akademitë ushtarake të Modenas e Firences dhe u persekutua nga komunistët e kohës...

Leke Vojvoda: Si me prene ne bese komunistet


Aty nga viti 1944 kur sherbeja si rrethkomandant i xhandarmerise se Dukagjinit, hyra ne lidhje te fshehta me majorin britanik Nils, i cili kryesonte nje nga misionet anglo-amerikane qe ishin atashuar asokohe prane forcave nacionaliste ne Veriun e Shqiperise. Sipas porosive te tij, une asokohe ndihmova te gjitha ato forca qe luftonin kunder gjermaneve, sic ishin komunistet, ballistet dhe legalistet. Aty nga korriku i vitit 1944, une e braktisa detyren e rrethkomandantit te Dukagjinit dhe shkova ne Shoshaj ku rrija vazhdimisht nen ankthin e goditjes e arrestimit, si nga partizanet ashtu dhe nga forcat gjermane.
Ashtu i arratisur qendrova per dy vjet i fshehur neper malet e Dukagjinit se bashku me Mark Malen, Gjergj Vaten, Pal Thanin, Lulash Staken, Mirash Ndoun dhe Bajraktarin e Dukagjinit Lulash Gjeloshi me gjithe mashkujt e fisit. Ne tetorin e vitit 1946 kur Qeveria Komuniste e Tiranes shpalli nje amnisti per te gjithe personat e arratisur, une vendosa dhe u dorezova vete, se bashku me disa shoke te tjere, duke menduar se komunistet do ta mbanin fjalen per faljen qe nxorren. Por isha gabuar, se komunistet na prene ne bese dhe me denuan me shtate vjet burg e internime te gjata, nga te cilat u lirova vetem ne vitin 1984.


leke vojvoda vuksani shkoder
Njeriu qe flet dhe deshmon per here te pare per Gazeta Shqiptare, eshte 85-vjecari Leke Vojvoda nga Shoshaj i Dukagjinit, ish-oficer akademist me graden e kapitenit i diplomuar ne Modena e Firence, i cili rrefen gjithe historine e jetes se tij qe nga bankat e gjimnazit te Shkodres, studimet ne Akademite e Italise, fillimin e karrieres ushtarake gjate viteve te pushtimit, ndihmesen e madhe ndaj Levizjes Antifashiste, e deri tek arrestimi e denimi prej komunisteve me vite te gjata burgu e internimi.

Ndonese tashme ai po i afrohet te nentedhjetave duke lene pas nje jete ku shkelqimi, vuajtjet dhe peripecite e pafund i jane mpleksur pazgjidhshmerisht me njera tjetren, malesori fisnik Leke Vojvoda, me nje portret dhe fizik tipik si ato te kreshnikeve qe ka pershkruar me aq mjeshteri Pader Gjergj Fishta ne "Lahuta e Malcise", te habit me memorjen e tij brilante dhe ato ngjarje qe tregon. Aty ne shtepine e tij te thjeshte qe ndodhet diku ne nje rrugice te ngushte te lagjes "Tre Heronjte" te qytetit te Shkodres ku ne kemi shkuar si mysafir, ai nis e rrefen duke sjelle ne kujtese ngjarje, data, vite e njerez me histori nga me te ndryshmet dhe hera-heres e nderpret tregimin e tij nga qe e tradhetojne disa pika loti qe i bien permbi faqe!

Familja Vojvoda, besnike te Mbretit Zog

Leke Vuksani apo sic njihet ndryshe me mbiemerin Vojvoda, u lind me 7 maj te vitit 1918 ne Shoshaj te Dukagjinit, prej nga eshte dhe origjina e familjes se tij nje nga me te njohurat e asaj krahine ne Veriun e Shqiperise. Mbiemerin Vojvoda (ne serbisht-komandant) ajo familje e ka trasheguar qe prej pese brezash, pasi te paret e saj ishin komandante te malsoreve ne luftrat kunder forcave serbo-malazeze ne fundin e shekullit te XIX-te dhe fillimin e shekullit te XX-te. Babai i Lekes, quhej Vuksan Vojvoda dhe ai ka qene teper i njohur ne ate krahine si burre i urte per ndarje pleqnie, pasi bashke me Bajraktarin e Dukagjinit, ai merrej edhe me zgjidhjen e mosmarreveshjeve dhe problemeve te ndryshme qe lindnin ne mes fshatareve te asaj krahine. Vuksan Vojvoda ishte nje nga besniket e Monarkise se Zogut dhe ai njihej ne te gjithe Dukagjinin si nje nga mbeshtetesit kryesor te Mbretit. Aty nga viti 1926 kur ndodhi Kryengritja e Dukagjinit e udhehequr prej toger Ndok Gjeloshit dhe Dom Loro Cakes te cilet synonin rrezimin e Qeverise se Zogut, iu be thirrje edhe Vuksan Vojvodes per t'u bashkuar me kryengritesit dukagjinas. Synimi i kryengritesve per ta bere per vete Vuksan Vojvoden, qendronte ne faktin se ai gezonte nje popullaritet te jashtezakonshem ne te gjithe ate krahine.

Por Vuksani, nuk pranoi te merrte pjese ne ate kryengritje, pasi ishte fare i qarte per synimet e organizatoret e vertete te saj. Ndonese Vuksani vete nuk kishte bere ndonje shkolle te madhe, ai u kujdes qe djalit te tij, Lekes, te mos i mungonte ajo. Keshtu ne vitin 1928, Vuksani e dergoi te birin, Leken, ne qytetin e Shkodres dhe e regjistroi ne shkollen fillore te Konviktit "Malet Tona". Ate shkolle Leke Vojvoda e mbaroi ne vitin 1936 kur mori semimaturen dhe gjate gjithe periudhes qe ai ndoqi mesimet aty, ai vleresohej si nje nga nxenesit me te mire te saj, pasi gjate nje viti shkollor ai mori dy klase pernjehere. Gjate asaj periudhe nder shoket me te afert te Lekes ne Konviktin "Malet Tona", ishte Mehill Marku nga Lotaj e Shales, (me pas emigroi ne SHBA ku u be profesor ne nje universitet te New York-ut) dhe Kol Prela (profesori qe u pushkatua me grupin e deputeteve ne 1946-en) qe ishte disa vjet me i madh se ai ne moshe. Pervec Mehillit dhe Koles te cilet ai i kishte shoke dhe bashkefshatare, ne nje klase me Leken asokohe mesonin dhe Fadil Hoxha, Emin Duraku, Xheladin Hana, Hajrulla Kastrati, Ndue Gjergj Pervizi etj. Lidhur me shoket qe Leka kishte ne Konviktin "Malet Tona", ai kujton:

"Ndonese une kisha nje miqesi te ngushte me shoket e mi te klases si Fadil Hoxhen, Emin Durakun, Xheladin Hanen e Hajrulla Kastratin, ne bindjet politike isha kunder tyre sepse ata kishin pikpamje komuniste", - deshmon Leka per ish-shoket e tij te klases, te cilet me vone u bene emera te njohur e personalitete te Luftes Antifashiste ne Shqiperi dhe Jugosllavi.

Ne shkollen ushtarake te Romes

Pasi e mbaroi semimaturen me rezultate shume te larta ne vitin 1936, Leke Vojvoda kishte deshire qe te vazhdonte studimet ne nje nga shkollat ushtarake te Italise. Lidhur me kete ai kujton:

"Pasi u diplomova ne gjimnazin laik te qytetit te Shkodres, bera nje kerkese per te ndjekur studimet ushtarake ne Itali. Pasi m'u aprovua kerkesa edhe me ndihmen qe ma dha ushtaraku Ndoc Kurti, i cili ne ate kohe sherbente si adjutant i motrave te Mbretit Zog, une u paraqita ne konkursin qe u zhvillua ne Tirane. Pasi e fitova ate konkurs me pike te plota, m'u dha e drejta per te ndjekur shkollen ushtarake ne Rome, te cilen e fillova ne tetorin e vitit 1936. Bashke me mua ne ate shkolle ushtarake te kryeqytetit italian, asokohe ishin dhe disa studente te tjere nga Shqiperia, si Abdyl Kellezi, Abdi Mati, Valentin Pervizi etj. Ate Lice ushtarak e mbarova me rezultate shume te mira ne vitin 1939, por gjate asaj kohe qe isha student aty, kam kaluar nje nga ngjarjet me te dhimbshme te jetes sime", - kujton 85-vjecari Leke Vojvoda dhe per nje cast e nderpret rrefimin e tij nga lotet qe i rrjedhin mbi faqe.

Po cila eshte ajo ngjarje e larget qe ndonese ka ndodhur prej me shume se gjysmeshekulli me pare, e trondit dhe e prek edhe sot malesorin fisnik Leke Vojvoda, duke e bere qe te mos e permbaje dot veten? Lidhur me kete ai nis e tregon:

"Aty nga pasditja e 8 prillit te vitit 1939, une ndodhesha ne ambientet e shkolles vetem me disa shoke shqiptare, pasi italianet kishin shkuar neper shtepite e tyre me rastin e festes se pashkeve. Nga qe ato dite ne nuk kishim dale fare jashte ambienteve te kapanoneve, nuk kishim asnje dijeni se cfare ndodhte jashte mureve te asaj shkolle. Aty nga pasdrekja e asaj dite une dola dhe takova kapelanin e shkolles (priftin ushtarak) te cilit i thashe se bashke me dy shoket e mi kishim deshire qe te shkonim ne kishe me rastin e festave te pashkeve. Kapelani pasi me degjoi, m'u pergjigj: "Nuk do te shkoni dot ne kishe pasi ne qytet ka trazira te medha, sepse keto dite ka ndodhur bashkimi i Italise me Shqiperine". Une e kuptova menjehere se c'kishte ngjare, pasi qe nga fundi i muajit mars kishim degjuar se dicka pritej te ndodhte ne mes Italise dhe atdheut tone, Shqiperise.
Menjehere pas fjaleve te kapelanit me shperthyen lotet curk dhe ashtu i ngasheryer pa e permbajtur aspak veten iu drejtova duke i thene: "Pader, qe nga ky moment une nuk besoj me. Si ka mundesi qe nje shtet i madh te zaptoje nje shtet tjeter me te vogel? A nuk eshte dhe atdheu yne Shqiperia nje vend qe e ka fale zoti si gjithe shtetet e tjera? Perse nuk paskemi te drejte te jetojme te lire edhe ne". Pas fjaleve te mia kapelani nuk u ndie fare dhe u largua jashte shkolles, ndersa une me shoket e mi u futem brenda ne kapanone"
, - kujton Leke Vojvoda ate ngjarje te larget te shtate prillit te vitit 1939 kur Italia kreu agresionin fashist ndaj Shqiperise, ngjarje e cila edhe sot ia con lotet curk malesorit kreshnik 88-vjecar, per te cilin tregojne qe se ka njohur kurre friken.

Refuzimi i betimit ushtarak ne Rome

Po c'ndodhi me pas me Leke Vojvoden dhe shoket e tij studente ushtarake qe asokohe vazhdonin mesimet ne Liceun Ushtarak te Romes? Lidhur me kete, ai rrefen:

"Qe paraditen e 9 prillit te vitit 1939 ne ambientet e shkolles sone aty ne Rome, autoritetet italiane filluan te grumbullonin te gjithe studentet shqiptare qe asokohe ishin neper shkollat e tjera ushtarake te Italise, si te mesme ashtu dhe ato te larta e te aplikacionit. Qellimi i atij grumbullimi ishte se ata kishin vendosur per te na derguar te benim betimin ushtarak se bashku me studentet italiane. Ndersa po vazhdonte grumbullimi i studenteve shqiptare ne ambientet e shkolles sone, ne qe ishim aty vendosem qe te benim nje mbledhje lidhur me situaten qe ishte krijuar.
Pasi u mblodhem fshehtas rreth 20 e ca shqiptare ne nje klase, filluam diskutimet duke rrahur mendimet se c'duhej te benim ne situaten ne te cilen ndodheshim. Disa nga shoket qe e moren fjalen ne fillim, hodhen idene qe ne ta linim fare shkollen dhe te ktheheshim ne Shqiperi, gje e cila ne fillim u perkrah nga te gjithe ne menyre unanime. Por ky vendim me pas u hodh poshte, sepse dikush nga ne tha se do ishte me mire qe ne ta vazhdonim shkollen, te diplomoheshim dhe, kudo qe te na conin, te punonim per te miren e Shqiperise. Ajo gje u perkrah nga te gjithe ne qe ishim aty, duke thene se do ishte me mire te mbaronim shkollen e te dilnim oficere, pasi Shqiperia kishte nevoje per kuadro te afte qe te drejtonin vete ushtrine shqiptare. Pas ketij vendimi ne u shperndame pa e ditur se pas pak ditesh italianet do te na dergonin per te bere betimin ushtarak. Autoritetet e larta italiane kishin vendosur qe bashke me studentet italiane, te na conin per te bere betimin me arme edhe ne shqiptaret qe studionim ne ate shkolle te mesme ushtarake te Romes.
Per kryerjen e betimit ushtarak ishte caktuar nje kazerme ushtarake e cila ndodhej jo shume larg shkolles sone dhe pak pasi mberritem ne aty, erdhen dhe autoritetet e larta ushtarake italiane qe do te asistonin ne ceremonine e betimit. Kur filloi te kendohej himni jone kombetar, ne studentet shqiptare qe ishim rreshtuar neper kuadrate te vecanta, filluam te qanim dhe si me komande te gjithe i leshuam armet ne toke. Kjo gje shkaktoi dhe prishjen e gjithe ceremonise se betimit. Pas kesaj ne na derguan perseri ne shkollen tone dhe aty na mblodhen ne nje salle duke na kerkuar llogari se pse e bojkotuam betimin ushtarak duke leshuar armet ne toke. Te gjithe ne studentet shqiptare qe u ngritem per te dhene llogari aty para autoriteteve ushtarake italiane te shkolles, nxorrem arsye nga me te ndryshmet lidhur me prishjen e ceremonise se betimit. Ne fund te mbledhjes komanda e shkolles na komunikoi se do te mblidhej per marrjen e masave ndaj nesh dhe te nesermen ata moren dhe internuan vetem shokun tone Abdyl Kellezin, te cilin e konsideruan si organizatorin e te gjithe asaj cka kishte ndodhur"
, - kujton 85-vjecari Leke Vojvoda, lidhur me refuzimin e kryerjes se betimit ushtarak te nxenesve dhe studenteve ushtarake shqiptare qe asokohe mesonin ne Itali.

Diplomimi ne Modena e Firence

Ne fundin e pranveres te vitit 1939 Leke Vojvoda u diplomua me rezultate te larta ne shkollen ushtarake te Romes dhe me pas ai vazhdoi perseri studimet ne Akademine Ushtarake te Modenas. Lidhur me kete ai kujton:

"Pasi u diplomova ne Liceun Ushtarak te Romes, kisha deshire qe te vazhdoja perseri studimet ne nje nga Akademite e Italise ne degen e Karabinierise. Por, edhe pse kisha mbaruar me rezultate te larta, ajo gje ishte e veshtire dhe nuk kisha siguri nese do me jepej e drejta te vazhdoja Akademine e Modenas. Ne ate kohe une shkova dhe mora takim me Gjeneral Zef Serreqin, i cili ishte Komandant i Kavalerise Italiane. Pasi ai me priti mjaft mire, une i thashe se kisha shkuar per t'i kerkuar ndihme qe te me krijonte mundesine qe une te ndiqja studimet prane Akademise se Modenas, ne degen e Karabinierise.
Gjeneral Serreqi pasi me degjoi me vemndje deri ne fund, ne fillim me pyeti se perse une insistoja qe te shkoja ne degen e Karabinierise, ne nje kohe qe ajo ishte nje nga deget me te veshtira dhe me me probleme kur te dilje ne jete pas diplomimit. Une iu pergjigja se kisha deshire qe te diplomohesha ne ate dege, duke menduar se Italia nje dite do te ikte nga Shqiperia dhe ne oficeret shqiptare do ta organizonim e do ta merrnim vete ne dore formimin e armes se xhandarmerise. Pas kesaj Gjeneral Serreqi me ndihmoi qe une te regjistrohesha dhe te filloja studimet ne ate akademi, ku bashke me mua, po ne nje dege tjeter, ate te Kavalerise, ishte dhe shoku im i ngushte Valentin Pervizi, me origjine nga Skuraj i Kurbinit"
, - kujton Leke Vojvoda lidhur me ndihmen qe i dha Gjeneral Zef Serreqi, per te ndjekur studimet ne degen e Karabinierise prane Akademise Ushtarake te Modenas ne Itali.

*****

Ne pjesen e pare te ketij shkrimi, u njohem me nje histori te shkurter te jetes se 85-vjecarit Leke Vojvoda (Vuksani) me origjine nga Shoshaj i Dukagjinit, i cili aktualisht banon me gjithe familjen e tij ne Lagjen "Tre Heronjte" te qytetit te Shkodres. Leke Vojvoda u lind ne vitin 1918-te ne Shoshaj te Dukagjinit dhe babai i tij Vuksani gjate viteve te Monarkise ka qene teper i njohur ne te gjithe ate krahine si burre i urte ne ndarje pleqnie dhe bashke me Bajraktarin e Dukagjinit therritej per zgjidhjen e mosmareveshjeve te ndryshme qe lindnin ne mes fshatareve te asaj zone. Mbiemrin Vojvoda ajo familje e pati trasheguar prej disa brezash nga qe te paret e saj kishin qene gjithmone si komandante ne luftrat kunder serbo-malazezeve. Leke Vojvoda pasi mbaroi me rezultate te larta gjimnazin laik ne Shkoder prane Konviktit "Malet Tona", ne vitin 1936 fitoi nje burse shteterore dhe shkoi ne Itali ku ndoqi mesimet ne shkollen ushtarake te Romes dhe me pas u diplomua ne Akademine Ushtarake te Modenas, ne degen e Karabinierise.

Leke Vojvoda: Si i shpetova grackes se Xhemal Selimit


"Pasi lirova nga arrestimi 29 komuniste shkodrane, me porosine e majorit britanik Nils, ndihmova Frontin nepermjet Profesor Kole Preles"

Ne vitin 1941 Leke Vojvoda (Vuksani) i perfundoi studimet prane Akademise Ushtarake te Modenas qe ishte nje nga me prestigjozet e Italise dhe po ate vit ai u diplomua me rezultate te larta ne degen e Karabinierise. Lidhur me kete periudhe ai deshmon:

"Gjate kohes qe ndiqja studimet prane asaj akademie, kisha miqesi te ngushte me Valentin Pervizin nga Skuraj i Kurbinit, i cili ishte djali i Prenk Pervizit qe sherbente si oficer madhor ne Ushtrine Kombetare Shqiptare me graden e kolonelit. Prenka i cili kishte mbaruar vete Akademine e Shtatmadhorise ne Itali, vinte vazhdimisht tek ne ne Modena dhe interesohej per problemet qe kishim si dhe per ecurine e studimeve.
Po keshtu pervec Valentinit qe studionte ne degen e Kaloresise, gjate asaj kohe ne Akademine e Modenas ne nje dege me mua studionin edhe Hamit Taga (i biri i Xhafer Tages nga Kruja) me Abdurrahman Emirin. Pasi u diplomova prane asaj akademie ne vitin 1941, une vazhdova per nje vit aplikacionin prane Akademise se Firences po per degen e Karabinierise. Qytetin e Firences e njihja mire sepse gjate kohes qe vazhdoja studimet ne Modena, isha regjistruar si student i korespodences prane Fakultetit te Drejtesise se Firences, por fatkeqesisht nuk arrita ta merrja dot diplomen.
Pasi mbarova aplikacionin njevjecar prane Akademise se Firences, te gjithe studentet u shperndane ne reparte te ndryshme te Italise, ndersa mua me mbajten aty ne Akademi si pedagog ku per nje vit dhashe lenden e teorise se qitjes per rreshteret. Une nuk kisha deshire qe te qendroja si ushtarak ne Itali dhe kete gje ia parashtrova Komandantit te Akademise i cili me sugjeroi qe te beja nje kerkese Duces qe te me jepte transferimin. Sipas porosive qe me dha ai, une e bere kerkesen e cila m'u aprovua dhe nga fillimi i shkurtit te vitit 1943 une erdha ne Shqiperi"
, - kujton Leke Vojvoda lidhur me periudhen e studimeve ne Itali dhe kthimin ne Shqiperi.

Ne Shkoder liron 29 komuniste

Pas kthimit ne Shqiperi, me 14 shkurt te vitit 1943 Leke Vojvoden e emeruan me detyren e Komandantit te Xhandarmerise ne rrethin e Lezhes e me pas ne qytetin e vogel te Tuzit i cili asokohe ishte nen administrimin e shtetit shqiptar. Lidhur me kete periudhe kohe, Leka deshmon:

"Karriera ime ushtarake filloi ne rrethin e Lezhes ku u caktova me detyren e Komandantit te Karabinierise. Gjate asaj kohe ne ate qytet ndodheshin tre oficere te sherbimeve sekrete te ushtrise italiane (SIM) dhe nje kompani me milice. Gjate atyre tre muajve qe une sherbeva ne ate qytet si Komandant i Karabinierise (Xhandarmerise), i vura vetes si detyre qe ta shkaterroja fare kompanine e milicise bashke me tre oficeret e SIM-it. Per kete gje une vazhdimisht iu beja propagande oficereve shqiptare qe ishin ne krye te kompanise se miliceve qe ta linin ate detyre, pasi nuk ishte ne interes te ceshtjes kombetare.
Pas ca kohesh ata ma degjuan fjalen dhe e braktisen fare detyren qe u ishte ngarkuar, gje e cila coi edhe ne shkaterrimin e kompanise se milicise italiane e cila mbeti pa asnje oficer. Po keshtu me ane te njerezve qe kisha ne Tirane, nderhyra dhe transferova edhe tre oficeret e SIM-it te cilet kishin bere emer te keq ne Lezhe. Ne ate kohe per te gjitha ato veprime qe beja, une kisha nje perkrahje te madhe ne Tirane prej Gjeneral Prenk Pervizit, qe ishte babai i shokut tim te ngushte Valentinit. Pas tre muajve, nga Lezha mua me transferuan ne qytetin e vogel te Tuzit, i cili asokohe ishte brenda kufijve politik te Shqiperise dhe administrohej nga Tirana zyrtare. Emerimi im ne detyren e Komandantit te Xhandarmerise se Tuzit, perkoi edhe me krijimin e Xhandarmerise Shqiptare e cila me pare mbulohej nga Karabineria italiane.
Qe ne ditet e para qe mora detyren aty, me erdhi nje urdher nga Ministria e Brendshme, e cila me urdheronte qe te arrestoja 29 komuniste te asaj zone dhe t'i coja te lidhur ne Shkoder. Une e zbatova urdherin dhe i mora te 29 komunistet te cilet nuk i lidha e bashke me ta shkova ne qytetin e Shkodres ku si fillim bisedova me Komandantin e Xhandarmerise, major Ndrec Prengen, te cilit i thashe se urdheri per arrestimin e tyre ishte i gabuar. Major Ndreces i thashe se per veprimtarine e atyre komunisteve qe kisha arrestuar pergjigjesha une, dhe Ministria ne Tirane nuk dinte asgje dhe nuk mund te me urdheronte per arrestimin e tyre, pasi nuk kishte asnje informacion nga une. Une arrita ta bindja major Ndrecen qe t'i liroja te gjithe komunistet e arrestuar, duke i thene se vete garantoj per te gjithe ata. Pas kesaj une i mora te 29 komunistet me vete dhe i cova perseri ne Tuz, duke i liruar te gjithe. Ne mes atyre 29 personave te liruar ne ate kohe, ishte dhe Hajrulla Kastrati se bashku me Age Gruden, te cilet njiheshin si eksponente kryesore te levizjes komuniste ne te gjithe Qarkun e Shkodres"
, - kujton Leke Vojvoda ate kohe kur ai liroi nga arrestimi 29 persona te cilet ishin futur ne listat e Ministrise se Brendshme ne Tirane per veprimtarine e tyre komuniste.

Me majorin britanik Nils

Ne detyren e Komandantit te Xhandarmerise se Tuzit, Leke Vojvoda nuk qendroi me shume se gjashte muaj per arsye se ate e transferuan ne vendlindjen e tij, ne Dukagjin, duke i dhene graden e kapitenit dhe detyren e Rrethkomandantit te Xhandarmerise se asaj krahine qe ne ate kohe nuk ishte nen administrimin e Shkodres. Lidhur me periudhen qe Leka sherbeu ne ate krahine, ai kujton:

"Gjate asaj kohe qe sherbeja ne krahinen e Dukagjinit, une hyra ne lidhje te fshehta me majorin britanik Nils, i cili ne ate kohe ishte kryetar i misionit anglo-amerikan qe ishte atashuar prane forcave nacionaliste qe vepronin ne Veriun e Shqiperise. Qe ne takimin e pare qe pata me te, ai donte te dinte rreth pikpamjve te mia dhe me pyeti se c'mendoja lidhur me regjimin qe duhej te vendosej ne Shqiperi pas mbarimit te Luftes. Une ia shpreha hapur dhe pa asnje rezerve pikpamjet e mia, duke i thene se ne Shqiperi duhej te rivendosej Monarkia. Pas kesaj bisede, majori Nils me porositi qe une te shfrytezoja poziten qe kisha si rrethkomandant i xhandarmerise dhe te ndihmoja te gjitha ato forca qe asokohe luftonin kunder gjermaneve.
Ne ate kohe sipas porosive te tija une ndihmova me te gjitha mundesite e mija veprimtarine e te gjitha atyre forcave qe luftonin kundra gjermaneve, sic ishin ata te Nacional-clirimtares qe udhehiqeshin prej komunisteve, Ballit dhe Legalitetit. Lidhjet me Frontin une i mbaja nepermjet Profesor Kole Preles, te cilit komunistet i kishin thene qe te me merrte nje deklarata, ku une te konfirmoja e te firmosja qe isha ne anen e tyre. Por me gjithe ndihmen e madhe qe u dhashe perfaqesuesve te Frontit, deklaraten qe kerkonin komunistet nepermjet Prof. Kole Preles, nuk ua dhashe asnjehere. Ne ate periudhe qe une sherbeja ne Dukagjin, gjermanet vendosen dhe krijuan nje batalion me mercenare per te luftuar kundra partizaneve ne Jug te Shqiperise. Une isha kunder krijimit te ketij batalioni dhe ne ate kohe shfrytezova te gjithe njohjet e mija per te bere propagnade qe djelmt e malesise te mos inkuadroheshin aty. Per ate gje une nxita Age Gruden e cila u ngrit e foli kunder idese se krijimit te atij batalioni, qe me pas u krjua dhe shkoi e luftoi kunder partizaneve ne rrethet e Vlores e Tepelenes"
, - kujton Leke Vojvoda ate periudhe qe ai ishte me detyren e Rrethkomandantit te Xhandarmerise se Dukagjinit.

Ne arrati prej komunisteve

Ne krahinen e Dukagjinit, Leke Vojvoda sherbeu deri ne korrikun e vitit 1944 dhe ne ate kohe ai dha doreheqjen duke e braktisur detyren qe kishte mbajtur deri ne ate kohe. Lidhur me kete qe shenon dhe fundin e karrieres se shkurter ushtarake te kapiten leke Vojvodes, ai deshmon:

"Pasi dhashe doreheqjen nga detyra ne korrikun e vitit 1944, dola ne mal bashke me disa nga te afermit e mij, duke qene gjithmone nen ankthin e goditjes e te arrestimit si nga gjermanet ashtu dhe nga forcat partizane. Ne dhjetorin e vitit 1944 kur komunistet erdhen ne pushtet, une vazhdova te qendroja perseri ne malet perreth Dukagjinit se bashku me Mark Malen, Gjergj Vaten, Pal Thanin, Lulash Staken, Mirash Ndoun e Gjocajt, si dhe me Bajraktarin e Dukagjinit, Lulash Gjeloshin me gjithe meshkujt e fisit.
Po keshtu gjate asaj kohe ishin me mua ne arrati edhe vellai im Lulash Vuksani me Mhill Niken, te cileve iu thosha qe kur te biem ne perpjekje me partizanet, te mos qellojme per t'i vrare se nuk kishim dale per ate pune ne mal. Aty nga data 24 gusht e vitit 1946 ndersa vazhdonim te ishim akoma ne arrati e fshehurazi kishim shkuar per te fjetur neper shtepite tona, erdhi per te me arrestuar toger Xhemal Selimi, qe ne ate kohe ishte shefi i Seksionit te Sigurimit per Dukagjinin. Pasi kishte marre urdher per te me arrestuar mua me gjithe Bajraktarin e Dukagjinit, Lulash Gjeloshin, Xhemali kishte bere planin dhe i kishte ndare forcat ne dy pjese, ne menyre qe te na arrestonte ne nje kohe, per te evituar arratisjen e njerit apo tjetrit.
Sipas planit qe kishte bere, ai me dergoi dy partizane per te me thirrur ne shtepi. Pas fjaleve te tyre une dola i armatosur dhe ashtu shkova e u takova me Xhemalin, i cili me tha se duhet te shkonim deri diku per nje sqarim. Ndersa isha bashke me Xhemalin e shoqeruesit e tij, e kuptova se ai me kishte thirrur per te me arrestuar, pasi teksa isha larguar pak per nevoja personale, u ktheva dhe gjeta armen time pa karikatorin e fishekeve. Kur iu ankova Xhemalit per kete gje, ai iu bertiti ushtareve te tij duke i share, por une e kuptova se ajo ishte nje loje e tij. Ndersa une po ecja vetem me Xhemalin, i cili me rrinte nga prapa gati per te me qelluar, partizanet e tij kishin shkuar dhe kishin arrestuar Bajraktarin Lulash Gjeloshi qe ishte i semure dhe te hipur ne nje mushke po e conin atje ku iu kishte thene Xhemali. Nderkohe qe tre partizanet e Xhemal Selimit po shoqeronin Bajraktarin, ata u perballen ne rruge me nipin e tij, Beg Deline, i cili ne ate kohe ishte i armatosur pasi punonte si nepunes i tatimeve ne administraten e Dukagjinit.
Duke e pare se e kishin arrestuar Bajraktarin, Bega qelloi dhe i vrau te tre partizanet e me pas e mori Lulash Gjeloshin dhe bashke me te doli ne mal. Ne ate kohe qe une degjova krismat, shfrytezova rastin dhe i ika Xhemal Selimit ne nje shteg te ngushte duke shpetuar per mrekulli nga plumbat e tij qe me fishkellyen rreze veshit. Pasi shpetuam per mrekulli nga gracka qe na kishte ngritur Xhemal Selimi, une me Bajraktarin Lulash Gjeloshi dhe disa nga te afermit tane vazhduam te qendronim ne arrati, pasi nuk kishte me dyshime se komunistet na kerkonin per te na arrestuar. Po ate dite ne shenje hakmarrje, Xhemal Selimi me njerezit e tij shkoi dhe dogji shtepine time dy kateshe ne Shoshaj bashke me gjithe stanet e bagetive. Demi qe m'u shkaktua ishte shume i madh pasi familja ime ne ate kohe ishte nder me te pasurat e Dukagjinit dhe te gjitha plackat qe kishte shtepia ishin blere ne Itali. Sikur te mos mjaftohej me ate qe beri, Xhemal Selimi me internoi edhe familjen ne Kalane e Beratit"
, - kujton Leke Vojvoda ate kohe kur mezi i shpetoi grackes qe i kishin ngritur komunistet nepermjet Shefit te Sigurimit te Dukagjinit.

7 vjet burg e internim deri ne vitin 1984

Pasi i shpetoi arrestimit, Leke Vojvoda vazhdoi te qendronte ne arrati me gjithe vellane e tij Lulashin, e disa persona te tjere antikomuniste te njohur midis te cileve edhe Bajraktari i Dukagjinit, Lulash Gjeloshi, me nipin e tij Beg Deline e burrat e tjere te fisit. Lidhur me kete, ai kujton:

"Bashke me gjithe ata burra qendruam te fshehur neper malet e Dukagjinit deri ne tetorin e vitit 1946 kur Qeveria Komuniste e Tiranes shpalli nje amnisti per te gjithe personat qe qendronin ne arrati. Ne ate kohe, une bashke me te gjithe grupin qe ishim ne mal, vendosem te dorezoheshim duke menduar se komunistet do ta mbanin fjalen. Vetem Beg Delia nuk pranoi te dorezohej por luftoi dhe u vra ne perpjekje me forcat e ndjekjes. Vendimi yne per t'u dorezuar kishte qene i gabuar se komunistet nuk e mbajten fjalen dhe na arrestuan te gjitheve. Pas dorezimit ne na mbajten per 14 muaj ne hetuesi, ku Xhemal Selimi erdhi vete dhe me torturoi ne menyren me barbare me duart e tij.
Ne tetorin e vitit 1947 une dola ne gjyq dhe u denova me shtate vjet burg, e bashke me mua u denuan edhe Lulash Gjeloshi, Mark Malaj, vellai im Lulash Vuksani, Sadik Marku, Nik Lushi etj. Te gjithe denimin prej shtate vjetesh une e vuajta ne kampet e Bedenit te Kavajes e Orman-Pojan dhe u lirova nga burgu ne vitin 1953. Kur nuk kishin kaluar as tre jave nga dita e lirimit, me internuan ne Saver te Lushnjes ku asokohe ndodhej familja ime, bashkeshortja Syka, me djalin, Vuksanin. Aty ne Saver te Lushnjes kemi qendruar te internuar familjarisht deri ne vitin 1984"
, - e perfundon rrefimin e tij 85-vjecari Leke Vojvoda, ish-Komandanti i Xhandarmerise se Dukagjinit, i cili edhe pse kishte ndihmuar Levizjen Antifashiste gjate Luftes duke liruar 29 komuniste shkodrane te arrestuar, vuajti per 40 vjet me rradhe me gjithe familjen e tij neper burgje e internime.

Interviste e vitit 2002, nga Dashnor Kaloçi

__________

Perditesim: Leke Vojvoda u nda nga jeta me 26 shkurt 2015.

COMMENTS