Shkodra, bastion i qytetërimit Shqiptar

shkoder scutari albania
Shkodra 2400 vjecare qendroi gjithmone si kryezonje e pamposhtur, ne nje kohe kur simotrat e saj Shasi, Drishti e Shirqi pushuan se jetuari, cka deshmon se banoret e saj vitale e ruajten, e deshen dhe e mbrojten pa u tundur, prandaj ajo qendroi e patronditur ketu prane kalase "Rozafat". Ja se si i kendon kenga ketij Qyteti: "Karafil ne koder, drandofil ne koder, keshtjelle e forte ne Shkoder, shkodra e bukurise" dhe vazhdon me tej "Kir e bun e Dri, ke pasqyre per bri, t'kqyrin per hijeshi, shkodra e bukurise".

Ky qytet, shkruan Kadare, " ... pervec keshtjelles dhe kishave, pervec kullave, kumbanareve dhe minareve, kishte jeten kulturore. Ajo kishte intelektuale, sallone ku fliteshin e diskutoheshin gjithfare problemesh, gra te bukura me histori te nderlikuara dashurie, dyqane ku shiteshin libra, disqe e parfume te Parisit... por dhe kopshte te bukura te veshur me shermashek, vegetime stinash virgjine, burra me qoke, malesore kreshnike, qe zbrisnin nga malet, vajza si zana qe mund t'i kene zili hyjneshat greke ..."

Ky qytet pati pazarin me te madh ne Ballkan me rreth 3000 Dyqane, per te cilin nje vizitor i huaj shkruan: "..Aso kohe Shkodra ishte Qendra e tregetise se madhe. Pazari ishte plot popull nga te gjitha anet...".

Ne kete qytet ndodheshin gjashte perfaqesi diplomatike, tri banka te huaja dhe me 4 shkurt 1863 filloi veprimtarine e vet dhe banka e pare shqiptare. Ndersa "Oda e Tregetise" e ketij qyteti hijerende rezulton te jete krijuar 300 vjet me pare, si nje nga me te vjetrat e Evropes. Ishin pikerisht keta faktore te fuqishem, qe i atribuan shkodres autoritetin e Burses te Ballkanit. Per kete Shkoder do te shkruaje nga larg Migjeni yne i mallengjyer "... Shkodra, dashnorja e qiellit te kalte... e liqenit andrimta, ne te cilin ne mengjezet e kullueta lane hijen e vet..."

Arkitektura dhe pamja e ketij qyteti te vecante, ku cdo lagje shpaloste fizionomine e vet, ku mbreteronte gjelberimi, rregulli, pastertia, ku shtepite rrethoheshin me mure te larta e nje dere te madhe ne mes e ku dilte perpara banese tipike me cardak e shkalla guri, mbasi kaloje neper oborre plot lule te shumellojshme, frymezuan banoret e tyre qe t'i kendonin aq bukur jetes me te gjitha shfaqjet e saja.

Shkodra eshte nje nga qytetet me te lashta dhe me te medha te Shqiperise, qender e rendesishme ekonomike dhe kulturore. Shtrihet ne skajin jugor te Ultesires se Mbishkodres prane Liqenit te Shkodres, ne lartesi 16 m, ndermjet lumenjeve Drin e Bune, malit te Taraboshit dhe keshtjelles se Rozafes. Shkodra eshte themeluar aty nga shek. IV p.k. ne kodrat perreth Keshtjelles se Shkodres.

Ishte qender e fisit Ilir te Labeateve dhe gjate sundimit te Gentit (181-168 p.k.) u be kryeqendra e shtetit Ilir. Te kesaj periudhe jane monedhat e prera me emrin e qytetit. U pushtua nga romaket me 168 p.k. Neper Shkoder kalonte rruga e njohur tregtare-ushtarake qe vinte nga veriu dhe neper luginen e Drinit kalonte ne Kosove e me tej. Me 1040 u pushtua nga serbet dhe ishte kryeqendra e Zetes. Gjate shek. XIV u be qender e rendesishme komune autonome me institucione te zhvilluara dhe me pas qender e feudaleve Balshaj. Me 1936 u pushtua nga venedikasit, sundimi i te cileve u nderpre nga nje varg kryengritjesh te popullsise. Shkodra u beri balle dy rrethimeve osmane, me 1474 e 1478-79 dhe ra ne duart e tyre pas nje mbrojteje heroike qe pati jehone nderkombetare. Ishte vendlindja e humanisteve Marin Barleti e Marin Becikemi. Pas pushtimit popullsia u shperngul, qyteti u rrenua sa s'u kthye ne fshat. U rimekemb dhe ne shek. XVII arriti 1800 shtepi. U be qender kryesore ekonomike e Shqiperise se veriut dhe e sanxhakut te Shkodres. Lulezuan zejtarite, punimi i armeve, i mendafshit, argjendaria etj. U ndertuan shtepi dykateshe prej guri me cardak, pazari, Ura e Mesit. Ne shek. XVIII u be qendra e pashallekut te Shkodres nen sundimin e Bushatllinjve (1757-1831). Edhe pas renies te pashallekut, banoret kane bere nje varg kryengritjesh kunder pushtuesit osman (1833-1836, 1854, 1861-62, 1869).

Zhvillim te madh ekonomik arriti Shkodra nga mesi i shek. XIX. Me 1870 kishte 50.000 banore. Pervec si qender e vilajetit, ishte nyje e rendesishme per gjithe Ballkanin perendimor me 3500 dyqane. Me 1807-1808 ishte ndertuan bezisteni. Punoheshin pelhuret, veshjet kombetare, lekuret, duhani, baruti etj. Qe me 1718 ishin hapur agjensi konsullore te disa vendeve te huaja. Si port perdorej Oboti, por sodomos Ulqini dhe me vone Shengjini. Me nderhyrjen e fuqive te huaja ne mesin e shek. XIX u themeluan seminari jezuit dhe kuvendi franceskan. Gjate viteve te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit Shkodra ishte vater e rendesishme e levizjes kombetare. Banoret moren pjese ne luftimet per mbrojtjen e tokave shqiptare dhe nenshkruan boterisht ne sheshin kryesor te qytetit protestat drejtuar fuqive te medha. Dega e Lidhjes per Shkodren, qe pati dhe garden e vet, ishte nga me veprueset dhe dha ndihmese per mbrojtjen e Plaves e Gucise, te Hotit e Grudes dhe ne luften per Ulqinin. Ajo u shtyp e para me arme nga Porta e Larte. Shkodra ka qene ne kete periudhe gjithashtu edhe qender e rendesishme kulturore. Permendet bibloteka e Bushatllinjve, per te cilen ne vitet 40 te shek. XIX u ngrit ndertesa, qe sherbeu me pas si seli e deges se Lidhjes. U themeluan shoqeri letrare, kulturore e sportive, si shoqeria "Bashkimi" dhe "Agimi". U ngriten shtypshkronja, ku u botuan edhe te parat gazeta e revista brenda kufijve te Shqiperise. Me 1878 u ngrit e para bande muzikore e vendit dhe ne Shkoder nisi puna e fotografeve Marubi, nga e cila trashegohet nje fototeke shume e pasur. Shkodra eshte vendlindja e Pashko Vases, Zef Jubanit, Luigj Gurakuqit, Filip Shiroka e mjaft shkrimtareve te tjere. Me 1905 u festua per here te pare 1 Maji ne Shqiperi. Shkodra gjate Luftes Ballkanike dhe gjate Luftes se I Boterore u be pre e synimeve grabitqare te Malit te Zi e Serbise. Populli i Shkodres mbajti per shtate muaj rrjesht qytetin kunder ushtrive rrethuese malazeze e serbe, te cilat hyne ne qytet me 23.4.1913, me tradhetine e Esat Pashe Toptanit duke demtuar rende qytetin dhe duke djegur pazarin. Por ato u detyruan me 14.5.1913 ta linin Shkodren e cila ne baze te vendimit te Konferences se Ambasadoreve ne Londer ishte pjese e Shqiperise, por duke e vendosur ne nje administrim nderkombetar. Me shperthimin e Luftes se I Boterore forcat malazeze perseri hyne me 27.6.1915 ne Shkoder. Me 22.1.1916 qyteti u pushtua nga Austro-Hungaria dhe u be qendra e tyre e pushtimit. Me mbarimin e luftes u vendos perkohesisht administrata ushtarake nderkombetare dhe me 11.3.1920 Shkodra u bashkua administrativisht me Qeverine kombetare te Tiranes. Ne gjysmen e dyte te vitit 1920 ajo perballoi nje rrezik te ri: nderhyrjen ushtarake te shtetit serbo-kroat-slloven (Lufta e Koplikut). Shkodra ka qene nje nga vatrat kryesore te levizjes demokratike-revolucionare ne vitet 1921-1924. Ne zgjedhjet per Asamblene Kushtetuese (27.12.1923), me shumice derrmuese votash, fitoi opozita. Naten e 31 majit 1924 forcat revolucionare moren ne kontroll qytetin dhe nga ketu u nisen per ne Tirane. Ne vitet 1924-1939 pati nje xhvillim industrial te ngadalte, u ngriten fabrika te vogla, punishte te industrise ushqimore, te tekstilit e cimentos. Me 1923 Shkodra kishte 20.000 banore ndersa me 1939 kishte 29.000. Shkodra ishte selia e arkipeshkvise, nga vareshin 30 dioqeza dhe ketu me 1930 u hap nje shkolle popullore laike, me 1922 Gjimnazi i Shtetit, Konvikti "Malet tona", shoqeria sportive e kulturore "Vllaznia". Pushtuesit fashiste u priten me arme ne dore, dhe qendresa kunder tyre vazhdoi me greva e demonstrata. Shkodra u clirua me 29.11.1944 dhe kjo shenoi clirimin e plote te vendit.

Ku ishte Shkodra e vjeter?


Ne kohen e Ilireve qyteti shtrihej krejtesisht ne pjesen jugore te kodres se kalase Rozafa dhe pjeserisht ne rrafshin e kesaj kodre. Pas pushtimit te Shkodres nga Roma me 168 para eres sone (p.K.) ajo mbetet gjithnje qender e nje njesie qe percaktuan vete romaket ne nje territor ne veri e ne jug te Shkodres. Edhe ne kohen romake qyteti i Shkodres shtrihej pjeserisht ne rrafshin e kodres se kalase dhe pergjithsisht ne pjesen jugore te kesaj kodre.

Ne mesjete qyteti ruajti trojet e mepareshme, por me qe rritej gjithnje ai shtrihej ne fushe ne lagjen qe edhe sot quhet "Tabake", fusha te xhamia e Plumbit ne fushen ne mes te vendit ku bashkohej Kiri me Bunen ne pjesen jug-perendimore te keshtjelles dhe ne Bahçallek.

Me devijimin e Drinit ne drejtim te Shkodres (ne vitin 1858) per t'u derdhe ne Bune, permbytjet e lagjeve ne fushe prane kalase bene qe banoret te shperngulen mveshen kodres se kalase dhe kodres se Pashes (Kodrat e Tepes). Nje pjese e banoreve te ardhur bashke me ushtrine turke si stalljere e kovaçe u vendosen ne kodren ne veri te kalase, pasi kishin afer edhe kullotat e kuajve ne fushe te Bunes edhe stallat e kuajve. Keto banore me origjine nga Egjipti me vone u quajten "Magjype" dhe lagjia e tyre "Mahalla e Magjypve" ose "Mahalla". Fjala "magjype" eshte deformimi i fjales "egjypte". Nuk qendron absolutisht idea se magjypte jane banoret e pare te Shkodres. Kete mendim e kane shfaqur mjerisht ne televizoret lokale, edhe nga ndonje intelektual.
Sipas historianit te mirenjohur Prof. Dr. S.Pulaha ne vitin 1485 Shkodra numeronte 80 banesa me kryefamiljare. Kuptohet eshte periudha pas eksodit masiv te popullsise.

Ne fillim te shekullit XVI numri dyfishohet, pra arrin ne 162 banesa dhe ne fund te ketij shekulli arrin ne 282 banesa. Pas pushtimit otoman, veçanerisht pas ndertimit te ures se Bunes, formohet lagjia e quajtur Tejbuna, me vone formohet Tophana rreth viteve 1600-1610 e ashtuquajtura "Mahalla e re", qe sot nuk ekziston, pasi eshte ne fushe te Bunes gati perballe ish ndermarrjes se peshkimit, nje ishull i formuar mbi murnajat e kesaj lagje.

Ne fillim te shekullit XVIII u formua, me banore te ardhur kryesisht nga rrethinat e Mbishkodres, lagjia "Rus i madh", e ne vitin 1711 ngrihet aty edhe xhamia e lagjes. Xhamia e lagjes Ndocej daton e vitit 1729, çka tregon se lagjia ne fjale eshte ngritur para kesaj date. Gradualisht lagjia zgjerohet drejt veriut dhe ne mesin e shekullit XVIII, pikerisht ne vitin 1763 daton nje shtepi e madhe me çardak ne nje territor te ri, qe tani quhet lagjia "Dudas" dhe afer saj 2-3 shtepi shume te medha moshatare me te. Nuk e besoj se e ka marre emrin nga nje fare Dodet qe paska ardhe i pari aty, sepse po te ishte ashtu do ta quanin lagjia "Dodas" dhe jo "Dudas" siç quhet.

Njekohesisht qyteti fillon e shtrihet ne drejtim te veriut dhe veri-lindjes se kryepazarit, duke formuar lagjet "Perash", "Xhabije" dhe "Sirdare". Shtrirja e qytetit ne fushen ku eshte sot detyroi Valine qe te ngrinte nje sirdare (nje komande) sa me afer banoreve. Prandaj te gjitha shtepite prane kesaj komande u quajtun "Sirdare" e me vone lagjia "Sirdare". Perderisa "Xhamia e kuqe" mban daten 1745 (Xhamia e kuqe ndodhet ne kthesen perballe shtatores se Isa Buletinit per te shkuar te Ura "Dervish Beg") lagjia "Perash" eshte formuar perpara xhamise. Domosdo qe lagjia "Perash i madh" eshte vazhdimi i "Perashit te vogel", xhamia e te ciles, "Xhamia e bardhe" ishte ndertuar ne nje pjese te territorit qe eshte sot shkolla "Ali Laçej", shume kohe para "Xhamise se kuqe".
Qyteti i ri, ky qe eshte sot shtrihej ne tre drejtime:
  • Ne drejtim te Tophanes, Ndocej, Dudasit dhe Kirasit.
  • Ne drejtim te Xhabijeve, Parruce e Fushe-Çele.
  • Ne drejtim te Perashit, Arres se Madhe, Serreqit.
Kete e vertetojne tri rruget qe niseshin nga kryepazari e zgjateshin ne drejtimet e lartpermendura dhe anasjelltas.

Qyteti gjithnje zgjerohej ne qendren e re, domethene ne veri e ne veri-lindje te kalase.
Sipas konsullit Austro-Hungarez ne Shkoder, Theodor Ippen i cili shkruante ne fillim te shekullit XX se "... nga 150 vjet e ketej u formua ne fushe, ne veri-lindje te kalase, qyteti i ri (Shkodra)". Thenie qe argumenton se Shkodra ku eshte sot , eshte formuar rreth 250-300 vjet me pare. Numri i banoreve ne qendren e re, domethene aty ku eshte sot, u rrit me shpejtesi si nga banoret e lagjeve te vjetra Tabake e Ajasem, Alibegaj, Qafe, etj dhe nga banore te ardhur nga fshatrat çka e deshmojne edhe mbiemrat qe kishin e qe i ruajne edhe sot si: Kraja, Berdiaca, Kopliku, Bushati, Mesi, Juabani, Dobraçi, Shllaku, Shoshi etj. Ndikoi ne rritjen e popullimin e zones se re fakti se trualli ishte me i mundeshem per tu gjete dhe ishte me i lire. Nje pjese e banoreve qe iu prishen shtepite nga topat e Hafiz Pashes me 1835 e shtepite qe u shemben thuajse ishin rreth 960, u shperngulen nga qyteti i vjeter per ne qendren e re. Kane ndikuar gjithashtu edhe termetet e viteve 1815, 1837, 1852 ne shpernguljen e banoreve nga qyteti vjeter per tek i riu. Devijimi i Drinit, ne drejtim te shtratit te vjeter, pas vitit 1858, detyroi te shperngulen shume banore qe rrezikoheshin nga permbytjet e vazhdueshme.

Sipas kalendarit zyrtar turk (Salmane) me 1892, Shkodra kishte 14 lagje, pergjithsisht te ndara sipas besimit. Çdo lagje kishte nga nje qender te vogel, ku ishte xhamia ose kisha, furra e bukes e ndonje dyqan. Rruget per kohen ishin te gjera dhe degezoheshin ne nje numer rrugicash te drejta ose me kthesa, por pa guxuar kush te prishte rregullin qofte edhe me 50 apo 20 cm.
Sipas botimeve te ndryshme, kronikave, datave qe gjendeshin ne ndertesa te ndryshme, veçanarisht ato te kultit, menyra dhe planimetria e ndertesave dhe e rrugeve, mesojme se qyteti u shtri gradualisht nga kryepazari ne drejtimin qe eshte sot.
Keshtu ne nje drejtim me "Perashin" u formua "Vekshari", "Draçini", "Luguçesmja", "Arra e madhe", "Serreçi", "Ballabanja" etj. Per shembull Kisha e Madhe filloi te ndertohej ne vitin 1858 si nevoje e banoreve te atyre lagjeve gjithnje ne rritje per ndertese kulti, kuptohet se lagjet perrreth ishin formuar shume me heret. Ne drejtimin veriore te Pazarit te vjeter vazhdoi shtrirja e qytetit ne lagjet "Sirdare", "Vorret Koplikej", "Xhabije", "Baja e vogel" e me rralle: "Parruce", "Fushe-Çele", "Gjuhadol", "Truma e dugajve te reja", "Rusi katolik" kisha e te cilit daton ne vitin 1920, etj.

Ne drejtimin e "Tophanes" vazhdon me lagjen "Ndocej" xhamia e te ciles daton me 1729 te dy me "Garucin" qe si mbiemer ndeshet qe me 1738, "Dudasi" ne mesin e shekullit te XVIII, "Kirasi" gjithashtu dhe lagjia "Dergut" xhamia e te ciles daton ne vitin 1772.
Ngjitur me te formohet gradualisht lagjia "Rus i vogel" ku ndeshemi me dy xhami, e para ne veri-lindje te lagjes e vitit 1725-1730, e dyta xhamia "Begas" e vitit 1750, qe ndodhej afer nderteses se teatrit "Migjeni". Kjo tregon se lagjia erdhi duke u shtrire nga veriu drejt jugut.

Pas formimit te lagjes "Zdrale" dhe "Parruce" rreth viteve 1770-1780, qyteti i ri merr nje fare pamje qe do te ishte si baze e qytetit te sotem. Ulja nga kalaja e administrates turke ne vitin 1865, shenon thuajse edhe fundin e qendres se vjeter te Shkodres. Pas ketij momenti qyteti i ri filloi te rritej me shpejtesi duke theksuar ndarjen e qendres zejtare-tregtare nga ajo e banuar e duke e zbehur gradualisht rendesine e pazarit te vjeter. Si berthame kjo lagje pati nje territor te vjeter afer xhamise se vjeter e gradualisht "Parruca", si lagje vazhdoi te rritej me shpejtesi. Shperngulja e administrates turke nga kalaja, ne lagjen "Parruce" ne kompleksin administrativ ku ka mbetur ne kembe vetem ndertesa e gjimnazit dhe e Prefektures, ndikoi shume ne rritjen e zhvillimin e kesaj lagje.

Si lagje "Parruca" perfshinte territorin qe kufizohej me lagjet: "Perash", "Baja e vogel", "Xhabije", "Garuc", "Zdrale", "Fushe Çele", "28 Nentori". E favorizuar nga qenia ne te e administrates shteterore, ajo pati mundesi te zgjerohet e ti shtroje rruget e sheshin, te ndriçohet me shpejt e me shume se lagjet e tjera. Sheshi i saj u be qendra e qendrimit te karrocave qe transportonin pasagjere nga lagjet e tjere e veçanarisht ne Pazar te vjeter. Te gjitha keto bene qe ne "Parruce" te ngrihen dyqane relativisht te medhenj, e me vetrina.

Ne vitin 1815 nje i huaj shkruante per "Parrucen" "... megjithese lagje e re, ne "Parruce", jane ndertuar dyqane te bukura si ne Europe."

"Parruca" krahasuar me lagjet e tjera dhe me qytetet e tjera u zhvillua aq shume sa kur dikush mendonte te bente diçka te bukur thoshte: "Do ta bej Parruce". Kjo shprehje perdoret edhe ne Tirane edhe ne Kukes etj. Kur dikush e kishte ndriçuar mire ambjentin i thonin "E paske ba Parruce".

Ne "Parruce", perveç institucioneve kishte dyqane per te gjitha llojet e sherbimeve, kishte furra buke, klube, restorante, etj dhe shkollen shume te njohur me emrin "Shkolla e Parruces".

Nga libri: Shkodra - Bastion i qyteterimit Shqiptar.
Autori: Agim Parruca


Ia kushtoj te gjithe shkodraneve dhe dashamiresve te Shkodres.
Ia kushtoj dy vajzave te mia, Rozafes dhe Edlires, qe jane dhe shoqet e mia. (Autori)

shkodra bastion qyteterimit shqiptar

COMMENTS