Xhamia e Parrucës, Shkodër

xhamia e parruces shkoder
Ndër monumentet më të rëndësishme artistiko-kulturorë të Shkodrës ishte "Xhamia e re e Parrucës", e cila u shkatërrua nga fundi i vitit 1967. Ajo që çoi në rrëzimin e kësaj ndërtese të bukur ishte fushata anti-fetare që filloi në të njëjtin vit. Në shekullin e XVIII (tetëmbëdhjetë), me fondet e familjes Juka ishte e ndërtuar një xhami tjetër po aty, "e vjetra".

xhamia e parruces shkoder
"Xhamia e Parrucës e vjetra" (foto 1,2) nuk kishte një stil të veçantë apo ndonjë stoli artistike, ajo ishte një ndërtesë e thjeshtë. Turqit kishin kërkuar për ta rindërtuar, por familja Juka si pronar të tokës kishin kundërshtuar. Kjo xhami ndodhej në zemër të qytetit dhe aty festohej çdo ceremoni fetare musulmane, si "këndohej Mevludi", dhe kështu me radhë. Myftiu Salih Efendi, pas marrjes së disa fondeve nga qeveria dhe duke shpresuar në donacione, mori iniciativën për të ndërtuar një xhami të re. Si inxhinier përgjegjës u zgjodh Sadi Pashallari. "Xhamia e re e Parruces" (foto 3,4) kishte dy minare të gjata pothuajse 40 metra, tre hyrje dhe tre sallone të bukura që janë përdorur në përgjithësi për gratë që merrnin pjesë në ceremonitë fetare. Ishte ndër Xhamit më të bukurat në Shqipëri. Kësaj ndërtese të bukur ju shtuan edhe shumë stoli dhe dekorime të brendshme. Ndihmuan edhe disa mjeshtra italianë të cilët pikturuan të brendshmen e xhamisë dhe vëllezërit Karini të cilët u morën me punimet e drurit. Për pjesën artistike të minareve u angazhua vullnetarisht kaligrafi Shefqet Kraja, shpesh duke rrezikuar edhe jetën e vet. Ai bëri gjithashtu dekorimin e "mihrab". Puna e madhe artistike që bëri ai u admirua shumë jo vetëm nga qytetarët e Shkodrës por u bë një objekt admirimi edhe për të huajt.

Shumë të huaj që vizituan Xhaminë e Parrucës deklaruar se "shihen rrallë punime artistike të tilla në xhamitë e tjera. Shkodra duhet të ndjehet krenare të ketë një artist vërtetë të madh të kaligrafisë arabe". Për fat të keq, së bashku me xhaminë u shkatërrua në vitin 1967 edhe e bukura e saj "mihrab" duke privuar kështu qytetin e Shkodrës nga një thesar artistiko-kulturorë.

xhamia e parruces shkoder

https//www.facebook.com/Shkoderzemercom

COMMENTS