Ergi Dini, fitues në X Factor 3 Albania

Ergi Dini, X Factor Albania
Ergi Dini, djali që vjen nga qyteti i Shkodrës ka arritur të triumfojë mbi të gjithë konkurentët e “X Factor Albania”. Nën vëzhgimin e mentores së tij, Tunës, të dy arritën të rrëmbejnë fitoren e të gjitha netëve të konkurimit.

Vendin e dytë e ka zënë Senadi, djali nga Maqedonia, i cili solli një stil të veçantë e ndryshe gjatë secilës javë.

Sara Memmola, vajza që vinte nga Italia, konkurentja e parë në X Factorin shqiptar, që vinte nga një vend i huaj, u rendit e treta në finale.

Nata e sotme u fali lotë dhe emocion jo vetëm konkurentëve apo jurisë, por edhe publikut që për javë me radhë ka ndjekur me fanatizëm netët e spektaklit.

Gjatë mbrëmjes nuk munguan surprizat. Ergi dhe Senadi, dy finalistët performuan në duet edhe me mentorët e tyre, Tunën dhe Albanin.

Këngëtaret Elhaida Dani dhe Miriam Cani performuan si të ftuarat speciale të mbrëmjes.

Nata e superspektaklit u mbyll me duartroktije të forta dhe mbështjetje nga i gjithë publiku për fituesin duke i lënë kështu radhë edicionit të ardhshëm.

*****

Intervistë e dhënë para se të fitonte çmimin.

Është nga Shkodra dhe studion në Lice për Kitarë. Ergi Dini, një nga finalistët më të talentuar të konkursit muzikor, “X Factor Albania 3” ka ditur të spikasë për veçoritë e tij. I renditur ndër më të mirët e këtij talent-shoë, deri tani ai ka sjellë këngë dhe performanca që nga juria e publiku janë cilësuar si të një “jashtëtokësori”. Deri tani ka eksperimentuar në rrymat rock, hard-rock, por edhe balada të ndjera që kanë lënë shije mjaft të mirë në audiencë. Çfarë pret nga kjo garë, e cila në javët e fundit të saj sa vjen dhe bëhet më e fortë? Sa e ndjen konkurrencën? Këshillat që i jep motra e tij, këngëtarja Barbana Dini, etj., për të gjitha këto ai rrëfen në këtë intervistë.

Ergi, ju jeni ndër finalistët e “X Factor Albania 3”. Si ju bën të ndjeheni fakti që keni arritur deri në këtë pikë të garës Ergi?

Ndjehem shumë i lumtur, sepse po punoj vërtetë fort dhe po e vlerësoj në maksimum këtë eksperiencë që është më e bukura që kam provuar deri më tani në jetën time. Them se do ta mbaj mend gjatë rrugëtimin në këtë garë të papërsëritshme. Zëri juaj është vlerësuar shumë jo vetëm nga juria, por edhe nga publiku shqiptar.

Komplimentet që merrni javë pas jave janë një motivim për ju që të punoni edhe më fort?

Padiskutim. Pa motivimin e publikut dhe të jurisë nuk do të quheshin të plota as performancat që ne japim në skenën e “X Factor 3”. Ndjehem jashtë mase i vlerësuar dhe i përkëdhelur nga komentet pozitive, por aspak i trullosur nga ato.

Po komente negative keni lexuar për veten në rrjetet sociale?

Janë shumë të pakta t’ju them të drejtën dhe fundja nuk duhet të pretendojmë t’u pëlqejmë absolutisht të gjithëve. Ka nga ato që s’pëlqejnë flokët e mi, syzet, apo look-un, por kjo nuk do të thotë që s’këndoj shumë mirë, kështu që komentet negative janë të pakta dhe jo dashakeqëse. Kjo duhet theksuar.

Eksperiencën në “X Factor”, si do ta cilësonit?

Jo shkollë, por Universitet, përfshirë dhe Master (qesh). Sinqerisht është një eksperiencë që do më vlejë shumë për të ardhmen dhe e them me plot bindje që do të ngelet e paharrueshme në memorien time.   Çfarë keni marrë dhe keni dhënë deri më tani në këtë serial talentesh?

Kam dhënë shpirtin tim në skenë dhe kam marrë çdo gjë që më mungonte për t’u quajtur artist me plot gojë. Kjo falë stafit të “X Factor”, që na bëjnë të ndjehemi si në shtëpi dhe si rezultat të japim më të mirën tonë javë pas jave.

Meqë dolëm tek stafi, si është të punosh me ta?

Na trego një ngjarje të bukur që lidhet me momentet e provave? Mes nesh ekziston një klimë miqësore dhe kjo besoj reflektohet edhe në ekran gjatë Live-Shoë në Tv Klan. Sigurisht kalojmë një pjesë të madhe në prova, thuajse gjithë ditën dhe nuk mungojnë edhe momentet me batuta. Por gjithmonë pjesa kryesore është serioziteti në punë dhe qëllimi, për të cilin ne kemi shkuar atje; korrektësia dhe disiplina janë primare në “X Factor”.

Miqtë më të mirë në këtë garë?

Të gjithë i konsideroj miq dhe nuk do doja të bëja dallime. Kam njohur persona, kujtimet e të cilëve do më shoqërojnë gjatë në jetë. Ama, rivaliteti duket se ka filluar të ndjehet më shumë tani që po afron gjysmëfinalja dhe finalja e madhe.

Po ju ke ndjeni rivalin më të madh në këtë garë Ergi?

Ergi në “X Factor” është në sfidë me veten mbi të gjitha. Më pëlqen të sfidoj veten nga java në javë, duke ardhur ndryshe çdo herë. Sa i takon pyetjes që ju i referoheni, them se ndjejmë konkurrencë dhe është normale, por rivalitet s’më tingëllon bukur.

Cila prej performancave të tua të deri tanishme ju ka pëlqyer më së shumti?

Çdo performancë që kam sjellë mendoj se ka pasur të veçantat dhe qëllimin e vet, pasi dhe rrymat që kam sjellë herë pas herë kanë qenë të ndryshme. Nuk më pëlqen të jem i parashikueshëm. Ajo që ju ka pëlqyer më pak dhe pse? Përderisa çdo gjë e kam zgjedhur me mentoren time, Tuna normalisht na kanë pëlqyer, kështu që s’kam asnjë performancë që s’më ka pëlqyer.

Para se të merrnit pjesë në “X Factor”, cila ka qenë jeta juaj?

Ajo e një nxënësi në Lice, i cili studion për Kitarë dhe me një jetë normale si gjithë bashkëmoshatarët e mi. Tani që jam pjesë e X Factor, mund të them se ndjehem më i plotësuar.

Kush ju shtyu të merrnit pjesë në këtë talent-show?

Dëshira ime nuk ka munguar kurrë dhe po prisja momentin e duhur që të shfaqesha dhe ja ku jam, pjesë e finalistëve të këtij super talent-shoë.

Ju jeni vëllai i këngëtares së njohur, Barbana Dini. Ngjani me njëri-tjetrin vokalisht? Po ne karakter?

Me Barbanën kemi shumë ngjashmëri, por jemi dhe shumë të ndryshëm në të njëjtën kohë. Përsa i përket anës artistike jemi të dy energjikë dhe ekspresivë.

Këshilla më e vlefshme që ju ka dhënë Barbana lidhur me konkurrimin në “X Factor”?

Barbana gjithmonë ka një arsenal këshillash për mua, por kush i mban mend të gjitha që t’i them (qesh). Bëj shaka, këshilla që ma përsërit më së shumti është që të rri me këmbë në tokë dhe të shijoj emocionet e garës.

Ambiciet e tua deri ku shkojnë në këtë garë muzikore?

Besoj se ndaj të njëjtën ambicie me konkurrentët e tjerë, fitoren. Shpresoj t’ia arrij.

Çfarë mendoni se vlerëson më së shumti publiku tek ju Ergi, performancën skenike, apo vokalin tuaj?

Vokali është primar në këtë garë dhe për mua. Më bëhet qejfi që vlerësimet janë pikërisht për këtë gjë. Por… jo më pak e rëndësishme është edhe performanca skenike, pasi një artist që del nga “X Factor” duhet të jetë i plotë në tërësinë e asaj çfarë do t’i servirë publikut.

Ju akoma s’i keni provuar ethet e Shoë-Doën. Nëse do ta provonit, me kë e shikoni veten në sfidë?

Shpresoj që kjo pyetje të mos më ndjellë ters, sepse po shkova në Shoë-doën, të shkretët ju që më bëtë këtë pyetje (qesh). Emocionet e netëve “live”, si përjetohen nga ju? Me shumë emocione dhe përgjegjësi për njerëzit që më vlerësojnë dhe më presin.

E mendoni fitoren dhe për çfarë luftoni më së shumti në “X Factor 3”?

Një pjesë të madhe të asaj që kam ëndërruar unë e kam arritur tashmë. Nuk është e lehtë të fitosh zemrat e publikut dhe vlerësimin e tyre. Për mua ky është çmimi më i madh dhe një fillim i mbarë i karrierës sime muzikore. Të tjerat t’ia lëmë kohës.

http://tvklan.al

COMMENTS