7 Marsi, Dita e mësuesve

7 marsi dita e mesueve festa e mesuesit
Dita e mësuesit, më 7 mars, është një festë e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve. Kjo ditë e rëndësishme e ka zanafillën më 7 mars 1887 me hapjen e Mësonjëtores Shqipe në Korçë. Kështu që nga ajo ditë 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike. Në Shqipëri 7 Marsi - Dita e Mësuesit - për herë të parë ka filluar të festohet më 7 Mars 1960. Deri në fillim të viteve '90, për të nxitur mësimdhënien e një cilësie sa më të lartë, mësuesit më të dalluar shpërbleheshin me dekorata e çmime si "Mësues i Popullit" dhe "Mësues i Merituar". Për figurën e mësuesit janë realizuar me sukses të madh disa filma artistikë shqiptarë, si "Komisari i dritës" (1966), "Udha e shkronjave" (1978), "Mësonjëtorja" (1979), etj.

Dita e mësuesit festohet në disa shtete të botës. Data kur festohet kjo ditë ndryshon nga vendi në vend. Në vitin 1994, UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë) ka përcaktuar 5 tetorin si Ditën Botërore të Mësuesit.

Në ditën e mësuesit organizohen aktivitete të ndryshme festive të cilat shoqërohen me urime e falenderime ndaj mësuesve për punën fisnike që ato kryejnë në edukimin e brezave.

Disa ngjarje historike që kanë ndodhur më 7 Mars
  • 322 p.e.s. - Vdiç Aristoteli, filozof grek.
  • 1274 - Vdiç Tomas Akuinas, filozof dhe shkencëtar.
  • 1799 - Napoleoni merr qytetin Jaffa të Palestinës dhe trupat e tij vrasin më shumë se 2.000 robër shqiptarë ("Kujtimet e Napoleonit", nga Louis Antoine de Fauvelet Bourrienne, faqe.172 - "Memoirs of Napoleon").
  • 1876 - Alexander Graham Bell fitoi patentën për zbulimin e telefonit.
  • 1887 - Hapet mësonjëtorja e parë në gjuhën shqipe në Korçë.
  • 1911 - Revolucioni në Meksikë.
  • 1914 - Princ Vidi arriti në Shqipëri për të filluar udhëheqjen e vendit.
  • 1918 - Finlanda krijoi aleancë me Gjermaninë (Lufta e Parë Botërore).
  • 1939 - Lindi Panajot Pano, futbollisti i shquar shqiptar.
  • 1969 - Golda Meir u zgjodh kryeministre e Izraelit, gruaja e parë izraelite në këtë post.
  • 2006 - Apple Inc. fitoi patentën për iPod-in.

COMMENTS