8 marsi, Dita e Nënave dhe Dita Ndërkombëtare e Gruas

8 marsi dita e nenes nderkombetare e gruas
Dita e Nënës në Shqipëri festohet çdo vit më 8 mars. Festa e Ditës së Nënës në Shqipëri përkon me Ditën Ndërkobëtare të Gruas. Nënave në këtë ditë, dhe grave në përgjithësi, iu bëhën urime dhe dhurata të ndryshme në shenjë respekti dhe mirënjohje. Nuk dihet saktësisht kur këto festa kanë filluar të festohen në vendin tonë. Në Shqipëri, dhurata që simbolizon më së shumti këtë festë është lule Mimoza. Përdorimi i kësaj lule, si simbol i Ditës Ndërkobëtare të Gruas, lindi nga një ide e Teresa Mattei që së bashku me Teresa Noce dhe Rita Montagnana, më 8 mars 1946, me rastin e festmit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas në Itali, zgjodhën lule mimozën e cila lulëzon në ditët e para të muajit mars dhe mund të gjëndej pa vështirësi e pa shpenzime të shumta.

Ideja për Ditën Ndërkombëtare të Gruas u hodh fillimisht në fillim të shekullit të XIX-të, e cila ishte një periudhë e tronditur nga trazirat dhe shtimi i popullsisë, për botën e industrializuar.

Në të gjithë botën, 8 marsi njihet si "Dita e Gruas". Në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, gjuhe, kulture dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet e grave për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim.

COMMENTS