Karnavalet e Shkodrës

karnavalet ne shkoder
Ndër karnavalet më të famshme në Shqipëri janë ato të Shkodrës. Organizimet e karnavaleve në qytetin e Shkodrës kanë nisur që në vitin 1860 dhe kanë vazhduar deri në vitin 1943. Por për shkaqe politike mbas vitit 1943, kjo festë filloi dhe u zbeh. Kolë Shiroka njhet si një ndër mjeshtërit e karnavaleve të shkodrës.

Për karnavalet e shkodrës kanë shkruar figura të njohura si: Kolë Gurashi, Filip Ndoca, Gjush Sheldija, Gjon Karma, Lec Shllaku, Sandër Gera, Andrea Skanjeti, etj.

Në vitin 1998, nën drejtimin e Fric Fistani karnavalet përsëriten dhe njëherë në variantin e tyre origjinal. Këtë iniciativë e vazhdoi shoqata kulturore "Ilirikum" me kryetar Gjovalin Stefa. Në vitin 2008 për herë të parë në historinë e karnavaleve u paraqit himni i karnavalit me tekst të Angjelin Deda. Drejtues e organizator ishte Zef Deda.

Vitet e fundit, kjo traditë është bërë aktive me festa emocionuese të organzuara vit pas viti kështu që edhe Minsitria e Kulturës e përkrah dhe e mbështet këtë aktivitet dhe, në ditët e ardhshme, do ta mbështesë edhe më tepër financiarisht, pasi është një festë unikale në vendin tonë. Dita e karnevaleve është një festë ku ndërthuret historia dhe kultura, e cila në vetvete përmban shumë domethënie aq sa përmban dhe një maskë apo ngjyrë karakteristike e kësaj feste. Një festë që nuk përcjell vetëm harmoni, por largon e thyen kështu rutinën, monotoninë e përditshme që karakterizon përditshmërinë e njerëzve.

Të tilla festa, të tilla organizime ku spikatin harmonia, humori, dashuria apo kultura e bëjnë qytetin e Shkodrës të jetë ndryshe nga qytetet e tjera të Shqipërisë, e aq më tepër u krijon qytetarëve një atmosferë feste. Shkodra është dhe qyteti ku prodhohen maskat veneciane, të cilat udhëtojnë në gjithë botën, madje mjaft herë janë mbajtur dhe në filma të famshëm të Hollywood-it. Dhe sigurisht, nuk kishte si të ndodhte ndryshe pjesëmarrja dhe festimet në karnavalet e Shkodrës.

Karnavalet vijnë si një akt sakrifikimi prej 40 ditësh duke mos konsumuar mish, vezë, mëlçi e ushqime të tjera jo krejt të domosdoshme. Kjo periudhë 40 ditore fillon në një ditë të marte, mes datave 10 shkurt - 10 mars, e cila quhet e "Martja e Karnavaleve". Dita e pashkëve shënon fundin e karnavaleve. Ditën e fundit të karnavaleve parashikohet dhe djegia e dordolecit që simbolizon djegien e fenomeneve negative të shoqërisë.

Hem me curle, hem me lodër,
elegant dona m'u vésh
T'Marten ulet dreqi n'Shkodër,
ká me j'u bâ t'tanve me qésh.

COMMENTS