Mrika Mernaçaj, 111 vjeçe, fitoi shtetësinë amerikane të firmosur nga Presidenti Gerald Ford

Historia e 111-vjeçares shqiptare Mrika Mernaçaj,
e cila fitoi shtetësinë amerikane të firmosur nga Presidendi Gerard Ford.

mrika mernacaj shba
Çfarë mund ta bëjë një anti komuniste, një nënë patriote dhe pinjolle që rrjedh nga një familje me tradita shqiptare, mbërritur 4 dekada më parë në "Tokën e Premtuar" Eldorado, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi kampion në të gjithë rruzullin e lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, të hyjë në librin e histrorisë së emigracionit amerikan!

Ky është një rast i veçantë, ku gjithçka filloi në vitin 1974. Në këtë vit Mrika Mernaçaj, në moshën 105-vjeçare, së bashku me fëmijët e saj zbriti në SHBA dhe kërkoi strehim politik për të jetuar në liri, e sigurtë, se një ditë ajo dhe djemtë e saj ishin ngritur kundër regjimit komunist të Enver Hoxhës, duke iu bashkuar emigracionit antikomunist. Aq shumë do të ngrisej ndjenja antikomuniste, saqë edhe një prej nipave të saj, Nik Mernaçaj (Nick Mernacaj) i biri i Marashit dhe Mrise, humbi jetën e tij me 22 prill 1990, në moshën 31-vjeçare, në "luftë" kundër regjimit të Tiranës.

Në SHBA, në Nju Jork, prefektura e Uestçeterit (Westchester), nipin e saj e kanë si simbol antikomunistin shqiptaro-amerikan - duke e quajtur atë dhe "Heroi shqiptar, që vdiq për lirinë e vendit të tij të lindjes". Kjo prefekturë, ku ai ka jetuar në zonën e Nju Jorkut, ka caktuar një ditë, fundprilli, përkujtimore e dedikuar "Ditës së lirisë shqiptare - Nik Mernaçaj". Edhe Shqipëria demokratike, më 1993, i akordoi nipit të Mikë Mernaçaj, Nikë Mernaçaj me vendim të posaçëm nga Presidenti Sali Berisha, medaljen "Martiri i Demokracisë" me motivacion: "Luftoi gjithë jetën në mërgim kundër ideologjisë komuniste me flamurin e luftës për liri e demokraci". Gjithashtu, Shkolla e Mesme "Nik Mernaçaj" në Tamar - Kelmed (Malësia e mbi Shkodrës), i është dhënë emri në nder të tij.

Mirëpo, kësaj rradhe jemi tek një ngjarje, e lënë si në harresë, e cila ka ndodhur pikërisht, kur në Shqipëri, ishte një nga periudhat më të rrezikshme, vitet 1970 - 1985. Bëhet fjalë për atë periudhë, për të gjithë ata të dënuarit në burg, e familjet e tyre që i dërguan në kampet e internimit si dhe të dënuarit e shumtë me punë të detyrueshme. Frika e madhe, kërcënimi, arrestimet masive, demaskimet publike në sallat e kuqe, poshtërimet e tjera dhe forma të kësaj natyre, kishte gati çdo dite, në vend-banimet e të interrnuarve, në Shqipërinë e atëhershme, në Shqipërinë e çerek shekulli më parë. Për të gjithë ata që e jetuan, dihet se më shumë kjo periudhë preku në këtë lloj fushate të nxitur nga lufta e klasave, kampet e internimit, burgjet politike. Pra, vetëm ato familje që kishin ndonjë pjestar të familjes së tyre të arratisur, kishin pasur para ardhjes së komunizmit prona, apo kishin ndonjë anëtarë të familjes, që kishte studjuar më parë jashtë shtetit. Por, kundërshar dhe "armiq të popullit" morën dakmën edhe anëtarët e atyre familjeve që kapeshin në tentative për t’u arratisur. Kështuqë kampet e interrnimit dhe burgjet ishin mbushur përplotë dhe ishin vendosur në qëndër të vëmëndjes së Sigurimit famëkeq të shtetit, sidomos si në kampet e internimit: Saver, Gradishtë, Gjazë, Plukë, Grabian, Kravasta, Dushk e Çermë (Lushnje), Shtyllas, Libofshë, Kurajn e Radostinë (Fier), Kuç dhe Kurvelesh, Kaninë dhe Lubonjë (Vlorë) e të tjera.

Pikërishtë, në këtë kohë në botën e lirë, drejt përendimit, në dhjetor 1974, arratiset nga kufiri shqiptaro - shqipëtarë, edhe një nënë shqiptare Mrika Mrnaçaj me disa anëtarë të familjes së saj. Një nënë e vjetër shqiptare që është cilësuar nga shtypi amerikan si "Një emigrante shqiptare 111 vjeçare në atë kohë), e cila donte për të votuar në zgjedhjet e SHBA, para se ajo të vdiste, e cila me këtë rast fitoi shtetësinë amerikane të firmosur drejtëpërsëdrejti nga Presidenti i 38 -të i Shteteve të Bashkuara Gerald Ford". Një rast i rallë ky dhe i pari në historinë e emigracionit amerikan - kur vetë Presidenti i SHBA firmosi shtetësinë e një qytetari të huaj - që kërkonte të bëhet shtetase amerikane.

Lajmi se një emigrante në moshën 111 vjeçare fiton shtetësin amerikane nga Presidenti i SHBA, ishte botuar fillimisht nga një gazetë lokale, në New York, por pati jehonë të madhe në shtypin amerikan, agjensitë më prestigjoze të lajmeve dhe televizioneve më kryesore në vend.

Gazeta njujorkeze e asaj kohe "The Brownsville Herald" (5 nëntor 1975 - faqe 16) ishte e para që do të shkruante, katër dekada më parë se: "Edhe pse më të "sigurtë" politikisht në Jugosllavi, Znj. Mrnacaj përfundimisht kishte kërkuar për të lënë atë vend dhe emigruar në SHBA, duke i deklaruar avokatit të saj "se kishte qenë dëshira e saj për të vdekur në një vend të lirë dhe të jetonte në një vend të lirë", shkruante atëhere "The Brownsville Herald".

Kështuqë, koha tregoi se ajo u vendos në Nju Jork, që të jetojë e alternuar me djemtë e saj, Marash dhe Pjeter Mernaçaj (Peter Mernacaj). Ndërkohë, që djali tjetër i saj, Nikolla, i mbetur në Shqipëri, kaloi 25 vjet në burg në burgjet e tmerrshme të Shqipërisë, kurse familja e tij - u internua në kampin e internimit në Savër të Lushnjes. Dënimi më i fundit i tij - kishte të bënte edhe me lajmin se "në dhjetor 1975, Mrika Mrnaçaj, jë emigrante shqiptare 111-vjeçare, në atë kohë, pra donte për të votuar në zgjedhjet e SHBA, para se ajo të vdiste, duke fituar kështu shtetësinë amerikane të firmosur drejtëpërsëdrejti nga Presidenti i 38-të i Shteteve të Bashkuara Gerald Ford".

Djali i saj, në Yonkers - New York, kujton sot: "Me të mbrritur në Amerikë, unë shkova në zyrën e avokatëve, dy ditë mbasi ajo arriti këtu në Amerikë. Avokati im kur pa datën e lindjes së saj - më tha se ky është lajm sensacional duhet të njoftojmë për këtë, televizionet dhe gazetat! Ai fillimisht bëri një telefonatë në një gazetë lokale (The Brownsville Herald) e cila, e botoi menjëher lajmin. Nga ajo telefonatë dhe nga lajmi i botuar në atë gazetë, më shumë se 10 kanale televizive të lajmeve dhe gazetat anembanë SHBA, kan kontaktuar me dy djemtë e saj Marash dhe Peter, duke kërkuar informacione në lidhje me nënën e tyre. Aq sa në këtë histori u përfshi edhe një kongresmen, i cili ishte me ndikim atëhere në Washington - pikërishtë kongresmeni njujorkez Mario Biaggi.

Kongresmeni Mario Biaggi, thuhet se ka kontaktuar drejtëpërsëdrejti me Presidentin Ford dhe e informoi atë që ky ishte personi më i vjetër në historinë amerikane, që jetonte në New York, dhe ishte duke kërkuar shtetësinë e saj amerikane, për të jetuar në Amerikë, sipas saj e lirë edhe për të votuar, si qytetare amerikane. Sipas gazetës "The Brownsville Herald", Presidenti Gerald Ford i ktheu menjëherë përgjigje kongresmenit të Nju Jorkut, Mario Biaggi, ku shkruhej se ai kishte miratuar kërkesën e saj për shtetësinë amerikane, dhe brenda 1 jave ajo mori shtetësinë e saj amerikane, duke hyrë kështu në faqet e librit të historisë së emigracionit amerikan.

Vetë shtypi amerikan i asaj kohe kur ndodhi ngjarja ka thënë se: "Ky është një rast i rallë, dhe i pari e i vetmi deri tani në historinë e emigracionit amerikan, kur vetë Presidenti i SHBA, firmos shtetësinë e një qytetari të huaj në moshën 111 vjeçe që kërkon të bëhet shtetas amerikan, dhe ajo e fiton qytetarinë amerikane".

Mirëpo lajmi nëpërmjet kanaleve të spiunazhit (Misionit të Përhershëm Shqiptarë pranë OKB-së në New York) mbërriti shumë shpejt në Shqipërinë komuniste, dhe natyrishtë që nuk u kapërdi kollaj nga regjimi diktatorial në Shqipëri. Mbasi pasojat e tij, do ti vuante djali i saj Nikolla dhe familja e tij në kampin e interrnimit në Savër - Lushnje.

Ngjarja ishte aq e bujshme sa që tronditi regjimin enverian dhe veglat e tyre. Ka qenë vetëm çështje ditësh, dhe kur në Savër, i biri i kësaj nëne, Nikoll Marnaçaj, do ta paguante tërbimin e veglave të regjimit diktatorial. U dëshën vetëm tre deshmitar fallso dhe Nikolla, u arrestua dhe u dënua, për agjitacionë propogandë me 10 vjetë burg. Nga të cilat, bëri 9 vjet e disa muaj - deri sa u lirua për arsye shëndetësore mbasi vuante nga një sëmundje e rëndë, dhe nuk jetoj më, teksa vdiq më në fund në kampin e internimit në Savër të Lushnjes.

Nikolla, vdiq në Shqipëri, pasi kishte kaluar 25 vjetë burg në burgjet e tmerrshme dhe 13 vjet internim në kampet e përsekutimit politikë.

Nga Beqir Sina

COMMENTS