Data e ditës së Pashkëve

Dita e Pashkëve
Pashka (ose pashkët) është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.

Festa e Pashkëve të krishtera është e lëvizshme, vendoset çdo vit të dielën pasuese, të parën hënë të plotë pas baraznatës (ekuinoksit) të pranverës (21 marsi).

Në lashtësi mund të kishte përdorime të ndryshme vendore mbi ndjekjen e datës, sidoqoftë të gjitha të lidhura me njehsimin e pashkëve hebraike. Në veçanti disa kisha të Azisë ndiqnin traditën e festimit të pashkëve në të njëjtën ditë me ato hebraike, pa përfillur të dielën. Pra data e Pashkëve është përfshirë mes 22 marsit dhe 25 prillit. Megjithatë, për shkak të diferencës 13-ditore midis dy kalendarëve (Gregorian dhe Julian), çdo anëtar i një kishe ortodokse do të vëzhgojnë se Pashka Perëndimore bie në mes 9 mars dhe 12 prill në kalendarin Julian. Në anën tjetër, çdo anëtar i një kishe Perëndimore do të vërejnë se Pashka Ortodokse bie në mes 4 prill dhe 8 maj në kalendarin Gregorian.

Datat e Pashkëve nga viti 2014 deri 2037, në kalendarin Gregorian:

  • Viti 2014 - 20 Prill
  • Viti 2015 - 5 Prill (Pashkët Katolike), 12 Prill (Pashkët Ortodokse)
  • Viti 2016 - 27 Mars (Pashkët Katolike), 1 Maj (Pashkët Ortodokse)
  • Viti 2017 - 16 Prill
  • Viti 2018 - 1 Prill (Pashkët Katolike), 8 Prill (Pashkët Ortodokse)
  • Viti 2019 - 21 Prill (Pashkët Katolike), 28 Prill (Pashkët Ortodokse)
  • Viti 2020 - 12 Prill (Pashkët Katolike), 19 Prill (Pashkët Ortodokse)
  • Viti 2021 - 4 Prill (Pashkët Katolike), 2 Maj (Pashkët Ortodokse)
  • Viti 2022 - 17 Prill (Pashkët Katolike), 24 Prill (Pashkët Ortodokse)
  • Viti 2023 - 9 Prill (Pashkët Katolike), 16 Prill (Pashkët Ortodokse)
  • Viti 2024 - 31 Mars (Pashkët Katolike), 5 Maj (Pashkët Ortodokse)
  • Viti 2025 - 20 Prill
  • Viti 2026 - 5 Prill (Pashkët Katolike), 12 Prill (Pashkët Ortodokse)
  • Viti 2027 - 28 Mars (Pashkët Katolike), 2 Maj (Pashkët Ortodokse)
  • Viti 2028 - 16 Prill
  • Viti 2029 - 1 Prill (Pashkët Katolike), 8 Prill (Pashkët Ortodokse)
  • Viti 2030 - 21 Prill (Pashkët Katolike), 28 Prill (Pashkët Ortodokse)
  • Viti 2031 - 13 Prill
  • Viti 2032 - 28 Mars (Pashkët Katolike), 2 Maj (Pashkët Ortodokse)
  • Viti 2033 - 17 Prill (Pashkët Katolike), 24 Prill (Pashkët Ortodokse)
  • Viti 2034 - 9 Prill
  • Viti 2035 - 25 Mars (Pashkët Katolike), 29 Prill (Pashkët Ortodokse)
  • Viti 2036 - 13 Prill (Pashkët Katolike), 20 Prill (Pashkët Ortodokse)
  • Viti 2037 - 5 Prill

Pashkët e krishtera janë në lidhje të ngushtë me ato hebraiket, në të cilat festohet çlirimi i hebrejve nga Egjipti prej Moisiut. Fjala Pashkë në të vërtetë do të thotë kalim: për hebrenjtë është kalimi nga robëria në liri ndërsa për të krishterët nga vdekja trupore dhe frymore në Jetën e Re të Amshuar.

Pashkët paraprihen nga një kohë parapërgatitore e agjërimit dhe përkorimit, që zgjat 40 ditë, që quhen Kreshme që fillon nga e "Mërkura e Përhimtë" dhe mbaron të Dielën e Palmave (e fundmja para Pashkëve) që përkujton 40 ditët e kaluara në shkretëtirë të Jezusit në lutje e agjërim dhe që sprovohet nga Djalli.

COMMENTS