Genti Tavanxhiu

Genti Tavanxhiu
Genti Tavanxhiu lindi në vitin 1973, në Shkodër. Ka mbaruar liceun Artistik në Shkodër. Është larguar nga Shqipëria në 1993 dhe aktualisht jeton e punon në Castorano, Ascoli Piceno, Itali. Për një periudhë kohe ka studiuar me Piktorin Lin Delija.

Genti Tavanxhiu është një nga shqiptarët e Italisë, i mirënjohur me arritjet e tij në fushën e skulpturës monumentale. Tani ka "Arte 'Atelier" e tij në Itali. Është AIESM menaxher për Shqipërinë, anëtar i ISSA (International Sculpture Symposium Alliance).

Që nga viti 1996, Genti Tavanxhiu është pjesëmarrës në shumë ekspozita të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare duke u vlerësuar me çmime të ndryshme. Skulpturat e tij monumentale ndodhen në shumë vende publike dhe koleksione private në Shqipëri, Gjermani, Spanjë, Portugali, Zvicër, Itali, Francë, Rumani, Mali i Zi, Qipro, Turqi, Kinë, Japoni, Egjipt, Siri, SHBA, etj.

Për të admiruar disa nga punimet e Gentit mund të vizitoni faqen në internet: gentisculpture.eu

COMMENTS