Gjergj Fishta - Gjaksorvet (1899)

gjergj fishta giorgio
Ndalnju! Kû veni burra?....
Pásh Zotin; lshoni hutat!
Pse teper gjak â derdhun,
Pse teper bajtë kem' futat:
Prej vaj't na â marrun zâni....
medet, o qiellë, medet!

A thue nuk jemi vllazen
T' njâj atmje t' tânë rritë n' prêhen,
T' tânë t' quejtun me nji êmen?
A thue, kështu do t' zêhen
Ata, qi 'i gjûhë e 'i doke
E 'i gjak kan bashkë e 'i mbret?

Ah váj! rrjedhë vala e Drinit
T' tânë gjak - ah! gjak Shqyptarit....
Kush kje, kush kje aj mizori,
Qi pushken rroku s' parit
E duert tash don me i zhye
Në gjak t' vllazenvet kot?

Ah! kjoftë mallkue prej Zotit!
E vejë atij i mbetët grueja
Djali i njatij t' perbuzunit
Veshun me zhele t' hueja,
Kerkoftë nper dyerë të shekllit
Pá u gjetë kush me i dalë zot.

Jo, jo; se mâ prej sodit
Thêmra e gjaksorve e mnershme
Token nuk do t'a shklase,
T' cillen, n' at kohë të ndershme,
T' Parët t'onë, rrebtë tue luftue,
E shuguruen me gjak.

Atjè nen vapë t' Sahares,
Nder luâj e pardha jeten
Mizuer, kush don me shkimun
Në gjak t' vllazenve eten,
Atjè, pá kênë vajtue,
Mbaroftë i nâmët per lak....

Djelmt t'onë, - ah kob i zí!
Djelm t'onë e Arbnís uzdaja,
Të cillt dergue i pat qiella
Per me mbarue pûnë t' mdhaja,
E vllazenve i muer pushka
E kalben sod në vorr....

E kânga nder né shuejti,
Porsi n' nji shpí dalë fare:
me thirr nder hatlla mblue
Lahuta âshtë shqyptare,
E por shêjzeza qyqe
Shqyptarve u kndon n' oborr....

Dridhu, gjaksuer i mnershem,
Se t'erdh i zí rreziku!
Se neper terr, Njaj, t' cillit
Kúr i veton qerpiku,
Dridhet n' themel t' tânë sheklli,
Kundra teje po vjen.

I zí e i perfrigueshem
I prîn Atij thellimi;
Ftyren i a zblon vetima,
T' cillen i a ndezi idhnimi;
Tue bumbullue rrufeja
Raven Atij i a then.

Me zhgjeta të frigueshme
Doren Aj e armatisi;
Qe, se edhe e rrebtë duhija
Idhun mbi tý tash krisi,
E 'i dét të zí ankimesh
Permbi kryet t'and dikon.

Qe, se edhe vala e mnershme
Perpîn me gjire t' veta
Shpín t'ande prej themelit;
E grueja e jote e shkreta,
Fmîn t'ue tue mbajtë nen stjetull,
Nper valë kot pshtim kerkon.

U dha mbi tý tash gjygji,
E zhgjeta e frigshme e Zotit
Mbi tý vjen tue fishkllue....
Rrzou, o i pashpírt! pse q' motit
Pat thânë nji Zot: Do t' bjeje
Kshtû, nierin m' tokë kush vrau.

O Zot, pse kaq vonove
Gjaksorin pá ndeshkue?
E, dér sá ky mizori
Gjak vllazensh pat dikue,
Kot landë rrufeja e jote
Pse bjeshkavet por çau?

COMMENTS