Mbi vorr të nânës..., Vinçenc Prennushi

Vinçenc Prenushi
A del për mue prêndvera
A zbadhë për mue kund dritë
A gzon mâ zemra e mjera
A po rrí kot tue pritë?

Shka m'viin t'rít t'em, lulzime?
A kam pse shkoj kët jetë
Kur nânës përkulun dhimet,
Nuk mundem me u përshndetë?

O vjeshtë, vjeshtë e shëmtueme,
Si më thave në ditë mâ të mirë;
Ç'se fike at ditë të çmueme
S'ka kush qi n'mue sŷt i prirë.

E lypa kot te shpija
As lâçë un kênd pa pvetë
M'ka lodhë, m'ka kputë vetmija,
Po nâna ku do t'jetë?

Nji zâ m'u duk se ndjeva
Që më tha: "S'e ke n'tokë të mjerë!"
Kah' Rrmajt atëherë un shkova,
E kjava edhe njiherë.

E ai shêj, qi dikush vuni
M'foli e m'dha qindresë:
E zemrën në vend m'a prûni
Më tha që t'gjithë do të desë.

COMMENTS