Medin Zhega, Mjeshtër i Merituar i Sportit

medin zhega
Medin Zhega lindi në Shkodër më 31 janar 1946. Shkollën fillore dhe të mesme e kryen në qytetin e lindjes. Pas përfundimit të shkollës se mesme shkon në Tiranë ku studion në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Kimi-Mercologji, dhe në Intitutin e Kulturës Fizike dhe Sporteve "Vojo Kushi" (sot Akademia e Sporteve).

Gjatë viteve 1963-1979 ka qenë futbollist me ekipet e Vllaznisë dhe Dinamos. Shquhet si golashënues në ndeshjet kombëtare dhe ndërkombetare, duke u cilësuar nga media dhe publiku si një nga lojtarët më të mirë në Shqipëri. Nga viti 1965 e në vazhdim ka qenë anëtar i ekipit kombëtar të futbollit.

Në vitin 1981 mbaron shkollën e trajnerëve në Austri dhe me pas kryen edhe një seri kualifikimesh për trajner.

Gjatë viteve 1984-1986 ka qenë ndihmëstrajner i Ekipit Kombëtar dhe atij Olimpik. Medin Zhega ka qenë pjestarë në Kuvendin e Shqipërise, si deputet i Partisë Socialiste, gjatë viteve 1992-1996.

Në vitet 1999-2001 ka qenë trajner i ekipit Kombëtar të Shqipërisë. Pasi shkarkohet nga kjo detyrë emërohet anëtar i Komitetit Ekzekutiv në FSHF, Federata SHqiptare e Futbollit, post të cilin e mbajti deri në vitin 2010. Nderohet me titullin e lartë "Mjeshtër i Merituar i Sportit".

Me rastin e 90 vjetorit të themelimit të klubit shumësportesh 'Vllaznia', në vitin 2009, Medin Zhega nderohet me titullin "Qytetar Nderi" i qytetit të Shkodrës.

Gjatë një qëndrimi në Toronto (Kanada), në vitin 2011, Zhega pëson një aksident i cili e dënon që të mbesë paraplegjik. Edhe pse mjekët bënë gjithçka ishte e mundur për t'ja shpëtuar jetën, fatkeqsisht, Medin Zhega vdiq më 12 qershor 2012.

COMMENTS