Shtëpisë sime.., Luigj Gurakuqi

luigj gurakuqi
Te ti m'flutron mendimi, o shpiza e ime,
Kur vjen ma i thershëm malli me m'trazue;
Te ti, ku nisa s'parit me jetue,
Ku qela sytë, ku u reva , e pata gzime.

Gjith her' ndër mend t' kam ty, ku laq kujtime
T' ambla, qi jetën m' pan nji ditëgazmue;
Vetëm n' dhe t' huej, tue vuejt e tue largue,
T'kam n'zemër ty, ku ndieva t' parët dashtnime.

Ai skaj ma i vogli i yt, ma e vogla skut
E jotja, ka për mue aq ambëlsi
Sa veq kujtimi i ynë shpirtin m'kputë,

E kur me ra shkoi n'mbramje, me mjeri
Ty t' mendoj, e i thom vedit: oh a ma i butë
Shtrati e ma i kandshëm a pushimi n'shpi!

COMMENTS