Zafina Vasa, piktore shkodrane në Firence

Zafina Vasa
Zafina Vasa lindi në qytetin e Shkodrës, më 5 maj 1970, në një familje të vjetër shkodrane.

Babai i saj Simon Vasa (Mazrreku) dhe nëna e saj Lizabeta Vasa (Vuksani) i kushtuan vëmendje shkollimit dhe pasionit që vajza e tyre kishte për artin.

Prirjen për pikturë Zafina e shfaqi që në fëmijëri. Talentin ia zbulon babai dhe mësuesi i saj, në shkollën 8 vjeçare Branko Kadia, prof. Sytki Brahimi.

Në adoleshencë, duke parë pasionin gjithnjë e në rritje, baba i saj Simoni e aktivison në "Klubin e Rinisë" nën drejtimin e prof. Angjelin Dotmasej. Ky kurs do t'i jetë i dobishëm Zafinës për përvetësimin e teknikave të reja. Më vonë fiton konkursin e zhvilluar në shkollën e mesme artistike "Prenkë Jakova" dhe më pas diplomohet, në vitin 1988.

Në vitin 1992, më një bursë të kishës katolike, vazhdon studimet në Lecce (Itali) në Universitetin e Letërsisë dhe gjuhëve të huaja. Mbas dy viteve shkëputet nga këto studime për të ndjekur ëndërrën e saj artistike. Në vitin 1994-1995 përfeksionohet në Akademinë e Lirë të Nudos, në qytetin Firence (Itali). Po në këtë qytet Zafina jeton aktualisht.

Zafina frymëzimin e gjen kryesisht tek natyra, ekzekuton me mjeshtëri portrete, peisazhe, natyra të qeta etj., i realizon me teknika të ndryeshme ku spikasin aftësitë  krijuese të kultivuara në vite. Shumë nga punimet gjenden në koleksione private në Shqipëri dhe Evrope.

Zafina Vasa ka realizuar disa ekspozita personale dhe ka marr pjesë në shumë të tjera kolektive.
Disa prej tyre janë:

2011 - Museo della Città "Lin Delija - Carlo Cesi", Antrodoco
2010 - Palazzo del Fiorino, Greve in Chianti - Firenze
2008 - Ambasciata Albanese, Roma
2007 - Torretta Valadier - Ponte Milvio, Roma
2007 - Negli ambienti di "Casa Nova", Bologna
2007 - Associazione Culturale Centro Java, Firenze
2007 - GADARTE, Firenze
2006 - Gruppo Donatello, Firenze
2005 - Saletta del vicolo degli Ariani, Ravenna
2005 - Piazza della Libertà, 45, Firenze

shkodradaily.com

COMMENTS