Gasper Beltoja

gasper beltoja
Gaspër Beltoja lindi në Shkodër më 12 qershor 1871. Është një nga figurat më të shquara të arsimit shqiptar, drejtor i parë i shkollës Normale të Shkodrës, autor tekstesh shkollore dhe punëve didaktike.

Veprimtarinë pedagogjike e zhvilloi gjatë më se 3 dekadave në Shqipërinë e Veriut, në Shkup si dhe në kolegjin e Shën Demetrio di Corona të arbëreshëve të Italisë. Gasper Beltoja është ndër diplomantët e parë shqiptarë të Shkollës Normale të Klagenfurtit në Austri. Më 1903 ai kthehet në Atdhe dhe vazhdon veprimtarinë pedagogjike. Jep mësim në shkolla të ndryshme dhe gjatë pushimeve të verës hap kurse për kualifikimin e mësuesve, përkthen, përshtat dhe shkruan tekste mësimore dhe metodike, bashkëpunon me "Klubin e Gjuhës Shqipe" me Komsinë Letrare Shqipe "Dija". Në vitin shkollor 1922-1923 me hapjen e shkollës Teknike Shqiptaro-Amerikane në Tiranë, emërohet mësues i lëndëve pedagogjike.

gasper beltoja abetare per shkollat fillore te shqiperise
Abetare për shkollat fillore të Shqipërisë.
Përpiluar e mbledhur nga Gaspër Beltoja, Drejtor i Arsimit në Shkodër.

COMMENTS