Mentor Quku

Ndre Mjeda, Mentor Quku
Mentor Quku lindi më 20 janar 1939, në Bilisht të Korçës. U arsimua në Shkollën Pedagogjike "Shejnaze Juka" në Shkodër (1951-1954), Institutin e Lartë Pedagogjik në Tiranë (1955-1957) dhe Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës (1960-1963).

Ka qenë mësues në shkollat e Shtiqënit, Brutit dhe Kukësit (1954-1957), në shkollën e mesme "Xheladin Fishta" në Shkodër (1961-1963), në shkollën e Barbullushit (1965-1991), në shkollën e Bahçallëkut (1991-1992). Ka qenë drejtor i Muzeut Historik Shkodër (1992-2000) duke organizuar katër seminaret e para "Shkodran në shekuj". Është drejtor i revistës "Kumtari" dhe i gjashtë vëllimeve "Seminari Ndërkombëtar, "Shkodra në shekuj".

Është autor i disa studimeve e botimeve në fusha të ndryshme të dijes si metodikë e dhënies së mësimit, pedagogji familjare, pedagogji shkollore, pedagogji sportive, tekstologji, psikologji të arteve figurative, psikologji sportive, psikologji të moshave, histori, histori arti, letërsi biografike, letërsi për fëmijë, letërsi politike, histori e letërsisë për fëmijë, mitologji, folklor, frazeologji, toponomastikë. Tema qendrore e botimeve të tij mbetet ajo e Ndre Mjedës.

Mentor Quku ndahet nga jeta më 31 maj 2014 në Shkodër duke lënë pas emrin e nderuar "Qytetar nderi" i qytetit të Shkodrës, Profesor nderi i Universitetit "Luigj Gurakuqi" të Shkodrës. Kontributi i tij është vlerë e pashlyer për letërsinë dhe historinë shqiptare.

Veprat studimore

1. Mjeda 1 (1866-1888): Rinia.
2. Mjeda 2 (1888-1899): Albanologu.
3. Mjeda 3 (1899-1912), i përbërë nga dy libra.
4. Alfabeti, fq.680.
5. Liria, fq. 766.
6. Mjeda 4 (1912-1925): Identitet.
7. Mjeda 5 (1925-1937): Gjuhetari.
8. Mjeda 6, i përbërë nga dy libra.
9. Bibliografia (e Mjedës).
10. Bibliografia (mbi Mjedën).
11. Mjeda 7: Bashkekohesit.
12. Mjeda 8: Album.
13. Mjeda 9: Përmbledhje.
14. Prof. Mustafë Dervishi.

COMMENTS