Martin Camaj - Mimozat

martin camaj mimozat
Simjet për të parën herë
mimozat në dorën e nji vashze i pashë
tu' u dridhë me dritë, qetsisht tue marrun frymë
si në degë.

Mimozat erdhen tue prû me vehte
ngjyrën e ditve të blera
e lezëm luhaten n' ahtin e zemrave të njoma
e zemrat e njoma rriten prej sosh për ditë.
"Mimoza, ju pëshpritje të lehta e t' egra,
në prakun e jetës qindroni mbi kambë të dyshimta
plot frigë...
E pra na burrat - të xanun duersh me sende tjera -
s' kemi si m' u përkitë,
damave aromën e luleve të mbytuna larg ia u ndieni
para se me u avitë
e si t' ishit letrash shtangoheni n' pranìn e tyne
për nji minut pa marrun frymë.
Lule të çuditshme, lule të çuditshme,
mes stinve e të pa stinë,
ç' rruga do t' marrim me ardhë te ju?"

Simjet për të parën herë
mimozat në dorën e nji vashze i pashë
tu' u dridhë me dritë, qetsisht tue marrun frymë
si në degë.

COMMENTS