Histori shkodrane (1913)

shkoder shkodra foto
N' Shkodër pûnët si 'i herë 'i herë: rrêna, plûhen a baltë, kual e katana, muzikë, peca e .... "Rrnoftë Shqypnia!" - sa t'duesh; por pûnë pa të cillat s'ka si rrnon Shqypnia, pak e aspak. Gjindja jânë ndêjë hijeve pa pûnë, tuj pritë me gojë hapët, si zogj pllûmash, palè se shka pa u bjen nana-vida Europë, por .... per nji herë .... prit, Zot, veç mîzat; pse, (me ç'andrra po shifen), vonë e vonë do tu bin gjâ m'skep. E pra atdhetarët e shkretë plasen, plasen, u shkyen germâzash, tuj folë per Shqypnië e tuj pûnue për vedi; por ç'dobië! Për Shqypnië s'po ka pûnë e per atdhetarë s'po ka pare.

Pazari i Shkodres asht ba taman "Club" me pi kafe e me ça llafe .... politiket. Oh, po! per politikë mos pvet! Ktû politikë sa t'duesh. Pa pasë xânë gjâ politike, ç'do kopuk do me dalë Bismark: pa ja pasë ndî êmnin strategiës, ç'do kulifickan i keq, bâ prejë lingatet mos me u gjetë qên qi me e hanger, flet, morè djalë, per pûnë luftet si me kênë nji Velington, nji Napoleon, nji Moltke, Tegetof a Togo, shî me t'a bâ kryet per voe. Por, elè, me t'qitë rreziku me ndêjë me ndonji asish, qi ka pâ anderr se âsht i dijshem, prejsè, kûr pat kênë n'shkollë, ka pasë shkye ndoj kartelë a thye ndoj tabelë, atëherë, po, se nuk i din mâje vedit, kaq dijen e filozofiën e politiken e madhe qi pshtyn prejë gojet. T'a dan shekllin fele - fele, si me kênë tujë da nji sherqi Stajket; i ngatrron e i shkatrron Krajlat shoq me shoq, me t'vojtë mêndja se atëherë po kersèt lufta e po bâhet nâmi; por, kur fûndi, veç n'i krisët zorra n'bark ati prejë s'thatit, se kerkush s'lot vêndit.

E tu kênë qi ktû rregullohet politika jo mas interesesh s'vêndit, por mas leverdiës t'setcillit, ç'do pûnë qi ndollë, kaq dredhet e e shperdredhet, e shtohet e voglohet e zbukurohet, sa mos me mûjt mâ me dijtë se shka asht rrênë, se shka âsht e vertetë.

Prandaj ksajë herë spo vêm lajme Shkodret; pse druem se vêhna n'rrezik me thânë ndoj rrênë: shka kishte me kênë kundra amtyrës s'Perkohshmes s'onë.

Hylli i Dritës, 1913

COMMENTS