Shkodra në mbramje.., Ernest Koliqi

shkodra ne mbramje ernest koliqi
Sa ambël n' mbramje shqimet drita e diellit
qi bje kadalkadalë andej kah ana
e malit tue lan' mbrapa ngjyrat e t' tana:
zambakë ar, vjollza e fletza drandofillit,
e n' at zjarrm lulesh, ndez' ndër skaje t' qiellit
vizaton Rozafati gurt vigana,
e nëpër hyj qi kallen n' qiellt e gjana
del si vetull hyjneshe hana e prillit.
Prej Maranajt zbret nata (nga erdh dita),
për me fil' ngjyrat qi pat falun drita,
E Shkodra n' hije pak nga pak, qe, humë.
Minaret përmbi te, t' bardha n' ajri,
sogje qiellore duken qi e ruejn' n' gjumë
kur flen nen hyj qi i a mbulojn' qiellt unji.

COMMENTS