Shkodra në mëngjese.., Ernest Koliqi

shkodra ne mengjes ernest koliqi
Këndojn' s'bashku n' mëngjes pes' kumbonare,
këndojn' n' ajrí mbi Shkodër ende fjetë:
mbi Maranaj qet vetllen kureshtare
agimi e hjedh n' liqê synin e qetë.
Përhap' lajmin e zgjimit rrezja e parë e
t' parat përshndetje dridhen n 'heshtí t' letë,
e shpejt n' at lavdí dielli, qi e vesh' fare,
Shkodra kumbon me zâne, zhurmë e jetë.
E ai diell prendvere i rí shprazet n' shtëpija,
udha e lulishta, tue ngjall' ngjyra e shkndija,
tue mbshtjell' gjithshka si nji tis ari, i hollë:
skâj në skâj si lum gzimi tue rrëshqitë
n' syt e vashave qeshë, e mbush' me dritë
kaçurrelat e tyne kur shkojn' n'shkollë.

COMMENTS