Shkodra në zheg.., Ernest Koliqi

shkodra ne zheg ernest koliqi
E zhegu jetën vjen edh' e shafitë
e krejt qyteti disi kolomendet;
heshtin pirajkat, heshtin avlimendet,
e n' at heshtí, mbretnon e bardha dritë.
Veç ndonji çerek pusi tue kërsitë
ndëgjohet hove hove e 'i hap qi endet
vetmitar n' zheg, msa flêjn' njerzit e sendet,
edhe kadalkadal' vjen tu' u avitë.
Oh, shqetija fmijnore, n'mosh' t'prarueme!
Nâna na vênte n' zheg, né fmijt, me fjetë
për t' i dhan me gjum' t' onë, pak pushim shpis...
Por na sa ndiejshim ngjat at hap, n'të shtrueme
s' na zênte vendi vend: rrijshim t' paqetë,
pse at hap e ndiqte britma e hallvaxhis!

COMMENTS