Shkolla e Mesme Artistike Prenkë Jakova

Shkolla e Mesme Artistike Prenk Jakova
Mё 18 janar 1961 u hap nё Shkodёr, Shkolla 8-vjeçare e Muzikёs. Kjo u bё e mundur me pёrpjekjet e vazhdueshme tё muzikantëve të mirënjohur të qytetit, Ndoc Shllaku e Gjon Kapidani etj. me mbështetjen e kompozitorit Prenkё Jakova, qё kёrkoi tё ruhet e tё vazhdohet tradita kulturore e qytetit. Nё fillim shkolla kishte 25 nxёnёs dhe 3 mёsues, pёr violinё e piano. Nё vitin shkollor 1963-1964, hapet dhe klasa e violonçelit qё pasohet 3 vite mё vonё mё hapjen e klasёs sё klarinetёs dhe flautit. Nё vitin shkollor 1970-1971 hapet Shkolla e Mesme e Muzikёs (12-vjeçare) nё degёt violinё, violё, violonçel, kontrabas, piano, kanto dhe instrumenta fryme.

Nё vitin shkollor 1974-1975, pranё kёsaj shkolle hapet dega e pikturёs, dhe 5 vite mё vonё dega e skulpturёs. Nё kёtё mёnyrё merr formёn e vet tё plotё si shkollё artistike me dy drejtimet kryesore, dega e muzikёs dhe dega e arteve figurative, qё funksionon edhe sot. Nё vitin 1981 me rastin e 20 vjetorit tё krijimit tё shkollёs, Shkollёs Artistike tё Shkodrёs, iu dha emri "Prenkё Jakova". Deri tani nga kjo shkollё kanё kryer studimet e plota 1830 nxёnёs, prej tё cilёve mbi 600 kanё vazhduar studimet nё Akademinё e Arteve - Tiranё, dhe pas viteve '90 edhe nё akademitё muzikore tё Evropёs.

Nё vitin 2006 shkolla mori njё status tё ri nga Ministria e Arsimit dhe Shkencёs, Shkolla Kombёtare Artistike "Prenkё Jakova".

Nё jetёn e Shkollёs Artistike Kombёtare "Prenkё Jakova", njё vёnd tё rёndёsishёm zёnё edhe veprimtaritё artistike. Koncertet e para tё dhёna nga nxёnёsit e kёsaj shkolle i pёrkasin viteve 1962-1963. Krijimi i shkollёs sё mesme solli formimin e disa formacioneve artistike tё cilat funksionojnё edhe sot si: orkestra simfonike, orkestra frymore, formazioni i tunxhit, formaconi koral, formacioni i muzikёs sё dhomёs, ansamble tё vogla instrumentale qё kanё patur njё veprimtari artistike tё gjallё brёnda qytetit, nё qytetet kryesore tё Shqipёrise e jashtё vendit, si Itali, Mali i Zi, Greqi, Gjermani, Bullgari etj.
Njё nga arritjet mё tё shёnuara tё veprimtarisё artistike tё kёsaj shkolle ёshtё vёnia nё skenё e aktit tё parё tё Operёs "Mrika", tё kompozitorit Prenkё Jakova, nga nxёnёsit e shkollёs, nё vitin 1983.

Nё konkurimet artistike muzikore kombёtare e ndёrkombёtare, Shkolla Kombetare Artistike "Prenkё Jakova" ёshtё vlerёsuar tre herё me flamurin e aktivitetit dhe çmime tё para, ndёrsa nё fushёn e arteve figurative ёshtё vlerёsuar me çmime te para nё rang kombёtar dhe pёr disa vite me rrallё nxёnёsit e kёtij sektori janё vlerёsuar me çmime tё para nё konkurset ndёrkombёtare si nё Portogali, Austri, Mali i Zi, Itali, Maqedoni etj.

Pedagogёt e kёsaj shkolle kanё dhёnё njё kontribut tё jashtёzakonёshёm pёr zhvillimin e pasurimin e traditёs muzikore tё Shkodrёs, si krijues, interpretues dhe si antarё tё korit dhe orkestrёs simfonike e orkestrёs frymore tё qytetit.

Orkestra simfonike e shkollёs me instrumentistёt, solistёt e krijuesit, pas viteve '90 kanё marrё pjesё nё disa aktivitete ndёrkombёtare, si nё Itali, Zvicёr, Austri, Mali i Zi, Gjermani, Greqi etj. ku janё pёrfaqёsuar me dinjitet artistik, e kanё marrё vlerёsime tё larta. Shkolla Kombёtare Artistike "Prenkё Jakova", prej vitesh ka marrdhёnie tё afёrta profesionale me shkollat analoge tё vendit e tё Evropёs, si dhe me Akademinё e Arteve Tiranё, e akademi tё tjera Evropiane.

Stafi pedagogjik i kёsaj shkolle nё vite, ka kontribuar me sukses nё hartimin dhe pёrmirёsimin e programeve kombёtare didaktike, e teksteve shkollore.

Pedagogё dhe artistё krijues tё shkollёs, kanё dhёnё ndihmesё tё madhe nё zhvillimin e konsolidimin e artit mbarёkombёtar shqiptar dhe janё vlerёsuar me titujt mё tё lartё kombёtar si "Nderi i Kombit", "Artist i Populli", "Artist i Merituar", "Naim Frashёri i Artё", "Mёsues i Popullit", "Mёsues i merituar", "Qytetar Nderi i Shkodrёs" dhe Çmimin "Prenkё Jakova".

Sot nё shkollё japin mёsim rreth 70 mёsues dhe studiojnё mbi 300 nxёnёs.

COMMENTS