Tingëllim për Shkodrën.., Robert Shvarc

robert shvrac per shkodren
Ah, Shkodra jeme, ma s'po jam tue t'njoftë
kaq fort rinuem je, kaq fort e plakun!
Gjithmonë jam mësue që Ti t'ma ndezish gjakun,
por tash acari po m'përgjethë, kam ftoftë!...

S'asht hera e parë që rrugëve tueja endem,
përmbas kujtimeve t'fëminisë tue nga:
se kurrë në zemrën teme s'paska prà
kanga për Ty. E, para se të çmendem

nga dhimbja e marazi e ngujimi,
nga vorret që po çilen kaq mizore
tue m'i përpi të dashtunit e mi,

po due me t'përshndetë në shenj' nderimi
edhe ktë herë, o Shkodra jeme prore
sa e madhnueshme n'Dashtni, aq dhe n'Idhni!

COMMENTS