Fotografia e parë e modifikuar në Photoshop

Një ide e shkëlqyer, pushime në Polinezi dhe sigurisht... një fotografi.
Ja disa kuriozitete në lidhje me lindjen e programit të famshëm Photoshop.

Fotografia e pare e modifikuar ne Photoshop
Titulli "Jennifer in Paradise" duket të jetë i një filmi po të mos ishte se Jennifer është e vërtetë: është gruaja e John Knoll, një nga krijuesit e Photoshop. Dhe padashur hyri në historinë e fotografisë.
Fotografia që i bëri burri në Bora Bora në vitin 1987, "Jennifer in Paradise", është faktikisht fotografia e parë e prekur me programin e njohur të foto-redaktimit. Knoll e përdori atë për të shpjeguar idenë e tij të re në Adobe, një software që mund të modifikojë imazhet, i ngjashëm me ato të përdorura në kinematografi.

Në atë kohë ai dhe Jennifer punonin për Light & Magic, një sektor i Lucas Film të specializuar në efekte speciale: udhëtimi në Bora Bora ishte një shpërblim për punën e madhe gjatë realizimit të filmit Who Framed Roger Rabbit. Në të njëjtën kohë vëllai i tij Thomas ishte duke punuar në një software që mund të përsëris të njëjtat efekte të disa makinerive të fuqishme te përdorura për të bërë efekte speciale në kinematografi, në një Macintosh Plus. Më pas Knoll vendosi t'i paraqesë atë dy kompanive të mëdha, Apple dhe Adobe. Në momentin e paraqitjes kishte vetëm një foto me vehte, e merrni me mend se cila ishte?

Pjesa tjetër është pothuajse histori e njohur nga të gjithë: Adobe e bleu licencën e Photoshop dhe e shpërndau atë në kompjuterat Mac, që nga viti 1990. Fotografia e Jennifer ulur në plazh në Bora Bora është përdorur shumë hërë gjatë prezantimeve publike dhe private, duke u bërë shumë e famshme.

COMMENTS