Ndre Mjeda - Djali e balta

 ndre mjeda djali e balta
"Kush je ti"? - po pvette 'i djalë
Nji grusht dhé, që përdorote,
"Oh, ç'erë t'mirë po ndiej tue dalë,
Athue kjo asht era e jote"?

"Era e jeme" - ia kthej balta,
"Edhepse jam baltë e shkretë,
Por ndër lule, kah del mjalta,
Deri sot gjithmonë jam gjetë".

COMMENTS