Frano Ndoja

Frano Ndoja Fran
Frano Ndoja lindi më 28 korrik 1867 në Shkodër, në një familje zanatçinjsh. Kompozitor e dirigjent i njohur i cili rënditet me të parët që vunë bazat e muzikës sonë, Palokë Kurti dhe Martin Gjoka.

Në vitin 1898 krijoi orkestrën frymore "Daulla e Franos", që ishte edhe formacioni i parë orkestral i cili në vitin 1917 u kthye në një formacion zyrtar. Ndihmon P. Kurtin, kur u kthye në atdhe më 1890, për formimin e orkestrës së kishës katedrale, Banda e Katedrales, bashkë me ndihmën e Imzot Jak Serreqit. Vetë Ndoja në krye të tij orkestroi mjaft këngë popullore shkodrane, si dhe krijime të vetat.

Krijimet e tij më të goditura muzikore janë: "Kënga e Konstitucionit" 1908, "Gjama e Tomorrit", "Vdekja e Pirros". Kishte një larmi pjesësh të orkestruara, por ama pjesët patriotike ishin tiparet kryesore të krijimtarisë muzikore të Frano Ndojës. Orkestra e Ndojës, në vitin 1917, kaloi në varësi të Bashkisë së Shkodrës, e cila tashmë kishte profesionistë të vërtetë në gjirin e saj. Banda muzikore e qytetit të Shkodrës e drejtuar nga ky mjeshtër ishte ajo që në vitin 1920 i priu vullnetarëve që shkuan në luftën e Koplikut kundër forcave serbo-malazeze.

Frano Ndoja vdiq në vitin 1923.

COMMENTS