Bejta dhe humor nga Gjosho Vasija

gjosho vasija dhe zef deda

Bejta dhe humor nga Gjosho Vasija


Gjakmarrja dhe ngujimi, dy tè zezat qè njeh "trimi"

Lulash Dosa prej Bucakut,
seç ma ka atè tufè mustakut,
q'e ka shtrij per siper gojès
krejtè si sqapi i Marka Ndojès.
Seç po shifet ditè per ditè,
tue e krehè e kashagitè
se vendosè ka sot n'pleqni
me tregue nji t'fortè burrni,
por pa kenè mirè nder mustakè,
as burrnija s'ka nafakè ...
Sot kerkoka me ngrehè lakun
nji gjaksorit me i marrè gjakun,
pra dikund ka çue nji fjalè:
"- Mos mendoni se' u kam falè,!?
Por tashti qè vdiç rregjimi
tashti shihni kush asht trimi,
prandej mbylluni nè shpij,
per sa keni pleq e fmij,
se do t'marr un hak per gjyshin
qè' e pàtè vra nè dyztedyshin,
e per gjakun e harruem
der t'ju vras, jeni t'ngujuem." -
Tash Lulashi rrin e pret
pale sot kush kryet po' e qet,
e n'sa sillet n'per qytet,
hasè nji shoq qè n'vuetje kjenè
t'internuem nè Tepelenè ...
Shternguen duer e u qafunè,
e n'bisedè tè parè, filluen:
"- Po ti Lulash kèndej pari,
pse po u sillke si "gjendari?
Fry e shfry porsi kendezi,
der i zverdhun si kinezi,
i pa rrumè si bubazhel,
dredhè mustakun kaçurrel,
diçka n'sy ti jep e merr
mos ke dalè me ba ndoj sherr?
Un tè njof qysh n'Tepelenè
se do punve i ke lujtè fenè??" -
"- Po besa mor Gjosh Vasija,
jam tue pà te ajo shpija
athue kush po ma qet kryet,
se nuk rrij per pa e mbytè,
pa e fergue si puna e mlyshit,
e me'i marrun hakun gjyshit." -
"- Po mè thuej çka t'paskan bà
qè kerkon gjithè kete hatà?
Kush bre t'keqen ta ka thurè
qè po don me'u ba gjaksuer?
nuk kuptova çka the?.., mlyshin?
dikush don me t'fergue gjyshin?" -
"- Mos u tàllè Gjosho me plakun,
kam dalè sot me'i dhanè dajakun,
me allti me ia marrè hakun...
Gjyshi i tyne n'dyztedyshin
na ka vra bre katragjyshin,
e sot dola me marrè hak,
siç na thotè kanuni plak..." -
"- Nisu Lulash shko n'shtèpi
se po bahesh komedi,
len kanunin n'punè tè vet,
ai tashma ka mbetè pa shndet
ç'se asht lindè tash njimij vjet,
kur malsija me qytet
kanè qenè krejtè analfabet.
Sot ti Lulash nga "kultura"
po ban krejtè si diktatura
qè e vrau shqiptarin mbarè,
padrejtsisht trim e shkollar,
gjithsa patem dhe fetàrè,
sepse ishin shtasè nji copet,
ushqye trunin n'bagla lopet...
Pra dhe ti si injorant
arrogant e der pedant,
po kujton se asht e t'vjetrit
me i marrè shpirtin atij tjetrit?
Ndigjo Lulash mendezi,
me pasè pasè ndopak burrni
ti mendue do t'kishe ndrysh,
jo me marrun hak per gjysh,
e per krushk e katragjysh,
por per baben atè burrè t'mirè
qè ta vrau partija n'Kir
komunistat kriminela,
me ato hyj neper kapelamadje
thotè kush pau me sy,
deri arra'i thyen mbi krye.
Por ti s'duhet me i marrè gjakun
dhe pse don kanuni hakun,
se n'shqipni ka hy shkollimi,
asht mbushè truni' e arsyetimi,
ka hy shkenca e perparimi,
nuk asht ma shqiptari mlysh,
sot mendimet i ka ndrysh,
per kto punè ka hy drejtsija,
s'ka nevojè ma ç'thotè malsija
jo kanuni, jo majmuni,
e jo huni e tutkuni,
Shpirtin qè njeriun gjallon,
vetem Zoti ja dhuron,
vetem Ai ka t'drejtè me e falè
vetem Ai ka t'drejtè me e ndalè,
askush tjeter nè kete botè,
jo ma ti njeri i kotè,
rrotè e plotè sa'i autobotè." -
E Lulashi u nis dalè
sigurisht me bisht nder shalè,
e mustakèt gjithè burrni
seç i hypen goj's permbi,
sa qè trimi i jonè si "zanè"
qè mendoi me trembè dyrnjanè,
mà nji fjalè nuk mujt me thanè...

****

Armata e spiujve

Po u tregojsha mbramë fëmijve
se çka ndodhi n'Urë të Thive!
Nji spiju i armat's shqiptare
që spiunonte edhe pa pàre
nga që e kish ftyrën zumpare,
kishte ardhë që n'shtatë sahati
e xanë vend n'fund t'nji pallati,
hapë dy veshët si zagar
se diçka liviz n'kat të parë...

"Te kjo shpijë nji mende e ligë
e çon radjon n'Amerikë,
e ma vonë i vijnë do shokë
se çka s'flitet kokë më kokë,
më që sot çdo fjalë që thohet
regjistrohet dhe dorzohet,
kshtu që shoku i Sigurimit
kto' i nisë n'fusha t'vorrimit
ndërsa mu m'jep flet lavdrimit!"

N'sa spiuni po mendon,
edhe gjoja gazetë lexon,
nji voglush n'katin e tretë,
ftyrën zbe e synin fjetë,
me do pshesha te nji safë,
nji tubë çelsa vàrë në qafë,
nxuer nga fundi i pantallonit
nji vintil, si punë bibronit,
mbasi mirë iu pshtet ballkonit
holli pishin prej vintilit,
aty poshtë në formë t'currilit
edhe fill ai uji i nxehtë
gjysa n'krye, gjysa n'gazetë.
Seç u hodh "djalli" n'hava,
tue vikatë, tue pshtye e shà,
preku kryet, krejt qullinë,
i muer erë, doli urinë,
por mbi t'gjitha kish randsi
se ka pshurrë n'fotografi
dy udhëheqsat dalë n'Rusi
njeni kakë e me mustakë,
tjetri brrakë e nanën shakë.
Seç shpërthej gazi i tre fmijve
për kte ngjarje t'Urës s'Thive,
bile ai ma'i vogli djalë
seç e mbylli me kto fjalë:

"Due ta puthi njatë fëmijnë,
që spiunin dhe partinë
na 'i vaditi me urinë!"

****

Oroskopi si Rroskopi

DASHI
20 Mars - 19 Prill

Po ndigjo djali 'i Lulashit (Bektashit)
je tue i rà nè qafè shoqnisè,
mos mendo se je mish "Dashit"
rreh ma fort nga mishi i dhisè.

DEMI
19 Prill - 20 Maj

Nè ketè botè gjithkush me t'veten,
pra gjithmonè me gjanè e shpisè,
ti si "Dem" mbaje pak vehten
mos trazo "loptè" e kojshisè.

BINJAKET
20 Maj - 21 Qershor

Fjalè tè urtè m'kanè thanè do shokè
mos e ço nanen n'kojshi,
se ka ndodhè me lindè "Binjokè",
njeni i bardhè e tjetri i zij.

GAFORRJA
21 Qershor - 22 Korrik

Ju t' "Gaforres" me 6 kambè
dy me'u thy, prap kceni hop,
kurse mue Zoti m'ka nàmè,
nji me thy,do t'eci n'shkop.

LUANI
22 Korrik - 22 Gusht

N'oroskop njihesh "Lua",
por trimninè e ke sa'i micè,
sa herè don trimnì me ba
e han shtjelmin n'mbrapanicè.

VIRGJINESHA
22 Gusht - 22 Shtator

Shej'i im ju ban me qeshè
sa nuk qeshni as n'teater,
n'oroskop jam "Virgjineshè"
un qè ndrrova' i qind e kater.

PESHORJA
22 Shator - 23 Tetor

Nuk ke "Peshè" ma n'asnji vend,
ke burrni sa' e zeza' e thonit,
ti din vetem me shitè mend
thue je nipi i Napoleonit.

Ishte dashtè kètij mende lehtit
me'i lidhè mbrapa nji teneqe,
qè tue krisè per gjatè qytetit
me'u dallue per farè e keqe.

HAGREPI
23 Tetor - 22 Nandor

Kje e bulur qyshè te djepi,
hyllè u rrite n'duer t'satamè,
n'oroskop quhesh "Hagrepi",
bane Zot me ma ngjitè dhambè.

SHIGJETARI
22 Nandor - 20 Dhjetor

Shum u fryne porsi gjeli
tue shitè mend me oroskop,
"Shigjetar" si Wilhelm Teli,
por shkoj shtrembt se je "miop".

BRIJCJAPI
21 Dhjetor - 20 Kallnor (Janar)

Ti' i "Vllaznisè" me atè lloj hapit
porten tande po'e shet lirè,
po tè kishè brena "Sqapit"
do tè ishe mbrojt's i mirè.

UJORI
20 Kallnor - 19 Frore (Shkurt)

Si nè frorè si nè qershorè
mbushim kova n'pusa t'huej,
t'marroftè Zoti ty "Ujorè"
si na'i le çesmet pa ujè.

PESHQIT
19 Frore - 20 Mars

Ju tè "Peshkut" hani peshk,
ka sa t'dushè lundra e Palok's,
sidomos nè tavè kam rreshk,
noten dhjetè krapit t'Shirokès.

****

Kèshilla dhe bindja

"- Mullizezè mori sojnike
prej zabelit po pse ike?
Aty ishe n'mes t'blerimit,
kudò pate ujè burimit,
deri flladi ardhè prej shpatit
tè miklonte n'pupla t'shtatit,
perposhtè teje,n'atè blerojè
vinte qingji tè lodrojè,
e'ai trumcaku zog beqar,
t'cicirronte tash e parè,
pse e le çerdhen pra ku linde,
çka tè shtyni qè u binde?" -

"- Un e mjera mullizezè
shum vjet mbeta pa çelè vezè,
se nji gjarpen n'atè zabel,
nji gjaksor e kriminel,
asnji dhimbje per pà njoftè
hynte n'çerdhen time t'ngrohte,
kapte vezèt dy a tri
niste fillè me'i kaperdì...
Der'atè ditè qè nji sorkalle
nji mendtake e shpirt-madhe,
sa 'e ndigjoj ketè gjamen teme,
pau dhe lot't tue rrjedhè prej peme,
m'dhà nji kshillè t'nji mikes s'vjeter:
"Ik, ban çerdhe n'pyllin tjeter...
Tek ai vend, ku asht qetsija,
ku pà frigè tè rriten f'mija,
aty moter asht lirija...
Dhe gjithkush t'a kètè kète bindje
se Lirija asht vend-lindje..."

"Kur u binda fluturova,
zogjet rrita dhe fitova".

****

Anmiqtë e gjuhës shqipe

Ka rà hana ndër bajama,
t'bijnë e vet po e thrret e ama:
"Çke moj bij që kjanë e fshanë,
kjanë e fshanë e vetllat vrànë?"

"Kjava e fshava moj lum nana,
se n'Shqipni ka kaq hajvana,
sa drejtora e profesora,
politikë e akademikë
që prap enden me nënbishten,
kur kërkojnë me tallë gegnishten...

Ja për shembull nipi i Rremit,
asht Rashiti i Alidemit,
nji filiz i atij haremit,
ka hy n'shkencë përmes karremit...
Rritè në fshat, diku mbas malit,
gjizë e misër, djalë mbas djalit,
me tri pula e 'i kasollë,
injorant me dy klasë shkollë,
nji qyqàr deri në dry,
kurrë asfaltin pà me sy...

Po kur "xhaxhi" qiti zànë,
Proletarë eni n'Tiranë,
u nis Rasha me mend t'trasha,
edhe fill e u gjet te "Pasha".
Me'jherè "Pasha" i preu kërthizën,
edhe tru ia futi prizën,
ia ngarkoj në zemër mnìnë...
"Dhe kur t'bajsh akademinë
me atë mnì me e pà gegninë!
Dije mirë i ç'thotë xhaxh Veri
se gegnishtja, asht si vneri,
asht rreziku që jep kleri."
Po ti Shiti i Alidemes,
je si ai qeni përfund pemës,
leh sa t'duesh ti m'ata shokë,
por qebesa mbi kët tokë,
kurrë s'mbet shqipja me nji kokë.
Se gegnishten tonë letrare,
Zoti vetë në k'to Altare
e ka vue si gjuhë të parë,
ç'se ka lindë kombi shqiptar.
Kem Buzukun, njat farë zani,
a por Budi e Bogdani,
edhe qinda ka dashtë Zoti,
t'gjithë me vlerë sa Kastrioti,
Ndërsa ju jeni tërthorë,
jeni mjeshtra si gjaksorë,
po n'kulturë jeni kandila,
e do huta' e do trishtila,
jeni t'gjithë Haxhi Qamila...

Ti Rashit shumë simpatik
porsi sorrë e varun n'fik,
por nuk je akademik,
për shqiptarët je anmik,
je vampir antipatik,
për kulturën anemik.

****

Metamorfoza e djallit

"Shih pashë bukën kë po shoh...
posi xhanëm nuk po t'njoh?
Kem pasë shpijat pranë e pranë,
t'kam njoftë babë e t'kam njoftë nanë,
kemë luejtë bashkë në kohë t'f'minis,
masandej në moshë t'rinisë
shpejt u fute n'gji t'partisë,
dhe u bane komunist
si ma i ndezti aktivist,
me nji fjalë të dhanë kulturë
tue vu gur e tue ba murë
me ndërtue at diktaturë"...

"Çka me bà... Asht mbyllë tash dera,
kanë qenë krejt do kohna tjera".

"Vërtet kjenë do kohna tjera...
Komunizmi kje kolera,
kje trathtija, vrasja e mnera.
Injoranca deri n'bindje
do e çojmë atdheun në Lindje.
Edhe morët thikat n'dorë,
edhe niset pa hiç zor
me i ra tok's kryq e tërthur
tue shtrij n'popull diktaturë
N'gjak u mbluene votrat tona,
helm u hodh mbi sofrat tona,
ç'u mbush toka me kufoma,
si e si me urdhën t'shkjaut
me ia nxjerrun shpirtin vllaut...
Sot besoj se kjo doktrinë
si e kalbun, qelbësinë
duhet vàr tek nji vetrinë,
ku sejcili kalimtar
të ndalohet, puna e parë,
e pa zor e pa poterë
do ta pshtyjnë nja 30 herë"!

"Ke të drejtë, mjerim çdo skaj,
por dhe nè nuk patëm faj...
Fill sa hymë na gjujtën n'rrena,
rrena e rrena, çdo orë rrena
erdh nji ditë e na u mbush ena
që besuem se me t'vërtetë
do t'i japim vendit jetë".

"Sot ku je, çka je tue bà,
a po merresh me ndoj gjà,
me thye tokë a me prè drù,
ndoj pullaz me rregullue,
me kullotë kund dhen a dhì,
a por ndoshta je ndry n'shpi
fukara me lugë, pa lugë,
se ke zor me dalë në rrugë.
frigë se t'gjujnë fmija me gurë
si pjestar në 'diktaturë"?

"Po, diçka kam ardhë vërdallë
mos me mbetë si peshku n'zall...
Shpejt u mblodhem, biseduem,
fillë nga triskat u liruem,
disa i hodhën ndër fekale,
disa i tretën ndër kanale,
se ma ftyra e diktatorit
nuk e dij ku a tretë prej zorit
por mbaj mend i bamun n'copa
copa e copa ku pat gropa -
Masandej si qethën dhentë
edhe ne i qethëm mendt
edhe fill e "no koment"
filluem punën n'Parlament".

"Komunista në Kuvend?
Ti po rrenë a me gjithë mend,
Deputet me hy n'at prak,
ju që'i keni duer't me gjak,
ju bash mjeshtrat e torturës,
baballar't e diktaturës"?

"Njashtu asht, por kjo spjegohet.
Kur me drù pop'lli nënshtrohet
e me rrena përpunohet,
rrena e rrena e kaçarrena
deri që t'i mbushet ena,
e t'i bahet shqiptar ngratit
jo ma larg se tesha e shtatit,
ajo turmë harron disprimin,
dhe miqësohet me rregjimin,
sa që deri diktatorin
për si babë e rreh krahnorin...
Sot prap jemi të nderuem,
të përshndetun, të trajtuem
kemi prona me 8 kate
e dikush me 12 kate...
Që ta dijsh Gjosho Vasija
asht e thjeshtë këtu historia...
Komunizmi kurr nuk vdes
sa t'kenë bota faqezes,
ai liviz ose ndrron ves,
der djè lkurë e n'diktaturë
sot me rrogë e me veturë,
der djè i kuq e sot bojë rozë
me nji fjalë e thanun n'prozë
ajo pëson metamorfozë,
pra nuk vdes, por rrin i gjallë
sepse kemë nji mende djallë,
e nji popull krejt budallë".

"Kam ba mirë unë si shqiptar
që jam zhdukë si mërgimtar
mos me'i pà mà ata vrastarë,
njata qej, njata kusarë"...

****

Ku janè shpresat?

Nè nji natè gjithè flakè e breshen,
dy perbindsha seç u ndeshen,
"Kuq-kulshedra dhe lugati,
ç'u nderzyen nè bigè t'nji fshati,
e s'u pà njiherè sahati,
por kur rrezja i "vikati",
veç atherè i luejti shtati...

Ma nè fund nga k'to stervina,
nga k'to bisha, k'to egersina,
linden mija proletarè,
faqezez, tè gjithè shqiptarè,
e tue qenè jashtè çdo kallepi,
seç u ndij nder nè gazepi...

Po ti shohish nga turini,
sa merr buza dhe bulshini,
si perpallè, si n'krah t'profilit,
i afrohen kokodrilit.

Sepse muskujt, pjesè e krimit,
q'i formon pushka e rregjimit,
tregojnè kjartè se k'to rrebela,
janè safì veç kriminela...

Po' i pè mirè te bira e synit,
seç i dridhet nji farè krymbit,
qè asht thelbi i karakterit,
krymbalesh me dy flet nderit.

Asht ai krymb nder proletarè,
qè jep lajmin tash e parè,
se filani asht reaksionar,
o me vrà a por me e vàr.

Se ma thojt, t'a fusin lakun,
kur ia sheh ashtu t'pergjakut,
tè stergjatun, tè perdredhun,
e kur marrin nga ti t'sjellun,
tè hynè friga deri n'palc,
me rà n'tokè, m'u marrè me shkalc...

Mjaft me dijtè se tè kujt janè,
lugat babè, kulshedren nanè,
kè me u bindè se nuk asht prrallè,
proletari'i rracès rrallè.

Me qè prindi asht kusàr,
edhe f'mijtè janè n'atè kulàr,
me qè prindi asht spiu,
edhe f'mijtè i kanè ngjasue,
me qè prindi asht "taliban",
njashtu f'mijtè i ka taman.

Tash mendo kèto barbar,
(barabar po'i thè tartar),
u vuen fillè n'sherbim tè shkjaut,
me ia nxjerrè germazin vllaut.

Kaq e rrahen kete "tokè" t'mjerè,
çou e rrxou, dimen e verè,
der qè s'pat ma nderè e vlerè,
sa qè askush s'dinte me'e njoftè,
a i ka mbetè ndoj pjesè e ngrohtè?

Dhe ma n'fund kèto barbar,
(barabar po'i the tartar),
nga qè' e pànè se s'ka ma jetè,
seç e ngriten pak perpjetè,
dhe tue 'i hjedhè sejcili pshtymen,
nè humnerè i dhanè tè shtymen.

E ç'u nis "Nanè-madhja" e mjera,
rrokollisè sa merr humnera,
shkoi teposhtè e nè fund mbeti,
atje thellè ku lindè termeti,
n'atè errsinè u shtrij e treti,
deri' atè ditè qè ndrroj dhe shteti.

.....

Per mbas "Murit tè Berlinit",
meturinat e rregjimit,
prà fèmijtè e ba'bs lugat,
dhe t'kulshedres malukat,
qenkan shkrue nè Demokrat...

Edhe marrin shtetin n'dorè,
dhe jehonè i bajnè çdo orè,
se ne jemi zot't e Vendit,
qè n'Mursì, der n'Bjeshkè t' Kelmendit.

Madje ulè janè nè Kuvend,
nè Kuvend, por krejtè pa rend,
se shumica ka ndermend,
me i perdredhè diçka k'tij Vend..
Edhe nisin diskutojnè,
bisedojnè, por zanin çojnè
"Sot Shqipninè duhet t'a pshtojmè...

Pra siç jemi, forca burra,
poshtè do zbresim turra-turra,
e t'i thurim Shqipnisè caqe,
e t'a mshtesim neper praqe,
der t'a nxjerrim n'syperfaqe,
dinje mirè, kur t'zbrazim gropen,
fusim n'dorè edhe Europen".

Seç po zbresin "proletarèt",
menjifjalè tè gjithè kusarèt,
don me thanè pra milionarèt,
pa lanè jashtè parlamentarèt...

"Forca burra jepini,
shtyjeni bre kapeni,
çojeni dhe hipeni,
futeni e ngrijeni".

Por e mjera nanè amtare,
nuk livizè nga vendi fare,
dhe pse'i nxoren para lekun,
dhe pse e tremben me dyfekun,
ajo ndodhet krejtè e mekun,
madje duket si e vdekun...

.....

Qe... Po duket n'grykè tè honit,
nji flok bardhè si shkumba e Jonit,
e lèshon nji zà tè broshtè,
qè po'i jep rrugen teposhtè,
atje thellè e nè humnerè,
tue kalue gur e qemerè,
e kur zani n'fund ushtoi,
kokat nalt sejcili çoi...

"Po ndigjoni ju perfundit,
mos tè tretni kurrfarè mundit,
se e shkreta "Manushaqe",
nga duert tueja gjithè handraqe,
kurr nuk del nè syperfaqe...

Derisa s'njihni ndergjegje,
veç kusar nder njimij tregje,
fanatikè me krye n' "ferexhe",
Derisa, se njihni Zotin,
as mèshirè per kush derdh lotin
ju shqiptarè ju fundi i thesit,
mbytè e zhytè me gjithfarè vesit,
po çka pret Shqipja prej jush?

Per ta nxjerr asht tjeter kush,
jemi ne urtija e vendit,
qè n'Morsi der n'Bjeshkè t'Kelmendit.
ndersa ju atje n'errsinè,
brez mbas brezit nè greminè.

Dhe pse jemi tè nji praku,
tè nji gjuhe, tè nji gjaku,
kurr njisoj si ju nuk jemi,
kurr nji gja t'perbashkèt s'kemi.

COMMENTS