Kush i llogarit statistikat e ndeshjeve të Kupës së Botës?

Kilometrat e përshkuara, pasimet e kompletuara, përqindja e posedimit të topit: ja nga ku arrijnë të gjitha kuriozitet numerike që ne shohim gjatë lojës në grafikët e TV.

Kush i llogarit statistikat e ndeshjeve te Kupes se Botes
E dini se rekordi për distancën e përshkuar deri më tani, gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës FIFA 2014, i takon kilianit Marcelo Diaz? Në 4 ndeshje ka përshkuar 52.2 km, mbi 13 km çdo ndeshje! Dhe se "rekordmen" në pasazhet është argjentinasi Mascherano i cili, pa numëruar ndeshjen finale, ka bërë 311 (prej të cilave 278 dolën me sukses)?
Këto janë vetëm disa nga kuriozitete të cilat janë marrur përmes statistikave të ndeshjeve të luajtura deri tani në Kupën e Botës.

Kilometrat e përshkuara, pasimet e kompletuara. Kush i bën të gjitha këto llogaritje? Një nga furnizuesit e informacionit të FIFA-s (Federatës Ndërkombëtare që organizon turneun) është kompania DeltaTre në Torino e specializuar në analizimin e performancës së sportistëve gjatë lojës: pastaj të dhënat vihen në dispozicion të tv që na i paraqesin gjatë ndeshjes apo në programe të ndryshme. Zemra e sistemit është një grup kamerash të veçanta që bëjnë skanimin e fushës me një ritëm prej rreth 15 herë në sekondë, kapin lëvizjet e çdo gjë që është në fushë (lojtarët, gjyqtarët, topin etj.) dhe përkthejnë çdo veprim në një numër. Rezultati është një grup statistikash që klasifikohen në dy nivele: i pari ka të bëjë me pasazhet, gjuajtjet, etj, e dyta që zbulon ndonjë kureshtje për përqindjet e posedimit të topit, distancat e përshkuara nga lojtarët, zonat e mbuluara të fushës (ose heat map).

Kush është më i miri? Këto informacione përfundojnë në grafikët spektakolare që ne shohim gjatë lojës në TV dhe faqet e internetit, dhe jo vetëm. Mbi bazën e këtyre të dhënave është e mundur të përcaktohet një indeks të performancave në bazë të cilës mund të klasifikohen lojtarët. Indeksi zyrtar i miratuar nga FIFA është quajtur Castrol Index dhe merr parasysh, për çdo lojtar, të gjitha veprimet e kryera nga momenti në moment: është caktuar një rezultat pozitiv për të gjitha ata që ishin të suksesshme, me më shumë "peshë specifike" për veprimet të cilat u kryen "në zonat më delikate" të fushës. Në fund merret një "votë" (në të dhjetat) që vlerëson ndikimin e një lojtari të vetëm në fushë. Për momentin, lojtari në krye të kësaj renditje është kolumbiani James Rodriguez.

Statistikat dhe rrjetet social. Gjithnjë duke folur për numrat, përveç rënditjes në bazë të performancës teknike, këtë vit FIFA publikon edhe ato që lidhen me rrjetet sociale. Dhe kështu mësojmë se, me më shumë se 10 mijë te përmendura për minutë në Facebook dhe Twitter, "lider" aktual është hollandezi Robben, i cili paraprin edhe yllin brazilian Neymar (i dytë me mbi 6000) dhe "Topin e Artë" Leo Messi (tani për tani në vendin e nëntë).

COMMENTS