Lufta e Parë Botërore: Dokumentar interaktiv

Dokumente origjinale, harta interaktive, filmime që nuk i kemi parë ndonjëherë: një "multimedial" e gazetës britanike The Guardian na tregon Luftën e Parë Botërore nga një pikë e re vështrimi.

Lufta e Pare Boterore: Dokumentar interaktiv
Një dokumentar interaktiv për të kujtuar dhe për të kuptuar Luftën e Parë Botërore, pikërisht një shekull më pas është ajo që e ka realizuar gazeta britanike The Guardian. Ky është një "kolazh multimedial", i ndërtuar duke konsultuar 10 historianë nga vende te ndryshme (për të arritur një këndvështrim sa më shumë të jetë e mundur global se si kanë ndodhur ngjarjet), e cila përfshin letra, ditarë dhe dokumente të tjera, video dhe intervista të asaj kohe të papublikuara deri tani, harta interaktive që tregojnë rënditjen e ngjarjeve në mënyrë të detajuar.

Dokumentari, i cili është bërë me bashkëpunimin e British Academy, është titulluar First World War dhe zgjat më shumë se 30 minuta. Mund ta shikoni në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht, arabisht ose Hindu dhe është "i lundrueshëm" nga këtu: The Guardian .

COMMENTS