Muaji Ramazan, Agjerimi dhe anët e dobishme

Muaji i Ramazanit

Me emrin e Allahut Meshiruesit, te Gjithmeshirshmit


- Vlerat e ketij muaji -

Pika e pare:

Agjerimi i muajit te Ramazanit eshte nga pikat e para te "Themeleve te Besimit" te fese Islame.

Agjerimi ka disa ane te dobishme, qe mbeshteten tek Edukata Hyjnore, tek jeta shoqerore dhe individuale, sidomos ne edukimin e veseve te nefsit dhe per te shprehur falenderimin ndaj All-llahut xh.sh., per miresite qe na ka dhene. Muaji i Ramazanit eshte nje verejtje dhe paralajmerim nga pikepamja e Edukates Hyjnore, sepse ka shume dobi. Ja nje nga keto:

All-llahu xh.sh. i Madheruar, faqen e tokes e ka krijuar ne formen e nje sofre, tryeze, me te gjitha llojet e miresive dhe e ka shtruar perpara te gjithe popujve ne nje menyre te atille: "nga nuk e kujton fare (nga s'ta merr mendja); dhe ne kete menyre, Ai shfaq Edukimin e Gjithmeshirshmerise dhe Plotmeshirshmerise se Vet. Njerezit, nen perden e pakujdesise te te mirave materiale, nuk po munden te vleresojne dhe te çmojne te mirat e All-llahut xh.sh.. All-llahu i Madheruar me urdherin e agjerimit te Ramazanit, i shtyn besimtaret te vihen ne poziten e nje ushtrie. Sunduesi i Pafillimte dhe i Pambarimte, duke dalur para Mbreterise, i fton besimtaret te marrin pjese ne nje adhurim dhe feste te amshueshme. Ata dalin dhe presin ftesen Hyjnore te iftarit me fjalen e ezanit te akshamit, duke thene: "All-llahu- Ekber!", qe shpirterisht ka kete kuptim: "Urdheroni roberit e Mi te nenshtruar". Perkundrejt kesaj situate te bukur te Meshirshmerise se Gjere te te Gjithmeshirshmit, besimtaret pergjigjen me nje rregullsi dhe persosmeri te shkelqyer. Te gjithe besimtaret ne momentin e iftarit, perpara sofres presin urdherin e Krijuesit te Madheruar. Çfare thua, a e meritojne t'u thuash njerez, atyre qe nuk marrin pjese kete adhurim te ndershem dhe fisnik?

Pika e dyte:

Kjo pike e ka qellimin tek falenderimi i miresive te All-llahut xh.sh..dhe permban shume dobi, por ne do te parashtrojme vetem nje. Siç eshte treguar edhe ne "Fjalen e Pare", nuk mund te merret me mend se sa çmenduri eshte te shperblesh sherbetorin per arsye se ka sjellur dhurata nga mbreti, duke mosvleresuar ate qe i ka derguar dhe ne menyre te pakujdesshme t'i nenvleresosh ato, kur dihet qe ato dhurata kane vlere te jashtezakonshme. Pra duhet pranuar se All-llahu i Madheruar, perballe miresive qe ka ekspozuar ne faqen e tokes, kerkon falenderime nga njerezit.

Shkaqet e dergimit te miresive, nuk vlejne per gje tjeter, por me teper ato jane si nje sherbyes. Ne veten e konsiderojme mirenjohes ndaj tyre, duke i dhene nje vlere apo çmim, me shume se sa e kane merituar, kurse Bamiresi i Vertete, duke u nisur nga arsyeja e miresive, meriton shume me teper falenderime. Pra duhet ta falenderosh Ate, duke i pranuar miresite drejtesisht nga Furnizuesi i Madheruar, duke e ditur se kush eshte Pronari i vertete dhe te percaktosh vleren e tyre. Kjo do te dale ne pah atehere kur e pranon nevojen ndaj tyre, e kjo vleresohet vetem kur agjeron.

Tani e kuptuat se agjerimi ne muajin e Ramazanit eshte nje "Çeles" i vertete per nje falenderim te madh dhe te paster. Ne kohera te tjera, ngaqe nuk kane qene te detyruar, shume njerez nuk e kane ndjere dhimbjen e urise dhe nuk kane mundur te percaktojne dot vleren reale te miresive. Njeriu nuk mund ta dije vleren e copes se bukes te thate, sidomos pasaniket, te cilet e kane mundesine e vleresimit vetem gjate muajit te Ramazanit. Kurse ne pikepamjen e besimtarit, ne kohen e iftarit ajo buke thate, ne deshmine e shqises se shijes, na tregon se eshte nje miresi e madhe.

Duke filluar qe nga Mbreti dhe deri tek me i varferi i fundit, ne muajin e Ramazanit, duke vleresuar miresite e All-llahut xh.sh., shpirterisht e fitojne sevapin e falenderimit. Besimtari eshte i ndaluar te haje diten, miresite e All-llahut xh.sh. dhe nuk mund t'u afrohet, duke menduar se keto miresi nuk jane te tiat. Une nuk jam i lire t'i konsumoj ne qejfin tim. Ato jane malli dhe miresia e tjeterkujt dhe duhet pritur urdherin e Tij. Me kete mendim duke i vleresuar miresite, shpirterisht ai falenderon All-llahun xh.sh.. Tani e kuptuat se duke agjeruar, ju beni detyren ndaj All-llahut xh.sh., qe eshte çelesi i falenderimit.

Pika e trete:

Ne do te shenojme vetem disa nga dobite e shumta te agjerimit, qe kane si pikesynim jeten shoqerore.

Keshtu: Njerezit, Zoti i ka krijuar qe te ushqehen ne forma dhe mundesi te ndryshme. Sipas ketyre dallimeve, per kete pasaniket i fton te ndihmojne te varferit. Kurse pasaniket gjendjen e dhimbshme te varferise, mund ta kuptojne vetem atehere kur duke agjeruar, ta ndjejne vete ate. Po te mos ishte agjerimi, shume pasanike duke mos e provuar dhimbjen e urise, do te binin viktime e nefseve te tyre dhe nuk do te kishin asnje pike meshire per te varferit, te cilet kane shume nevoje per ate meshire. Ky mendim qe te shtyn te respektosh racen tende, eshte themeli i te vertetes se falenderimit. Patjeter qe mund te gjesh dike me te varfer se vetja, sado i varfer qe te jesh. Po qe se nuk detyrohet te vuaje urine, atehere askush nuk mund te kryeje detyrimin e meshires, qe eshte i obliguar te beje mire dhe te ndihmoje te varferit siç e meritojne. Pa ndjere dhimbjen e urise edhe ne qofte se do te beje mire, e ben mangut, sepse nuk ka rene ne gjendjen e saj.

Pika e katert:

Agjerimi i Ramazanit mbi edukimin e nefsit ka shume dobi, ne vetem* nje do te shpjegojme:

Keshtu nefsi i njeriut do ta shohe veten te lire. Perderisa veten e imagjinon idhull, nuk pranon qe dikush t'i nderhyje ne fushen e vet. Nuk mund te pranoje se dikush po e edukon me miresi te panumerta. Ne veçanti kush ka pasuri dhe pushtet te pakufizuar dhe sidomos kur ate e ndihmon edhe pakujdesia. Ne kete rast, miresite e All-llahut xh.sh. i gelltit si kafshe dhe perfiton si i shfrenuar. E pe se ne muajin e Ramazanit nefsi i secilit, nga me i pasuri deri tek me i varferi e kupton se askush nuk eshte zot, sepse Pronar eshte tjeterkush. Askush nuk eshte i lire, por rob dhe e pranon se po nuk urdheroi Ai edhe punet me te thjeshta dhe me te lehta nuk mund te realizohen. As doren nuk mund ta zgjase pa lejen e Tij, prandaj imagjinata e tij thyhet dhe idhujt e tij bien. Ne keto rrethana i kushtohet adhurimit dhe fillon te beje detyren kryesore te falenderimit. *nefs, egoja, uni, deshira qe jane te karakterizuara vetem per kete bote.

Pika e peste:

Prej shumices se dobive, agjerimi eshte ndikimi ne edukimin e nefsit, duke i permiresuar ato. Njerin, te cilin po e permendim me poshte, i sherben braktisjes se puneve te liga dhe permiresimit te sjelljeve te keqija. Nefsi i njeriut nga pakujdesia e harron vetveten, sepse mban dobesine, varferine e pafundme dhe paaftesite e panumerta. Ai nuk do qe t'i shohe ato dhe ta kuptoje se eshte nje i varfer qe mund te shkoje drejt zhdukjes. Ky eshte edhe thelbi i fatkeqesise, sepse ai eshte nje krijese qe eshte krijuar prej mishi dhe kocke, qe do te prishet se shpejti dhe do te ndahet. Ai mendon se ka nje trup prej çeliku, qe kurre nuk do te zhduket, prandaj sulet pas interesave te kesaj bote, duke imagjinuar se nuk do te vdese. Me nje ambicje te tmerrshme dhe me nje lidhje te forte pas kesaj bote, ben çdo perpjekje. Terhiqet pas çdo gjeje qe eshte e shijshme dhe e vlefshme, duke e harruar Krijuesin qe e edukon me Meshiren e Pasosur. Me ne fund rrokulliset ne moralin e keq, duke mos menduar per perfundimin e jetes, sepse edhe ai do te vdese nje dite dhe do te ike ne jeten e perjetshme. Agjerimi i Ramazanit u tregon dobesine mosmirenjohesve, varferine dhe pakujdesine e tyre. Per shkak te urise ata mendojne stomakun dhe e pranojne nevojen e tij. Me ane te urise se agjerimit, njeriu e kujton se sa mashtrues eshte trupi i tij dhe e pranon se ka nevoje per Meshiren e All-llahut xh.sh.. Uria e shtyn te braktise idhujtarine e nefsit dhe te pranoje dobesine dhe varferine e tij. Ne kete menyre i zgjohet deshira qe te mbeshtetet ne pranine e All-llahut xh.sh. dhe atehere shpirterisht behet gati qe me doren e falenderimit te trokase ne deren e Meshires se Tij (me nje kusht qe te mos ia prishe zemren pakujdesia).

Pika e gjashte:

Gjithashtu ne muajin e Ramazanit, eshte zbritur Kur'ani, e cila eshte nje ngjarje e rendesishme. Ne vetem per nje dobi do te flasim. Kur'ani i bekuar qe ka zbritur ne toke pikerisht ne kete muaj, ka zgjedhur per vete muajin e Ramazanit, po kete periudhe, per te treguar mikepritjen e mesazhit te All-llahut xh.sh. dhe per t'u pastruar nga veset e keqija epshore. Per kete arsye, ne duhet t'i perulemi urdherit, duke mos ngrene dhe pire, veprime keto qe te çojne ne perngjasimin e melekeve (engjujve). Pra siç veprojme kur lexojme Kur'an, ashtu edhe e degjojme me respekt fjalen e All-llahut xh.sh., me nje vemendje te madhe, sikur se sapo te kishte ardhur nga Ai, nepermjet te Derguarit Fisnik (a.s.), nga Xhebraili (a.s.). Te duket sikur keto fjale po i shpreh Ai, i Pafillimti dhe keshtu perfiton nje kenaqesi shpirterore, sepse mendon arsyen e zbritjes se Kur'anit ne toke. Veç kesaj, per te tjeret ju beheni edhe si nje perkthyes i posaçem.

Ne muajin e Ramazanit siperfaqja e tokes shnderrohet ne nje xhami te tille, qe nje milion hafize te Kur'anit, ia kendojne ate popullit, te cilet e degjojne me respekt. Keshtu sa here qe vjen muaji i Ramazanit. Kete kuptim e nxjerr ne drite ky Ajet i ndritur:

Muaji i Ramazanit qe ne te (filloi te) shpallet Kur'ani.

Me kete veprim deshmohet se muaji i Ramazanit eshte gjithashtu edhe muaji i Kur'anit. Perveç hafizeve te fese Islame edhe shume grupe te tjera, i perulen Atij kur degjojne zerin e bukur te hafizeve, gjithashtu edhe shume te tjere kendojne per vete. Ne kete menyre te ndahesh nga nje xhami, prej nje adhurimi te bukur qe i behet Zotit dhe te adhurosh nefsin duke ngrene dhe pire, padyshim kjo sjellje eshte e shemtuar dhe i hidheron shume ata qe shkojne ne xhamine e madhe te botes (domethene te gjithe myslimanet qe agjerojne, konsiderohen si nje xhami e madhe). Po keshtu edhe kur u kundershton atyre qe agjerojne muajin e Ramazanit, fiton urrejtjen shpirterore te te gjithe popujve myslimane kudo ne bote.

Pika e shtate:

Prej shume dobive te agjerimit te muajit Ramazan, eshte edhe vertetimi se kjo bote eshte nje vend tregtimi dhe bujqesie per jeten tjeter:

Pra ne muajin e Ramazanit vetem me nje pune te mire te jetes se mbrapme, perfiton njemije sevape. Me Kur'an dhe me Hadithe te Pejgamberit (a.s.), theksohet se jashte Ramazanit, per çdo shkronje te Kur'anit qe ti kendon, fiton se paku dhjete sevape, miresi dhe fruta te xhennetit. Ne muain e Ramazanit, jo dhjete, por per secilen shkronje fiton njemije, kurse per ato te disa ajeteve, siç jane ato te "Ajetul Kursi"-se, fiton me mijera sevape. Ne te xhumate e muajit Ramazan dhe ne naten e Kadrit, per nje shkronje fiton tridhjetemije sevape. Ja pra, nje shkronje njeriut i jep tridhjetemije sevape dhe Kur'ani per ate behet dobiprures ne muajin e Ramazanit, si nje peme e xhennetit, "Tuba"-s, nje dru frutor i shndritshem dhe i perjetshem.Tani ec,duke kujtuar dhe soditur kete tregti te amshuar dhe te perjetshme dhe kuptoje se sa humbje te pafundme eshte per ata qe nuk e çmojne Kur'anin.

A e kuptove se Ramazani eshte nje model ekspozite dhe shume fitimprures per jeten e perjetshme? Per te mbjedhur prodhimet e jetes tjeter, Ai eshte si ai shiu i prillit ne pranvere. Prandaj ndaj miresive dhe Edukates se Zotit xh.sh., eshte si nje feste dhe parakalim zyrtar. Ky eshte nje shkak i arsyeshem per t'i urdheruar myslimanet te agjerojne Ramazanin dhe te mos i shtojne pakujdesite. Te mos jene te pangopur ndaj ushqimit dhe pijes, larg nefseve dhe nevojave kafsherore dhe orekseve te papelqyera. Keshtu urdherohen qe per nje kohe te shkurter te braktisin veset kafsherore dhe t'u shembellejne melekeve te pamekatshem. Ndoshta njeriu duhet ta mendoje se ka hyre ne tregtine e jetes tjeter, per te mbledhur prodhimet e saj, prandaj le te behet njeri i pamekatshem per nje fare kohe. Shpirterisht le t'i braktise nevojat dhe te behet Pasqyra e Gjithedrejtuesit duke pranuar dobesine dhe varferine e vet.

Ne muajin e Ramazanit myslimanet ne kete jete te perkohshme, me nje jete te shkurter u jepet mundesia te perfitojne moshen e perjetshme dhe nje jete te pergjithmonshme. Vetem ne muajin e Ramazanit njeriu mund te perfitoje frutat e nje moshe te gjate prej tetedhjete vjetesh. Ne Kur'an theksohet se nata e Kadrit vlen me shume se njemije muaj.

Shpesh here nje Mbret i Famshem, disa dite te vitit i zgjedh per vetveten si dite festimi apo kuvendi dhe shtetasit e posaçem te vet i njeh me ligje te veçanta, ndoshta dhe u fale dhurata te veçanta, duke qendruar balle per balle njeri tjetrit pa kurrfare perdeje, ashtu siç u ka hije shtetasve besnike.

Po keshtu edhe Sunduesi i Pafillimte dhe i Pambarimte, Mbreteria e te Cilit arrin ne njezetetete mije botera, ku te gjitha mbreterite levizin me Fermanin e Urdherave te Tij. Mesazhin dhe Fermanin me te madh dhe me te persosur neve na i ka zbritur ne muajin e Ramazanit. Kjo eshte edhe arsyeja qe Ramazani te behet si feste e veçante per All-llahun xh.sh., te Gjithdijshem dhe te shnderrohet ne nje ekspozite te madhe te Edukatorit te Vertete dhe ne nje kuvend shpirteror. Pra kjo feste qe thame eshte Ramazani i Bekuar. Ne te vertete per nga angazhimi i largimit te veseve epshore dhe te jetes kafsherore, duhet te na urdherohet per nje agjerim. Persosmeria e Tij me e madhe eshte se ashtu siç na largon nga nevojat e stomakut, na pastron edhe nga zilia e shqisave; syri, veshi, zemra apo mendimet e liga te imagjinates.

Domethene seciles shqise i ndalohet te nderhyje ne shijime te ndaluara dhe te padobishme.

Pershembull: Gjuhen ta ndalosh nga genjeshtra, pergojimi dhe nga fjalet e papelqyera, sepse per te tilla veprime eshte duke agjeruar edhe ajo. Ate ta angazhosh ne kendimin e Kur'anit, te beje "tespih", te permende All-llahun xh.sh., te pendohet per gabimet dhe t'i dergoje pershendetje Pejgamberit (a.s.).

Shembull tjeter: Syrin ta ndalosh nga veshtrimi i harameve dhe nga levizjet ne vende te dyshimta, kurse veshin ta drejtosh te mos degjoje fjalet e liga, por Kur'anin dhe fjalet e drejta. Ne kete menyre edhe shqisat e tjera i shtyn te agjerojne ne kete muaj te ndritur.

Ne qofte se gjate agjerimit e ndalon te punoje kete fabrike te madhe te stomakut, tryezat e tjera do t'i pershtaten me shume atij.

Pika e tete:

Per jeten individuale, nga dobite e shumta qe sjell agjerimi i Ramazanit, do te veçojme vetem njeren.

Shpirterisht dhe fizikisht per njerezit, agjerimi eshte nje ilaç me shume efekt. Nga pikepamja mjekesore eshte nje diete e mire, sepse njeriu kur ha me teper se sa duhet dhe pa kontroll, e demton stomakun, gje qe mund t'i shkaterroje shendetin. Duke gjykuar ne kete forme, ai mund te behet i pavemendshem edhe per ushqimiet e palejuara, gje qe do ta shqetesoje shume shpirterisht, jo vetem per kete jete por edhe per ate tjetren. Kjo veper e papelqyer behet shkak qe zemra dhe shpirti te mos u binden urdherave te fese Islame. Ne kete moment nefsi i pakujdesshem i merr ne dore freret e njeriut dhe e sundon ate, duke e çuar ku te doje vete. Me agjerimin e Ramazanit njeriu mesohet te mbaje diete. Te tille jane edhe evlijate, qe duke ngrene pak e pastrojne veten nga veset e nefsit. Keshtu nefsi mesohet t'i bindet urdherave dhe stomaku i dobet e fatzi shpeton nga pesha e rende e bluarjes, qe behet shkak qe njeriu te semuret shpesh. Njeriu gjate muajit te Ramazanit disiplinohet, qe ai te mos i sulet haramit, duke braktisur hallallin. Ai e meson njeriun ta kuptoje se qellimi i krijimit te tij eshte te mos e shkaterroje jeten shpirterore.

Njeriu ne jeten e tij ne shume raste perballohet me urine, pra agjerimi i Ramazanit eshte nje lloj ushtrimi, qe ia kalit durimin njeriut. Agjerimi i Ramazanit zgjat rreth pesembedhjete ore ne dite dhe po te mos hahet syfyr, ai zgjat njezetekater ore. Pra per te kalitur durimin, ky eshte nje ushtrim shume i mire dhe nje ilaç per ate qe nuk duron dot fatkeqesine dhe nuk ka rezistencen e duhur. "Fabrika" e stomakut (lukthit) ka shume ane shpirterore, sepse pajisjet e saja kane kontakt me vete njeriun. Po qe se nefsi nuk e duron urine e nje muaji, atehere sundimin e merr ne dore ai dhe behet shkaktari i veseve te tjera, duke u dhene pas tij dhe duke harruar detyrat e adhurimit. Shqisat tek te vegjelit, qe jane si ato dhembezat interesante, duke u marrur me ulerimen dhe tymin e "fabrikes" shpirterore te stomakut, te ngrenit i ngaterron ato dhe ua rremben kohen e tyre. Po te mos ishte agjerimi, do t'i shtynte te harronin detyrat. Ky eshte nje shkak qe prej vitesh shume njerez te shenjte, per te arritur persosmerine, e kane mesuar veten te jetojne me pak buke dhe uje. Me agjerimin e Ramazanit pajisjet e kesaj "fabrike" e kuptojne se nuk jane krijuar vetem qe t'i sherbejne asaj. Te tjera pajisje ne vend qe ta kalojne kohen ne ambjente te papastra te stomakut, ato duke agjeruar, kohen shpirterisht e kalojne duke provuar shije si melekte. Agjerimi e detyron njeriun ta ktheje vemendjen nga ata qe e kalojne jeten pa ngrene, si engjejt. Per kete shkak, ne muajin e Ramazanit myslimanet shpirterisht perparojne ne shkalle te ndryshme dhe sipas meritave fitojne gezime, qetesi dhe lehtesira te zemres. Zemra, shpirti, mendja dhe sekretet e shqisave te besimtareve ne muajin e Ramazanit, per shkak te agjerimit persosen dhe fitojne shume ngushellime shpirterore. Ato qeshin perballe vajtimeve te stomakut.

Pika e nente:

Pikesynimin kryesor agjerimi i Ramazanit drejtepersedrejti e ka te thyeje imagjinaten prej idhulli te nefsit dhe ta njohe dobesine qe te filloje te beje adhurimin ndaj Krijuesit te tij. Ketu do te pasqyrojme vetem njeren nga dobite e shumta:

Nefsi i njeriut nuk mund ta pranoje ekzistencen e nje Edukatori te Gjithesise. Ashtu si nje faraon, ai kerkon te behet idhull. Megjithese me shume veshtiresi, mundohu sa te duash, damari i tij perseri kerkon te ringjallet. Ky damar i tij mund te thyhet vetem me ane te urise.

Perfundimisht agjerimi i Ramazanit e ka qellimin drejtepersedrejti te thyeje faraonesine e nefsit, duke i treguar dobesine, varferine dhe pafuqine e tij. Ai e njofton se eshte nje rob dhe asgje me teper.

Hadithi i Pejgamberit e ka theksuar se All-llahu i Madheruar, nefsit i ka thene: "Kush je ti, kush jam Une". Nefsi i eshte pergjigjur: "Une jam une, Ti je Ti". E ka torturuar, e ka futur ne ferr dhe perseri e ka pyetur, por ka marre te njejten pergjigje: "Ene ene, ente ente" (Une jam une, Ti je Ti) dhe asnje torture nuk i ka mjaftuar per t'ia thyer egon. Me pas All-llahu xh.sh. i ka bere torturen e urise, pra e ka lene pa ngrene dhe e ka pyetur: "Kush jam Une, kush je ti?" Atehere nefsi ka thene: "Ti je Edukatori im Meshireplote, une jam robi Yt i dobet". O Zot derdhi bekimet Tuaja mbi profetin tone Muhamed (a.s.), aq sa eshte numri i sevapeve qe perfitohen nga shkronjat e Kuranit duke e kenduar ne muajin Ramazan. Mundesona te bejme vepra te mira per te fituar hirin Tend. I Paster, i Larte eshte Zoti i Gjithefuqishem, nga ajo qe ata i shpifm. Cdo e mire qofte per te derguarit dhe falenderimi I qofte Allahut, Zotit te gjithesise.

Njeriu gjate muajit te Ramazanit disiplinohet, te mos i sulet haramit, duke braktisur hallallin. Ai e meson njeriun ta kuptoje se qellimi i krijimit te tij eshte te mos e shkaterroje jeten shpirterore. Njeriu ne jeten e tij ne shume raste perballet me urine, pra agjerimi i Ramazanit eshte nje lloj ushtrimi, qe ia kalit durimin. Agjerimi i Ramazanit zgjat rreth pesembedhjete ore ne dite dhe, po te mos hahet syfyr, ai zgjat njezet e kater ore. Pra, per te kalitur durimin, ky eshte nje ushtrim shume i mire dhe nje ilac per ate qe nuk duron dot fafkeqesine dhe nuk ka rezistencen e duhur. "Fabrika" e stomakut (lukthit) ka shume ane shpirterore, sepse pajisjet e saj kane kontakt me vete njeriun. Po qe se nefsi nuk e duron urine per nje muaj, atehere sundimin e merr ne dore ai dhe behet shkaktari i veseve te tjera, duke u dhene pas tij dhe duke harruar detyrat e adhurimit...

COMMENTS