Nëntë vendet më të mbrojtura në botë

Ruajnë dokumente, ar, sekrete historike, presin personalitete politike. Ndonjëherë ato janë zona kufitare mes vendeve në luftë. Mëposhtë jane rradhitur ato që cilësohen si ndër nëntë vendet më të mbrojtura në botë.

Nente vendet me te mbrojtura ne bote

1. Depozita e rezervave të arit në Fort Knox të Shteteve të Bashkuara. Jo vetëm që ruan më shumë se 4000 ton ar, por (thuhet) edhe dokumente të rëndësishme shtetërore. Ajo është ndërtuar në vitin 1936 në Kentaki, dhe është e mbrojtur nga një rrip tankesh.

2. Zona neutrale Koreane shërben si zonë tampon midis Koresë së Veriut dhe asaj Jugore. Rreth 250 km e gjatë dhe 4 km e gjerë, është kryesisht e pabanuar, por në disa pika ndodhen garnizone ushtarake të të dy vendeve.

3. Kasaforta e Kishës Mormone, brenda një mali graniti në Utah (SHBA), me dokumente gjenealogjike dhe historike, të mbrojtur nga roje të armatosura dhe sensorë lëvizje dhe ngrohjes. Por dokumentet nuk janë të gjitha sekrete: disa janë filmuar dhe vihen në dispozicion të publikut, edhe nëpërmjet internetit.

4. Pozita gjeografike e lumit Tumen: ndodhet në kufirin midis Rusisë dhe Koresë së Veriut dhe degëzon në territorin kinez. Vendi ideal për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Kjo është arsyeja pse ajo ruhet nga ushtarët e Koresë së Veriut të armatosur deri në dhëmbë.

5. Federal Reserve e Nju Jorkut. Mban ar më shumë se sa Fort Knox, dhe është gjithashtu e hapur për depozitat e arit të vendeve të tjera. Kasafortat e saj janë të vendosura 25 metra nën tokë dhe janë kryesisht të ndaluara për publikun por që, megjithatë, mund të vizitojnë ndërtesën e bankës.

6. Arkivat sekrete të Vatikanit. Më shumë se sekrete janë private: studiuesit mund t'i shikojnë disa nga dokumentet, të cilat ndodhen nën tokë, poshtë Muzeve të Vatikanit, të vendosura në rafte që arrijnë 85 km. Jo të gjitha tekstet janë në dispozicion: Papa është i vetmi që ka mundësinë për të hapur disa pjesë të arkivave për publikun.

7. Area 51. Baza ajrore e famshme në Nevada është e mbrojtur aq mirë që askush nuk mund të hyjë (ose të fluturojnë mbi): tela me gjëmba, sensorë lëvizje, mina. Alienë? Jo, duket se sekreti i tij i vërtetë është një tjetër: testimi i pajisjeve të reja ushtarake.

8. Ndërtesa që strehon serverat e ofruesit të internetit Bahnhof në Stockholm. Disa vjet më parë u fol shumë per atë sepse aty ruheshin dokumentet e Wikileaks. Dhe bota zbuloi vendndodhjen e saj në 30 metra nën një shkëmb graniti, në një ish bunker ushtarak.

9. Air Force One. Boeing 747 i modifikuar në të cilën udhëtojnë Presidenti i SHBA dhe shoqëruesit e tij (deri në 70 persona) është i pajisur me sisteme të sofistikuara anti-raketë dhe është e shoqëruar nga një skuader e avioneve luftëtarakë F16. Mund të fluturojë për 7800 km pa bërë furnizim me karburant.