Rrugash.., Ernest Koliqi

shkoder kisha e shenkolli shkodra
Muzgu i frorit krejt qytetin e mërgimit
kish mbulue me hije t'ngrita:
qyqe vetëm, me shpirt t'plasun prej mallnjimit,
mbi bor' t'udhave shetita.
Asnji port' e vokt' nuk çilej... nder dritore
asnji dor' e vokt' s'u çue me m'grishë...
Shty prej erës së pamshirshme, akullore,
udhve u enda si nj bishë
Porsi bisha qi tue ikun prej gjahtarve
futet thell' në pyll të dendun,
ashtu shkojsha, n'at qytet qi s'ish i t'parve,
nëpër mjegull tue u endun.
Kur, papritmas, âmbël dridhshëm, qe, m'arrini
n'vesh nji zâ kumbone, i marrtë;
muzgu ndriti dh'u çel mjegulla e m'pertrini
nji vegim deshiri i zjarrtë.
M'përshkoi trupin nji t'përqethun âmbëlsije:
para meje n'udha t'ftofta
vrik u shtri mbi bor' të bardh' sikur nji hije
kumbonaresh qi mir njofta.
E n'kumbon't e hueja ndjeva kumbon't t'ona:
Shkodra m'çoj kângën e vet;
e n'at kâng' t'âmbël e t'larg't përmblodh jehona
t'shâmt e nân's qi rri e m'pret,
edhe krismën qi bân trupi t'u djeg' n'votër,
zâ'n e bab's npër od' të qetë,
edh' uratën qi ciklon mâ e vogla motër
para se të bij' me fjetë.
Qysh' m'at muzg tue të përmendun m'dridhet zâni,
Shkodër, pse mërgimi i vrashtë
m'a zbuloi bukurin t'ânde mue dhe m'bâni
shum ma teper me të dashtë.

COMMENTS