Çmimi Nobel, histori armësh dhe keqardhjeje

As skenaristët më të mirë mund të sajonin një histori të tillë. Alfred Nobel, shpikësi i dinamit dhe tregtari i armëve, pati një ide ditën kur ai po lexonte nekrologjinë e tij.

Lista e çmimeve Nobel është si një përmbledhje e historisë së kohëve të fundit. Çdo çmim simbolizon një sezon kulturorë, një zbulim revolucionar, një pikë kthese epokale.

Alfred Nobel
Pak njerëz e dinë se Alfred Nobel, sipërmarrës i pasur suedez i lindur në vitin 1833, bëri një pasuri të madhe me shpikjen e dinamitit, prodhimin dhe tregtimin e armëve. Por cila është historia e çmimit Nobel? Çfarë fshihet pas emrit të shpikësit të saj?

Në vitin 1888, pas vdekjes së vëllait të tij Ludwig, një gazetë franceze ngatërron identitetin e dy Nobel dhe botoi një artikull të pahijeshëm dedikuar sipërmarrësit, me titull "Le Marchand de la mort est mort" (Tregtari i vdekjes ka vdekur). Alfred, i cili në atë kohë ndodhej në Paris, iu dha mundësia të lexonte nekrologjinë e tij ante-mortem (para vdekjes) dhe u trondit thellë.

Thuhet se pas pak vitesh Nobel vendosi të ndryshojë fatin e tij. Pa paralajmërim, në një ditë çfarëdo të vitin 1895, ai shkoi në Swedish Norwegian Club në Paris për të hartuar një testament të gjatë, ku renditi të gjitha pronat që do t'i linte familjes se tij (nuk kishte fëmijë) dhe udhëzoi asistentin e tij më besnik të zbatonte dëshirën e tij të fundit: për të investuar pjesën e mbetur të pasurisë dhe të dhurojë interesat në formën e shpërblimeve për "ata që, gjatë vitit të mëparshëm, kanë kontribuar më shumë për mirëqenien e njerëzimit".

Ishte gjithmonë Nobel që vendosi për të ndarë fondet në pesë shpërblime që korrespondojnë me pesë fusha të ndryshme: fizikës, kimisë, mjekësisë, letërsisë dhe paqes. Kjo e fundit do të jepet "për personin që ka bërë punën më të mirë për ruajtjen dhe promovimin e paqes".

Ai vendosi gjithashtu që katër çmimet e para të caktohen nga institucionet suedeze, por çmimi për paqen nga një komision i zgjedhur nga Parlamenti norvegjez. Që nga viti 1814 Suedia dhe Norvegjia ishin të bashkuara nën të njëjtën kurorë, por në fund të atij shekulli norvegjezët po benin presion për një ndarje dhe mendohet se Nobel dëshironte në këtë mënyrë të inkurajonte një zgjidhje paqësore të problemit.

Çdo vit, në tetor, bëhen publike emrat e fituesve; shpërndarja e çmimeve në Stokholm dhe Oslo, bëhet më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së Nobel. Çmimet e para u dhanë në vitin 1901. Në vitin 1968, Banka e Suedisë krijoi një tjetër çmim të quajtur "në kujtim të Nobel" për shkencat ekonomike dhe shpërndahet me të tjerët.

Testamenti i Alfred Nobel
Testamenti i Alfred Nobel - © Marcus Bleasdale
Testamenti i Alfred Nobel ruhet në një kasafortë të Fondacionit Nobel në Stokholm dhe nuk ka qenë kurrë i ekspozuar. Nobel vdiq në vitin 1896, nga një hemorragji cerebrale, në shtëpinë e tij në Sanremo (Itali).
Historia e tij na mëson se kurrë nuk është tepër vonë për të ndryshuar.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza - është deri tani e vetmja shqiptare që ka fituar çmim Nobel (Çmimin Nobel për Paqe, në vitin 1979).

COMMENTS