Ndre Mjeda - Djali pa nanë si nata pa hanë

ndre mjeda djali pa nane si nata pa hane
Pra 'i djalë i vorfen kuej nuk i dhimet,
Kur, si mue t' shkretin, t' a mlojn mjerimet?
Teper shpejt bora, tuj ra n' vorfunim,
Njatë qi per mue ish' diell n' agim.

Emnin e kandshem m'i a ndie kot prita
Njasajë qi n' kobe do t' m'ishte drita:
Kuej nuk i dhimem, askush s' m' kujton,
Sado qi zemra veç gjak m' pikon.

Kur, un i mjeri, rrijshe tu shpija,
Me nanë, me moter, ah! sa dashtnija
Vlote n' ket zemer, qi sot s' ka gzim,
Vetem pse nana m' la n' ket vorfnim.

Ç' at ditë qi e bora, mue s' m' knaqë natyra,
Nder gzime t' shekllit nuk m' qeshet ftyra;
Kurr s' m' hiqet mendjet kur nana m' tha:
T' laça me Zotin! - e diq e m' la.

Ah! se fort m' dote, se fort m' pat gzue,
Sa gjallë, e mjera, rrite me mue!
Por qe, se une nanen sot ma s' e kam;
Un nafakpremi, ç' se i vorfen jam!

Kur, n' agim t' ditve, m' ra me shtegtue,
Si dola shpijet, tuj u largue,
E kqyra s' mramit e aq m' permalloi,
Sa dysh mue zemren, dysh m' a coptoi.

E kush kalote at ditë bri meje,
At ditë qi dhima m' kish xjerrë mendt kreje,
Thote perajshem: Paska metë shkret!
Zot, njitja doren, majen ti ngiet!

Ç' at ditë, si zogu, larg fluturova,
E n' dhe t' panjoftun treta, u largova;
S' desht kush me m' kqyrun, s' diejta kue' i flas,
Nji dorë ndimtare ç' at herë s' m' u qas.

E kur vetmija mue m'lodhte naten,
Un n' gjuj u ulshem, thojshem uraten;
Kujtojshem nanen para Tenzot,
E syt m' u mushshin gjithherë me lot.

Ah! po, kujtimet e asajë dite
Uratë e kandshme ti m' i persrite:
O nanë e dashtun, a thue t' thrras kot,
Ç' se fusha e mali me za t' em lot?

Ah! po, se dhima zemret nuk m' shkepet,
Ç' se gjithkund nanen me e lypun m'nepet;
Do t' m' mysë mjerimi, s' kam si gjallnoj,
Pse deka e nanës zemren m' a imtoj.

Por, ndale vajin, jeto pa droje,
Mendo se drita prap do t' agoje,
Kur nder Qiell t' epra Zoti tash t' thrret:
Rrethue me lule, nana aty t' pret.

COMMENTS