Lutje.., Migjeni

migjeni millosh gjergj nikolla
Të lutem, o Perëndi,
për një simfoni
me tinguj t'argjantë
e akorde t'artë.

Të lutem, o Perëndi,
për një simfoni
plot dashuni
të nxehtë si te vasha gjitë
kur vlojnë ndijesitë.

Të lutem, o Perëndi
për një simfoni
të dëfrej në lumni
t'u u përkundë n'ani
të bukur t'andrrimeve
të kaltër, ku të fantazmëve
buzët më tërheqin zjarrtë
e më digjen syt e flaktë.

Të lutem, o Perëndi,
për një simfoni
e kurr, e kurr ma mos të zgjohemi.

COMMENTS