Ora e Shqipnisë.., Lec Shllaku

lec shllaku
N'mëngjez kur agon drita
Diellin pys për Vêndin t'im,
Të më tregojë hallet të gjitha
Dhè a ka shpresë a ka shpëtim...
Edhe i flakti kështu m'përgjegjet:
"Mbi Shqipnì për ditë udhetoj
Ku mâ t'xêtat i lëshoj rrezet
Për me shkrì njato vargoj".

E në mbramje, nga e vona,
Hana e plotë kùr të ketë dalë
Pyes, i mjeri, ç'ka bân Bota....
Dhe a ka të reja a ka fjalë.
Edhe Hana më drejtohet:
"Atje ndrisë për çdo natë,
E shqiptart prap po zgjohen...
Trrokin armët si e patën zanatë".

Sytë thellë, mandej, i humbi
Ku hyjt shndrisin e udhëtojnë...
Të më tregojnë a rron Kombi
Dhe zêmrat si renkojnë.
Edhe Hyjt tokthi m'kthëhen:
"Për çdo natë Atje xixillojmë,
Pse, dèr sà rruzujt t'sillen
Shqipni e Shqiptàr sà na do t'rrojnë".

COMMENTS