Ernest Koliqi - Gjuhës Shqipe

ernest koliqi
Lshon ame ilire n' goje agimesh s' vjetra
Ndo 'i fjale e jote than' vetimeveti,
O gjuhe e folun n' bote ende ferishte
S' ciles Mayeri ne te censhmet letra
Rraj't e mshefuna n' mot nuk mund ia gjeti
As n' t' folun t' Cezarve as n' helenishte,
Perse Athina s' kishte
Emen as Roma, kur e rrept ushtove
Nder vepra katallajsh qi nper jehona
Vigma t' fuqishme qitshin hove-hove,
Tue ndertue ledhe permbi troje t' ona.

Kuturesat e hyjit n'per gjeth lisi
N' Dodonen shejte prifti, qi n' pergjime
Naten e diten rrinte atje perdore,
Porse ndo 'i fllad pullnaje kundalisi,
Ndoshta me fjal't e tueja i dha heshtime
T' perfrigueshme qi mbluen t' parat therore:
Ndoshta ndo 'i buz' hyjnore
N' at mot qi zota shpesh perbujte toka
Shqiptoi kto fjal' qi ne mbi goj' na shkrefen;
Me ty hyjneshat ndoshta nper kto boka
Ndonjij biri njeriu dashnin ia shprefen.

Mbi anija t' shpejta velat nde kah preja,
Qi urdhni i Teutes niste nen hyj ari
Me msy t`Helenit barkat tregetuese
Ngarkue me ar e kem e skllave t' reja,
Ty t' kelthitte n`timue anijetari
Tue i ra me kic ilir pupes bishtnuese;
E permbi val' shkembuese
Ti jehojshe nder hymnet e ngadhnjimit
Kur, me plackat e rrmbyeme mbrend' stivue,
U afrojshin n' breg anijat prej agimit,
Mbretneshes s' detit pret me ia dhurue.

Misteri i vjeter qi mberthen fjal't t' ueja,
Zanin na e dridh' me nji kreni t' pashoqe,
O gjuhe e folun per trimij pranvera,
E tok na mbajte nder pushtime t' hueja
Sepse prej gojve arbnore nuk u hoqe
As kur u ndam n' besime e doke tjera;
E shekujve potera
Qi me vrull u perplas mbi tok' shqiptare
Ndonjij ndrrimi edhe n' ty i cili shtegun,
Por prap kumbimet n' buze i ke krenare
Si n' mot qi Ilirt Shqipnis ia ruejshin bregun.

Thue buza e kangatarve te paemen
Qi gzim e idhnim me ty knduen maje mali
Dhe kanga u humbi n' erresin e motit,
Ket permallim qi mungullon mbi t' emen
E vjen nga heshtja e shekujve m'a fali,
Mue trashigues i tune n' dhe t' Kastriotit?
N' kthjelltin e dites s' sotit
Kang' ndoshta t' kndueme qi vorroi kalesa
Kendoi, o gjuh' lulzue n' shkreti, dh' asht goja
E eme ahmarrse e gojve qi harresa
N' terr mbylli, kur ti s' kishe as sheje as shkroja.

Motrat e tueja qi kumbuene n' shekull
Bukurin tue sjell' n' prak t' ksaj jete
E tjetra ligj't e Arsyes qi mbarshtrojn' fise,
Heshten e rrojn' veç n' karta: ti, per mrekulli,
Me nji mosh' trimij vjetsh e blerun mbete
Edhe kumbon e gjall' po n' ato vise
Ku me lshue tingujt nise
N' foshnjin e botes. Pse t' ka ruejtun fati
T' njom edhe virgjin? Egersija jote
Mos mban n' at gji, q' i hueji nuk pecati,
Stinen e fundme t' poezis s' ksaj bote?

O shqipe plot me munguj, o gjuh' burrash
Qi me 'i fjal' t' vetme lidheshin per laku
Dhe soje as vdekja s' mujte kurr me i trande,
Shprehje t' kulluet na ep si akull gurrash
Per kang't e burrnis s' lasht q' ushqejm' te gjaku
E t' lavdis s' re qi me t' fitue na kande;
Thjeshtin e ambel t'ande
Me ndjell' dashnin e vashavet qi t' flasin
Falja poetve t'u, por n' qe se kamben
Buzes amtare kush ia ven, ti çasin
Mos prit: banu rrufe me lshue n' te namen.

O Kange, Arbnor't e plogte i kapi gjumi;
Ti kris si za burije
Mbi ata qi flejn' pa andrra fisnikrije:
E n' qe se belkacuk't e gjuh' s' ilire,
Tue t' ndie fishkllojn' prej smire,
Me rrahje flatrash ik n' nalsi t' kalthera.

COMMENTS