Mihal Popi, ndër aktorët e parë në Teatrin Popullor

Mihal Popi Mihal, aktor i njohur i teatrit dhe kinematografise
Mihal Popi, aktor i njohur i teatrit dhe kinemarografisë, lindi në Shkodër më 7 nëntor 1909. Kreu shkollen fillore të Jezuitëve në qytetin e lindjes dhe më pas, në vitin 1921, bashkë me familjen tranferohen në Tiranë.

Mihal Popi që në moshë të re shfaq pasion për artin skenik kështu, në vitin 1924, aktivizohet me grupet amatore teatrale të qytetit siç ishte ajo e Shoqërisë Tirana. Në vitin 1932 krijoi grupin e vet teatral pranë kinema "Gloria", ku interpretoi disa role së bashku me disa figura të njohura të kohës si: Xhevat Serezi, Mihal Stefa, Hasan Reçi, etj. Gjatë pushtimit të Shqipërisë punoi si fotograf, por luajti edhe disa role si aktor në Radio Tirana.

Në vitin 1945 Mihal Popi është ndër aktorët e parë në Teatrin Popullor, ku që në rolet e para shkëlqeu për mënyrat e interpretimit. Të shumta janë rolet e tij në teatër dhe kinematografi si: Qazim Mulleti te "Prefekti", Anton Antonoviç në komedinë "Revizori", Zhurdeni tek "Borgjezi fisnik", Falstaf në "Gratë gazmore të Windsorit", Ballaban Pasha tek filmi Skënderbeu, etj. Për veprimtarinë e tij artistike është nderuar me titullin e lartë "Artist i Popullit". Mihal Popi ndahet nga jeta më 19 shtator 1979 në Tiranë.

Interpretime në teatër: Syleshi, Mikroborgjezi, Tartufi, Platon Kreciot, Prefekti, Rrënjë të thella, Për macokët nuk ka karnavale, Gubernatori i provincës, Karakteri i moskovit, Makar Dubrava.

Interpretime në kinematografi: Skënderbeu, Estrada në ekran, Përse bie kjo daulle.

COMMENTS