Online Shopping, të mirat dhe të këqijat e blerjeve në internet

Online Shopping Online
Ka disa vite që jemi dëshmitarë të rritjes së shitjeve në internet, gjë që ka bërë të krijohen edhe shumë kompani të reja që shitjen në internet (e-commerce) e kanë biznesin e tyre kryesor. Jo rastësisht këto kompani për vite kanë rritje të fortë dhe të qëndrueshme.

Kjo prirje sheh gjithnjë e më shumë blerës, që heqin dorë nga dyqanet tradicionale dhe përdorin blerjet në internet, duke bërë qe fenomeni i hapjeve të "dyqaneve në internet" të jetë i pandalshëm.

Ka shumë faktorë që shtyjnë shumë njerëz për të bërë blerje online; në të njëjtën kohë, megjithatë, është përtej çdo dyshimi që tregtia në internet fsheh në vetvete disa rreziqe që nuk duhen nënvlerësuar. Pra, le t'i hedhim nje shikim aspekteve poziteve dhe negative të shitjes online.

Avantazhi i parë; çmimet janë mesatarisht më të ulëta.

Nëse kemi ndërmend të blejmë online, veshje të firmave më prestigjoze, tani janë aq shumë vende që operojnë në këtë fushë, duke ofruar rrobat në zbritje të konsiderueshme çmimesh. Në të njëjtën mënyrë, duke folur në lidhje me produktet elektronike, ka tashmë një gamë shumë të gjerë të portaleve që ofrojnë produkte të teknologjisë me çmime vërtetë konkurruese.
Kjo është përparësi e parë e madhe që kemi kur blejmë online; çmimet, për shkak të shkurtimit të "zinxhirit", në të vërtetë janë më të ulëta. Faktikisht, është normale për të gjetur produkte me çmim shumë më të ulët sesa në dyqanet tradicionale.

Oferta Online është më e gjerë dhe gjithëpërfshirëse.

Avantazh tjetër i dukshëm, që kemi nga tregtia në internet, është fakti i të qenit në gjendje të kemi mundësi të zgjedhjes shumë më të gjerë. Online ne mund të kontrollojme, para blerjes, katalogë që kanë të gjitha tiparet e produktit, teknike dhe trajtën. Gjithashtu mund të veprojmë me shpejtësi - dhe në mënyrë efektive - duke bërë krahasime mes sendeve të ndryshme të ofruara nga prodhuesit konkurrues.
Në dyqanet online për veshje të markave prestigjose është e mundur të gjejme artikuj me vlerë për çmime me të vërtetë të ulta, dhe një gamë të gjerë të ngjyrave dhe madhësive, dy gjëra të cilat janë të pamundura për të gjetur në një dyqan tradicional.

Nuk është për t'u nënvlerësuar mundësia e konsultimit të tregut, duke lexuar vlersimet dhe kritikat e bëra nga portalet e specializuara, ose duke u konsultuar me reagimet e konsumatorëve të tjerë të cilët kanë blerë tashmë produktin që na intereson. Kujdes duhet pasur për faqet me reagime të rreme, që kanë qëllim për të reklamuar produktin. Këto janë lehtësisht të identifikueshme, sepse sendet e tyre janë produkte me "hije" shumë entuziaste.

Ana negative e blerjeve në internet: mashtrimi dhe mungesa e kontaktit njerëzor.

Natyrisht nuk është çdo gjë e bukur në tregtinë online. Para së gjithash, rreziku i lartë për t'u bërë viktima të mashtrimeve. Janë, në fakt, shumë trufatorët të cilët janë në kërkim për të bërë vjedhje dhe mashtrime. Në internet, si në jetë, kujdesi nuk është asnjëherë i mjaftueshem, dhe në shumicën e rasteve, duhen ndjekur rregullat e thjeshta të sensit civil, që të mbrohemi nga rreziqet e shpeshta.
Një tjetër e metë e madhe në shitjet online, është mungesa e një kontakti të drejtpërdrejtë të njeriut. Sa herë në dyqane tradicionale, sidomos ato me të vjetër, ishte tregtari që me përvojën e tij udhëheqte zgjedhjet tona drejt zgjidhjes më të mire?
Natyrisht, e gjithë kjo në internet mungon.

COMMENTS