Opera Mrika, personazhet dhe interpretët

Opera Mrika Prenk Jakova, opera e pare ne Shqiperi
Patjetër që në mes dokumentave të trashëguara në dosjen muzikore në "Arkivin e Muzeut Historik të Shkodrës" një nga më interesantet është edhe historia e operës së parë shqiptare e Prenkë Jakovës me libret të Llazar Siliqit. Opera Mrika, bazuar në veprën "Dritë mbi Shqipni", është vepra e parë operistike e organizuar, arritur dhe shfaqur në fillimet e saj, në mënyrë ekskluzive nga forcat krijuese, talenti dhe guximi i qytetit tradicional, kulturor të Shkodrës. Ishte në atë kohë një vështirësi e madhe të vendosje në skenë, të mblidhje orkestrantë, tenorë, soprano, skenografë, anturazhë, grim, kostumografim balet dhe valle etj. Por gjenialiteti i Jakovës, regjizura e Andrea Skanjetit dhe talenti i më se 62 koristëve dhe 42 orkestrantëve të evidentuar në mënyrë perfekte në afishen e kohës, kanë bërë të mundur realizimin e një vepre të pa menduar ndonjëherë në Shqipëri dhe e realizuar në Shkodër. Në të vërtetë puna nga Jakova ka filluar në vitin 1956 dhe provat me përfundim të partiturave i bënte pa filluar qartë vepra me këngëtarë "amatorë" të konsideruar dhe midis tyre ishin Klodilte Shantoja, Florinda Gjergji, Ndrekë Gjergji dhe Petrit Garuci... shumë e shumë të tjerëve.

Provat zyrtare kanë filluar në vitin 1958 dhe duhet thënë se në Tiranë, nuk kishin asnjë pikë besimi që një iniciativë e tillë do të kishte sukses në saj edhe të një mosbesimi në "forcat amatore" të Shkodrës. Mirëpo Prenk Jakova si gjithmonë një idealist vizionar i pa shërueshëm dhe normalisht me një mbështje të njerëzve po të tillë në Shkodër filloi edhe provat dhe punën e madhe, ose më mirë kolosale për operën e parë shqiptare. Në shkrimin tim dua t'i bëj një homazh të detyrueshëm të gjithë atyre që morën pjesë në këtë "vepër të pamundur" jo vetëm për nga madhështia dhe gjinia, por edhe nga interpretimi dhe sidomos një nga ariet më të bukura që është aty dhe që titullohet "Dielli ka perendue". Opera "Mrika" u shfaq më vonë edhe nga trupa e Tiranës, sot TOB, ku në rolet e saj interpretuan këngëtarët e njohur si Marie Kraja, Lukë Kaçaj, Avni Mula, Ibrahim Tukiçi, Jorgji Velo dhe me dirigjent Mustafa Krantja. Shfaqja pati sukses të plotë. Megjithatë unë do të paraqes njerëzit e jashtëzakonshëm që bënë të mundur shfaqjen e madhe operistike në dhjetorin e 1958-s dhe satësisht 1 dhjetor e në vazhdim e shfaqur 18 herë në Shkodër. Kishte dashur shumë Jakova që shfaqja të jepej në festat e Nëntorit, por vdekja e aktorit të madh të teatrit Migjeni Zef Jubani, bëri që t'a shtynte me datën 1 dhjetor.


Kush ishin pjesmarrësit e këtij suksesi të jashtëzakonshëm dhe operës së parë shqiptare, organizuar dhe realizuar në Shkodër!?


Unë kam fatin të kem edhe listën reale dhe fletët origjinale pikërisht të ftesës së parë të kësaj mrekullie muzikore shqiptare. Lista është e gjatë dhe fillon me:

Autor dhe dirigjent - Prenkë Jakova.
Regjia - Andrea Skanjeti.
As. Dirigjent - Tonin Harapi.
Konsulent - Kristaq Antoniu.
Kor maestër - Leonard Deda, Zef Leka, Tonin Zadeja dhe Tonin Daija.
Koncert maestër - Tonin Harapi dhe Gjon Saraçi.
Pedagoge zëri - Shpresa Nishani.
Piktorë - Gjon Hila, Çesk Vuksani e Lec Fishta.

Normalisht që shfaqja ishte një produkt i Shtëpisë së Kulturës dhe Krijimtarisë Popullore Shkodër.

Personazhet, interpretët dhe bashkëpunuesit e operas Mrika.


Mrika është interpretruar nga Klodilde Shantoja dhe Florinda Fishta.
Mara, e ëma e Mrikës - Aneta Nikaj Gjini.
Daja i Mrikës - Petrit Garuci.
Ndou, gjyshi i Mrikës - Filip Krroqi.
Gjeta ose i fejuari në djep i Mrikës - Leo Prela dhe Mark Shllaku.
Doda - Abdullah Kalaja.
Dava - Klotilde Shantoja, Florinda Fishta dhe Lajde Banushi.
Mira - Roza Banushi.
Bardhoshja - Liza Gajtani.
Agimi - Ndrekë Gjergji.
Azizi - Mark Shllaku dhe Leo Prela.

Vullnetari - Hamdi Borshi.
Diversantët - Hasan Smaja, Omer Osmani, Pjerin Ashiku dhe Zef Beltoja.
Inspektor skene - Ndrek Prela.
Dritat - Teufik Duka dhe Sabah Prizreni.
Marangozët - Lec Prendi, Kol Lufi, Tom Prela dhe Ndoc Karma.
Teknik skene - Maliq Sejdini, Osman Gruda, Fehmi Gogori dhe Kolë Ndoca.
Rekuizitjere - Marije Curani.
Sufler - Leonard Deda.
Makjazh - Kin Jaku.

Nga vetë prezantimi del qartë sasia dhe kualiteti i njerëzve në operën e parë shqiptare.
Por ajo që bënte përshtypje në opera dhe që tregonte edhe fuqinë e madhe të trashëgimisë artistike dhe muzikore është kori me 62 veta të cilët në fakt nuk ishin profesionistë dhe disa prej tyre ishin dhe solistë, por unë po botoj listën e saktë të emrave të koristëve shkodranë në operën Mrika. Fillon me:

Lajde Banushi, Gjenovefa Paloka, Rozina Bushati, Margerita Shllaku, Sonja Gllasovi, Leposava Donzha, Kimete Hoxha, Albina Gjonej, Margerita Deda, Anunciata Buriçi, Roza Xhuxha, Jolanda Oroshi, Leila Alibali, Neziha Buriçi, Gjyzepina Gjinaj, Liza Dushi, Regjina Nika, Luçie Pali, Vasilika Bojaxhiu, Neta Paloka, Franka Guraziu, Vitore Barbullushi, Neta Cepi, Tonine Kolombi, Liza Gajtani, Neta Radovani, Vera Prela, Vitore Paloka, Kermalina Gjergji, Regjina Hajmeli, Veronika Prendi.

Pastaj vijojnë meshkujt: Nevruz Kalaci, Mikel Hilaj, Zef Beltoja, Jovan Shallvari, Pjerin Ashiku, Paç Kallmeti, Nut Gjyrezi, Qazim Kraja, Xhemal Gramshi, Ndoc Kujxhia, Mark Veli, Tonin Bjanku, Gjon Maka, Syri Kastrati, Ejell Hajmeli, Lodovik Prela, Mustaf Smaja, Angjelin Dodmasej, Nazmi Kraja, Zef Paloka, Xhevad Hajdari, Nikolin Shkrivani, Dhimitër Banushi, Sheuki Mati, Hamdi Borshi, Lec Krroqi, Angjelin Zadeja, Rrok Dushi, Gjon Vata, Nuri Haliti dhe Ismet Halili.

Kjo listë e gjatë e emrave që kanë qënë dhe që një shumicë tashmë nuk jetojnë më, kanë vazhduar të kenë profesione të artit në përgjithësi, por janë edhe 42 orkestrantë absolutisht të talentuar që kanë bërë të mundur ekzekutimin e veprës kolosale të Prenk Jakovës. Emrat e tyre janë:

Ndoc Shllaku violinë e parë, spala, Tonin Daija violinë e parë spala, Mark Kaftalli po ashtu, Gjovalin Xhanxhafili violinë, Zef Alimhilli violinë, Paulin Shestani violinë, Robert Prendushi violinë e dytë spala, Luigj Lacaj po ashtu, Henrrik Daragjati violinë e dytë, Aleksandër Garxhola po ashtu, dhe mbas tyre Sulejman Gracevi, Zef Simoni, Hyll Drishti, vazhdojnë Angjelin Zojsi vjolë së bashku me Gjush Darragjati dhe Zef Harapi, pastaj Gjovalin Lazri vjolinçel së bashku me Kolë Gjinaj dhe Angjelin Shiroka, pastaj Çesk Jakova kontrabas, së bashku me Gjon Kapidani. Janë me flaut Tish Hilaj flaut i parë dhe Nush Voci flaut i dytë, janë Tonin Laca me oboe i parë dhe Skënder Hoxha me oboe i dytë, Muhamet Grimci klarinetë e parë dhe Guljem Përdoda klarinetë e dytë. Gjon Saraçi fagot i parë, Tonin Zadeja fagot i dytë, Ferdinand Bushati korno i parë, Pjetër Kçira korno i dytë, Nush Deda korno i tretë dhe Burhan Boksi korno i katërt. Vazhdojnë Abdullah Haxhija trombë e parë, Gjovalin Baba trombë e dytë, Nush Shllaku trombon i parë, Zef Bushati trombon i dytë, Abdullah Salabegu trombon i tretë. Pastaj Ndoc Gjergji baz-tuba, Ndoc Pistulli pianoforte - harpë, Palok Kurti timpani dhe Gjon Jubani bateri.

Këto janë të gjithë emrat e atyre që dhanë në publikun shkodran dhe shqiptar, operën e parë të realizuar në Shkodër dhe njëkohësisht artistët të cilët kanë bërë të mundur vazhdimin e traditës së mrekullueshme shkodrane në muzikë dhe kulturën artistike shkodrane. Midis tyre ka pasur piktorë të famshëm, regjizorë dhe instruimentistë virtuozë, me famë edhe ditët e sotme.

Nga Besi Bekteshi

COMMENTS